Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ferizaj: Festohet 103 vjetori i lindjes së diktatorit Enver Hoxha

Shko poshtë

Ferizaj: Festohet 103 vjetori i lindjes së diktatorit Enver Hoxha Empty Ferizaj: Festohet 103 vjetori i lindjes së diktatorit Enver Hoxha

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 15, 2011 9:18 pm

Ferizaj: Festohet 103 vjetori i lindjes së diktatorit Enver Hoxha 15enveros_1510111624_1

Ferizaj: Festohet 103 vjetori i lindjes së diktatorit Enver Hoxha

Ferizaj, 15 tetor - Fronti popullor i Kosovës për kultivimin e veprës revolucionare të Enverit, sërish ka organizuar, në Ferizaj, festimin publik të 103 vjetorit të lindjes së diktatorit Enver Hoxha. Epitetet më të zgjedhura si “figura më e ndritshme e kombit”, “gjenial” apo superinteligjent”, “i pavdekshëm”, radhiteshin në fjalët e folësve, të cilët vinin nga vise të ndryshme të trojeve shqiptare, duke bartur simbolikën , sipas tyre, “të angazhimit të shokut Enver për popullin shqiptar”.
“Të bashkuar e përkujtojmë dhe nderojmë me pietet të lartë , ditën kur para plot 103 viteve, në një skaj të tokës së Shqipërisë u lind një nga personalitetet më të shquar, në historinë mijëvjeçare të popullit tonë, i cili me guximin, vigjilencën, përkushtimin, revolucionaritetin, atdhedashurinë, u bë diell i tokës dhe popullit shqiptar”, ishin fjalët e drejtuesit të Frontit, Remzi Hasanit, i cili i drejtohej të pranishmëve duke i quajtur “flamurtarë të Enverit”.
Më pas Hasani ka renditur të dhëna nga zhvillimi i Shqipërisë socialiste, duke e quajtur atë kohë si “epokë e lavdishme”.
Ndryshimet post komuniste për Hasanin ishin “thjesht demokraci fashiste”.
Me këtë rast në manifestimin e quajtur si “marsh festiv” kremtohej edhe njëvjetori i themelimit të Frontit popullor të Kosovës për kultivimin e veprimtarisë revolucionare të shokut Enver Hoxha, që sipas Hasanit vepron “me frymën politike dhe në rrugën revulucionare të shokut Enver”.
“Jemi këmbëngulës për rivendosjen e vijave të reja gjeografike në Ballkan. 78 mijë km katrorë që i janë aneksuar atdheut tonë me 1913-të nga shovenistët fqinjë, duhet me dëshirë ose pa të t’i rikthehen Shqipërisë”, ka kërkuar Hasani.
Elizabeta Marku, nga Shqipëria, me emocion kujtoi kohën kur ishte pioniere e shokut Enver dhe shprehte lumturinë që në “ sytë e kosovarëve e sheh dashurinë për Enverin”.. Ajo përsëriti se “Shoku Enver veç ditëlindje ka”, kurse Mustafë Kelmendi nga Peja ishte kujdesur ta shkruante një poezi për xhaxhin Enver. Kurse kryetari i SHFD-së në Ferizaj Gafurr Bytyçi, besonte se “Enver Hoxha ishte gjenial” dhe se “ me armët që ai, ia la Shqipërisë, UÇK-ja ia solli lirinë Kosvës”. Kumanovasi Server Bekteshi, i cili në vend të shamisë së kuqe kishte lidhur flamurin kombëtar dhe mbante një kapelë sikur të xhaxhit Enver u mundua të tregonte athdhedashurinë e ish-liderit komunist për Kosovën me sqarimin “se sa herë që shoku Enver e ka pirë kafenë në kuzhinë e ka kënduar këngën kosovare “oj zoge jelek me vija”.
Ky shënim i ditëlindjes së ish-diktatorit komunist u mbyll nën tingujt e këngës “buzë Adriatikut rreze lëshon Shqipëria, ne kemi partinë, ne kemi Enverin që na prinë”.
Pasardhësi i Enverit, Ramiz Alija, I cili ndërroi jetë para pak ditësh, nuk u zë në gojë as për një çast të vetëm.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi