Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjon Neçaj: Festohet 80 vjetori i lindjes së poetit Din Mehmeti

Shko poshtë

Gjon Neçaj: Festohet 80 vjetori i lindjes së poetit Din Mehmeti Empty Gjon Neçaj: Festohet 80 vjetori i lindjes së poetit Din Mehmeti

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 22, 2009 10:59 am

Gjon Neçaj: Festohet 80 vjetori i lindjes së poetit Din Mehmeti U1_1
Gjon Neçaj: Festohet 80 vjetori i lindjes së poetit Din Mehmeti U1_GjonNecajFESTOHET 80 VJETORI I LINDJES SË POETIT DIN MEHMETI


Nga Gjon Neçaj

Në Pallatin e Kulturës së Gjakovës u organizua 80 vjetori i lindjes së patriarkut të poezisë shqipe,Din Mehmeti.Në emër të këshillit komunal të Gjakovës,përshëndeti nënkryetarja e komunës,Teuta Haxhiu., e cila tha se Din Mehmeti është nderi i Gjakovës,nderi i kulturës shqiptare.Gjakova,tha ajo,është zjarrishtë e kulturës shqiptare.
Nën drejtimin e drejtorisë për kulturë të këshillit komunal të Gjakovës,u mbajtën disa kumtesa për veprën e Baclokut ,ku u diskutuan edhe dy vepra të botuara ,"Përkushtime",me autor Halil Haxhosaj,me përzgjedhje të poezive kushtuar Din Mehmetit nga autorë të ndryshëm dhe një përmbledhje e autorit botuar në gjuhën angleze nga Bashkim Bardhi.
Ndër të tjera Bardhyl Oseku,drejtor për kulturë i këshillit komunal të Gjakovës,theksoi se Dib Mehmeti është një nga krijuesit më përfaqësues të letërsisë mbarëkombëtare dhe ne e kemi për nder që jemi bashkëqytetar të Bacë Dinit.
Kurse për vlerat e dy librave që u përuruan,foli kritiku dhe krijuesi,Ali Jasiqi,i cil ndër të tjera tha: Din Mehmeti është ndër të rrallët autor i gjallë që janë shkruar aq shumë vargje për të.
Din Mehmeti kishte tre evenimente të rëndësishme: 80 vjetorin e lindjes,60 vjetorin e botimit të poezisë së parë dhe 10 vjetorin e "ringjalljes" së tij,pas përhapjes në media për vrasjen e tij në vitin 1999 nga serbosllavët.
Din Mehmeti përshëndeti organizatorët,të pranishmit.Ai tha se vepra ime u gjet në përpjkejet shumëshekullore të popullit tonë.Uni poetik i imi,vazhdoi ai,u shndërrua në unin kolektiv,jo personal.Por sot këshilloj poetët,që poezia të ndahet nga kolketiviteti dhe të jetë meditative.Aktivitetin e përshëndeti këngëtari i njohur gjakovar,Ismet Peja.
Viti i jetës së Din Mehmetit të jetë me tre shifra,përmbylli këtë veprimtari,prof.Sejdi Berisha,nepërmjet vargjeve të mbesës së poetit,Angullinës, e cila i emocionoj gjithë të pranishmit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi