Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:PERSIATJE POETIKE, MENDIMEVE TË HOLLA

Shko poshtë

Mentor Thaqi:PERSIATJE POETIKE, MENDIMEVE TË HOLLA Empty Mentor Thaqi:PERSIATJE POETIKE, MENDIMEVE TË HOLLA

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 21, 2011 11:35 pm

Mentor Thaqi:PERSIATJE POETIKE, MENDIMEVE TË HOLLA 313770_290581474304598_100000582437455_1043222_405613_nMentor Thaqi:PERSIATJE POETIKE, MENDIMEVE TË HOLLA 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi

Artikulli bashk me fotografinë përcjellëse javë më parë i është dërguar Gazetës
>BOTA SOT< për botim.


PERSIATJE POETIKE, MENDIMEVE TË HOLLA

Vështrim nga këndi im përceptues i Librit më të ri me poezi të Shkrimtarit të mirënjohur
Sabit Rrustemi “ZJARRMI E KTHJELLTË”, dalë nga shtypi këto ditë në përkujdesje
të SHB “Beqir Musliu” në Gjilan dhe redaktuar nga Ibrahim Kadriu.
Poeti Sabit Rrustemi, që këtë libër ua përkushton prindërve (nënkupto dhe lexuesve) si dhe
e nxjerrë në dritë falë tre bashkëatdhetarëve që punojnë në shtete të Perëndimit, na rikthehet me
libër pas dy vitesh.
Për hyrje në shfletim e lexim, ka zgjedhur një mënyrë tjetër. Jo parathënie por, poezinë “Arnimi i Shtëpisë”,një poezi me figuracion të shkelqyer artistik, kallzim të bukur dhe kuptimplotë
përmes vargjeve shum përmbajtësore me të gjitha mëlmesat gjuhësore e artistike;


“...Shtëpia është këtu prej që mbahet mend
E papërthekuar nga datat njerëzit biografitë”,


apo,
“Kur e kërcënojnë shembjet
Prej visesh tjera shfaqen mjeshtrit
Me strajca e alete nisin arnimin...”

e deri te shpërthimi ironik-sarkastik:
“Del prej origjine bëhet kopje e zbehtë
Një fotografi në trajtë xhepi
Sall emri i mbetet ai i vjetri ...”,


poezi kjo, cit.: “
(Kjo poezi fitoi shpërblimin e parë në konkursin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe u publikua në revistën për art e kulturë FJALA, nr. 1 të datës 24 janar 1994. E rigjeta përmes mikut dhe poetit, Izet Avdylit)”!
Si zakonisht, një formë e praktikuar shpesh, Libri është ndarë në shtatë kapituj:
(Nëpër krahët e shqiponjës me 12 poezi, Plisi i dhembjes me 10, Mos qoftë thënë
me 8, Zbrazje e të pathënave me 15, Po shumë më paske braktisur me 14, Merre ma shtruar me 8 dhe Më vërteton në sy me një poezi e që bashkë me atë të parën bëjnë gjithsejt 68 poezi të bukura).


Kapitulli i parë “Nëpër krahët e shqiponjës” fillon me poezinë “Dita kur e çliruam Shkupin”, një shtjellim i bukur historik në vargje, përplot personalitete kombëtare, me një figuracion mjaft të pasur dhe narracion tejet të rrjedhshëm
poetik! Ajo e bëma e madhe historike, përmes vokabularit të pasur dhe morfologji të shkelqyer nga vet etimiologjia e ngjarjes, na vjen si pasqyrë shumë e afërt në lexim, përjetimet është e pamundur të jenë jasht shpirtit të lexuesit!
Aty shquhet vet mprehtësia në gdhendje vargu përmes gjykimit të drejt të ngjarjes!


“Një ditë më parë
E matnim me sy prej Gurit të Zi.
Po shihet si n’shuplakë,
Tha Idriz Seferi
Nesër do ta kemi në grusht.
Po hyj Unë i pari,
Kërceu Isë Boletini!
E Ti, qitja rrethin, m’loma shpinën
Se k’to shtigje ma mirë i di....”,
për të vazhduar:
“...Kancelaritë e Kombeve u çmeritën
Prej shkresave kur ju shkuan:
Nuk qenkan hajdutë!
Ushtri e re plisbardhësh, ...”,

nga poezia “Dita kur e çliruam Shkupin”!
Aspak e çuditshme lidhja e datave të respektuara si 2 Korriku, kjo falë diapazonit shumë të gjërë të njohurive të Poetit! Nuk ke si të mos ndjehesh edhe vet personalitet i ngjarjes, kur lexon dhe humbesh aq lehtë në bëmat historike përmes vargut të Sabitit, aq origjinal dhe autokton! Nderimi poetik që poeti i nderuar iu bën personaliteteve, vendeve dhe ngjarjeve të respektuara, është një vlerë mbi vlera. Thuhet: “si vendi, kuvendi”, andaj edhe nuk mund të jetë ndryshe për një malësor karadaku, aty ku Historia e lavdishme, por edhe e dhimbshme la gjurmë të pashlyera përjetësisht, të mos i shtrohet me mish e shpirtë kallzimit poetik në shërbim të jo vetëm letërsisë por edhe vet Çështjes Kombëtare! Personalitetet Kombëtare në vargjet e Sabitit kanë të rezervuar vendin e nderit, natyrisht aq fuqishem artistikisht:

“Mblidheshin burrat. Pasdarkave bënin kuvend;
- Na u shtua zullumi, këtu s’na mbeti vend! “,
për të vijuar më tutje:
“...Ndërsa një Burrë
Natë e ditë nuk e fikte cigaren,
Një sy gjumë s’e bënte.
Duhej shkuar tek ai Pallat i përhirtë,
Fatin e një populli mbante në Gisht… “,

nga poezia “Dokumenti i grisur” kushtuar Ramë Bllacës, Legjendë popullore e qëndresës!
Poezia e Sabit Rrustemit, na e ripërkujton Qajupin e Madh të Rilindjes Kombëtare. E përbashkëta e Sabitit dhe Qajupit, sipas përceptimit tim qëndron në: Atdhedashuri, kontribut në Rilindjen Kombëtare, rikthim kah rrënjët e veta, dashuri deri në Zenit për vlera natyrore, dhurata nga Zoti si Tomorri ke Qajupi dhe Çepuri ke Sabiti, Frone të Hyjit tonë. Dallim mes tyre mund të jetë vetëm periudha kohore e jetesës, natyrisht edhe vet evoluimi poetik në modernitetin e sotem! Poezitë e Sabitit lexuesit i ofrojnë mesazhin e qartë të Atdhedashurisë, ruajtjes së Identitetit me dinjitet, nderim brezave dhe vendit. Ai na mëson bukur se si dashurisë edhe më bukur se nga trotuaret, bulevardet, nën drita neoni e gjetkë rrugicave të qytetit, mund të i përkushtohet e këndohet në mënyrat tona tradicionale nga luginat, malet apo skutave të fshatit, gjë kjo që i rritë fuqinë artistike vargut bilur:

“... Kur mungon ajo që dua
Një grishë prej mali vjen
Më ngushëllon mua

Po unë rrjedh e s'ndalem
Rrjedh e vijë
Atje ku më pret ti
Jotja dashuri ...”,
nga poezia “Monologu i Kronit t´mirë”, apo dashuri për kultin natyror të Çepurit, vlerë mbi vlera të Hyjit, “të Madhit” siç e quan poeti:
“...Rrënjë të thella ka Çepuri
Rron gjallon e ripërtërihet
Për ty imja dashuri

Edhe në heshtjen më të thellë
Çepuri brafullon
Një botë trandë
Universit të kaltër
Deri n’atë kupë qielli shpërthen
Për Ty moj Peh’rri...”,

apo:
“Këtu jam
Në të njëjtat rrënjë
I shtrirë e i ngritur
Si përherë...”,


nga poezia “Çepuri në vjeshtë”!
Thjeshtë, vargu i Sabitit përmbanë pothuajse të gjitha mëlmesat e shijes në absorbim, figuracion të pasur, konfiguracion hapsinor kombëtar, narracion simetrik me plotkuptimshmërinë, gjuhë të kthjelltë, këmbëngulsi në mendim të bazuar mbi njohuri, fisnikërim dhe pasurim të vargut me një diapazon të gjërë njohurishë, vokabular të bollshëm fonetik e morfologjik. Poeti mburret me vlerat e veta kombëtare, mbronë autoktoninë e vet qoftë edhe në bimë e shtazë si diçka unikale si:

“...Kur leh ai
Ngritu e dil
Në të thatë nuk lehë kurrë

...
Po e nguce
Ta zë derën
E ta errë jetën
...
Për këdo
Nuk lëviz vendi
Në këmbë e ke
Sa herë e lypë rendi
Lum shpia që e ka”,


nga poezia “Qeni Ilir”! Padyshim se Sabit Rrustemi i takon Plejadës së shkrimtarëve të Brezit të Universitetit tonë, kohës së thyrjeve të klisheve dhe thyerjeve të paragjykimeve të huaja tendencioze, një demantim total të bërë nga kjo gjeneratë pjesë e shumënderuar e së cilës është edhe Sabit Rrustemi! Epika e Sabitit shpesh del Lirikë e bukur, ndërsa Lirika na vjen si Epikë e fuqishme kushtrimore dhe Himn dashurie e bukurie shqiptare! Ky Libër lexuesit i vjen si një dhuratë e bukur në këto kohë turbullirash, ku jo rrallë mes kiçit-shundit dhe vlerave të mirëfillta artistike pak kush nga kritika po merr guximin e denoncimit! Vargu i Sabit Rrustemit është varg i qëndrueshmërisë vertikale përballë turbullirave të kohës, ashtu siç është edhe vet Poeti!

Mentor Thaqi
VS-Villingen, Gjermani, 18.09.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi