Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi: Falëmeshëndet!

Shko poshtë

Mentor Thaqi: Falëmeshëndet! Empty Mentor Thaqi: Falëmeshëndet!

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 15, 2010 2:16 pm



Mentor Thaqi: Falëmeshëndet! 17936_103034419725972_100000582437455_79564_5364705_n


Mentor Thaqi: Falëmeshëndet!
Koha e huaj iku!
( Mikut tim, A. Molliqi )

Hijen, rrugë të bëj,
lëre,
mos i ik as mos e ndiç,
nuk ziheni dot!
Koha e huaj, iku!
Ky është Moti ynë.
Më, fillikat as qyqekallë, vetëm
s´jemi,
as te Vorri i Kol´s e as në Kojshtile,
miku im!
Dikush në Kullë,
në pikë të Qiellit, Kamer Loshi-t
ja thotë,
e nuk merzitet
as për Shtet e as për Hyqymet!
Se, pasha të katër kalemat,
e pasha Blinat e Vorreve,
kthimi, veçse mbaroj!
Tashmë, vetëm përpara, mundemi.
Jeta e hershme, ndjesë pastë,
trashëgiminë, amanet na e la!


Mentor Thaqi R.-VS., 08.03.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi