Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Organizohen kundër shqiptarëve te “Kroi i Vitakut”

Shko poshtë

Organizohen kundër shqiptarëve te “Kroi i Vitakut” Empty Organizohen kundër shqiptarëve te “Kroi i Vitakut”

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 05, 2009 11:15 pm

Organizohen kundër shqiptarëve te “Kroi i Vitakut”


Organizohen kundër shqiptarëve te “Kroi i Vitakut” Sh_b
Mitrovicë - Bazuar në veprimet që janë duke i ndërmarrë ditëve të fundit, ekstremistët serbë të lagjes “Kroi i Vitakut”, në Mitrovicë, tregojnë edhe një herë se janë të vendosur për të krijuar probleme dhe konflikte të rënda, vetëm e vetëm për të mos lejuar kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre në këtë lagje. Kështu, në një letër të hapur që ekstremistët serbë të kësaj lagje e kanë shpërnda të dielën në veriun e Mitrovicës, nga serbët kërkohet që përmes alarmit të tubohen, në rast nevoje kundër shqiptarëve që duanë të kthehen në pronat e tyre. “Gjithmonë kemi qenë më të fortë në mbrojtjen e Kosovës e Metohisë, kur kemi qenë unik, andaj kështu duhet të jemi edhe tash. Vetëm bashkimi i shpëton serbët”, thuhet në letrën e shpërndarë në pjesën veriore të qytetit. Si duket, këtë veprim të tyre po e inkurajojnë edhe zyrtarët e UNMIK-ut, të cilët thonë se për ndërtim të këtyre shtëpive duhet të ketë marrëveshje midis serbëve dhe shqiptarëve. Kështu, përfaqësuesi i UNMIK-ut, Jouzas Kazllas, “Nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje, kam frikë se do të ketë konfrontime në këtë pjesë të Mitrovicës midis serbëve dhe shqiptarëve dhe atëherë është e mundur që të ndërhyjë policia e EULEX-it dhe KFOR-i”, ka thënë Kazllas. Shtrohet pyetja: Përse duhet pyetur serbët për rindërtimin e shtëpive shqiptare që ata vet i kanë djegur, kur rindërtimi i tyre nuk i rrezikon fare serbët dhe nuk janë të lidhur fare me vendbanimin e serbëve? Të vepruarit kësisoj nga ana e UNMIK-ut ka bërë që deri tash të mos kryhen punimet as në shtëpinë e vëllezërve Kadriu, që ishin nisur vjeshtën e kaluar, me ç’rast pati eksese të shumta, të shkaktuara mu nga ekstremistët serbë. Megjithëkëtë, Rasim Veseli, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në komunën e Mitrovicës, ka thënë të dielën se punimet në rindërtim e dy shtëpive të vëllezërve Kadriu dhe të Habib Ramës e Halil dhe Sefedin Mehmetit, do të fillojnë diku rreth datës 10 prill, pra në javën që po hymë. Edhe kryetari i komunës, Bajram Rexhepi, tha të dielën se beson se do të fillojë rindërtimi i këtyre pesë shtëpive, pasi që nuk ka asnjë arsye që kjo të pengohet. Ai ka thënë se policia dhe KFOR-i duhet të krijojnë një “tampon-zonë” midis serbëve dhe këtyre të shtëpive, në mënyrë që punët të mos pengohen. “Serbët janë të interesuar për të krijuar konflikte, kurse ne jemi të interesuar që të rindërtojmë shtëpitë e djegura dhe që qytetarët të kthehen të jetojnë në to. Serbët nuk janë të kërcënuar nga shqiptarët që do të kthehen në pronat e tyre, andaj është e pa tolerueshme që ata të vendosin se a do të kthehen shqiptarët në pronat e tyre, apo jo”, tha Rexhepi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organizohen kundër shqiptarëve te “Kroi i Vitakut” Empty Tensionohet gjendja në veri të Mitrovicës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 24, 2009 10:48 pm

Tensionohet gjendja në veri të Mitrovicës

Hysni Syla
Rrebelohen serbët, kundërshtojnë ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve
Organizohen kundër shqiptarëve te “Kroi i Vitakut” Sh_b

Organizohen kundër shqiptarëve te “Kroi i Vitakut” Vetura-policore
Automjeti i Policisë i vendosur në mes të vendbanimeve shqiptare dhe serbëve të rebeluar.

Mitrovicë-Një zyrtar shqiptar i policisë tha se serbët janë ndeshur fizikisht me policët e Kosovës, që ishin serbë, andaj edhe janë detyruar që të përdorin gazin lotsjellës për t’i zmbrapsur të rrebeluarit që donin të ofroheshin afër shqiptarëve që ishin duke punuar
Mitrovicë, 24 prill
Kur mendohej se edhe dita e dytë e punimeve në rindërtimin e shtëpive shqiptare në lagjen veriore “Kroi i Vitakut”, do të kalojë e qetë dhe pa probleme, diku rreth orës 16:00, gjendja është përshkallëzuar për shkak se një grup serbësh ka tentuar që t’i ndërpres punimet. Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë togeri Besim Hoti, ka thënë se në shenjë pakënaqësie që po rindërtohen shtëpitë shqiptare, rreth 100 serbë të lagjes janë tubuar dhe janë nisur në drejtim të vendit ku po punonin shqiptarët, me qëllim që të ndërpresin punët. “Mirëpo, policia duke parë se po qese serbët ofrohen afër vend punishteve gjendja mund të përshkallëzohet, kanë urdhëruar serbët që të kthehen prapa. Meqë serbët vazhdonin të shkonin në drejtimin e nisur, policia në hapësirën e lirë, ende pa arritur serbët, ka hedhur gaz lotsjellës, gjë që ka ndikuar që serbët të ndalojnë. Nuk ka pas të lënduar, ndërkohë që situata është qetësuar dhe nuk janë paraqitur më probleme”, ka thënë Hoti. Ndërkaq, një zyrtar shqiptar i policisë tha se serbët janë ndeshur fizikisht me policët e Kosovës, që ishin serbë, andaj edhe janë detyruar që të përdorin gazin lotsjellës për t’i zmbrapsur të rrebeluarit që donin të ofroheshin afër shqiptarëve që ishin duke punuar. Sidoqoftë, gjendja në këtë lagje ishte mjaft e tensionuar dhe aty kishin arritur forca të mëdha të policisë së EULEX-it, të policisë së Kosovës dhe KFOR-it. Por, do theksuar se punimet nuk ishin ndërpre për asnjë çast dhe për këtë ishin përkujdesur policët e EULEX-it, të cilët ishin vendosur në mes të serbëve, që ende po qëndronin nja 200 metra larg vend punimeve dhe shqiptarëve që po punonin në rindërtimin e shtëpive. Në ndërkohë, një përfaqësues i serbëve të lagjes “Kroi i Vitakut”, dy të tjerë, kishin dalë në pjesën shqiptare për të biseduar me përfaqësuesin rajonal të UNMIK-ut, por detajet e bisedës nuk i bëri të ditura asnjëra palë. Mirëpo, ishte e qartë se marrëveshje për ndërprerjen e punëve nuk kishte, pasi që ato vazhdonin pa problem. Diku rreth orës 17:00, një polic serb dhe një i EULEX-it, kanë kontaktuar pronarin e kompanisë që po i kryente punët, duke i thënë se ato duhet të ndërpriten punimet. Por, kjo ishte e kotë, pasi që ai kategorikisht tha se një gjë të tillë nuk do ta bëjë dhe se punët mund t’i ndërpres vetëm kur të urdhërojnë zyrtarët e komunës. Megjithëkëtë, pas orës 18:00 punët janë ndërprerë për të vazhduar të shtunën në mëngjes.
Do theksuar se gjatë gjithë kohës, grupe serbësh kishin zënë pozicione prej nga mund t’i vëzhgonin lëvizjet e shqiptarëve, duke qëndruar aty deri në ndërprerjen e punëve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organizohen kundër shqiptarëve te “Kroi i Vitakut” Empty Baushtella e Vitakut

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 01, 2009 12:47 am

Baushtella e Vitakut


Organizohen kundër shqiptarëve te “Kroi i Vitakut” Jetmir_idrizi_ndertimet_e_shtepive1-490x320

Shtëpitë e shqiptarëve në veri të Mitrovicës ndërtohen për 60 ditë. Ato janë dykatëshe dhe kushtojnë 149 mijë euro. Policët e EULEX-it dhe të Kosovës, sigurojnë vendin. Serbët lokalë protesojnë përditë nga dy orë. Ata shpërndahen me dy bombula gazi lotsjellës të EULEX-it.

Nga Jeton Musliu

Derisa themelet e tri shtëpive vazhdojnë të hapen, dy të tjerave u është vënë betoni dhe çeliku.

Pesë shtëpitë në lagjen Kroi i Vitakut, vazhdojnë të ndërtohen, pavarësisht se banorët shqiptarë dëshmojnë për përpjekjet e përditshme të serbëve lokalë që punimet të ndërprehen.
Për të siguruar rreth 40 punëtorët që ndërtojnë këto shtëpi, policët qëndrojnë aty gjatë tërë kohës, duke shikuar ata tek përziejnë betonin dhe gërmojnë themelet.
“Ne vetëm kryejmë punën tonë. Mos na pyesni më shumë. Pyesni në Prishtinë”, thotë me një anglishte me aksent francez, një pjesëtar i EULEX-it.
Por këta policë ndërkombëtarë dhe ata të Kosovës kanë disa ditë që janë dëshmitarë edhe të revoltës së serbëve lokalë.

Sipas banorëve shqiptarë, bashkëvendasit e tyre serbë, çdo ditë nga ora 9 deri në 12 të paradites, mblidhen rreth 500 metra larg duke brohoritur “Kosova është Serbi”.
“Nganjëherë nuk mungojnë edhe të shtënat. Pastaj më vonë gjatë ditës gjithçka qetësohet. Përveç policëve të Kosovës dhe të EULEX-it, edhe ne vrojtojmë”, thotë njëri prej tyre, i cili shpjegon se nuk ka punë tjetër përveçqë të shikojë situatën me dylbi.

Edhe të mërkurën, serbët lokalë janë mbledhur për të kundërshtuar ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në këtë lagje, ndërkohë që trupat e KFOR-it dallohen të poziconuar edhe në anën tjetër të lagjes të banuar me serbë.

Por ashtu si çdo ditë tjetër, edhe të mërkurën, ka mjaftuar një bombul me gaz lotsjellës të lëshuar nga policët e EULEX-it dhe pas dy orësh, gjithçka është kthyer në normalitet.
Derisa shtëpive iu vihen themelet, banorët shqiptarë nuk e fshehin gëzimin se më në fund ka nisur diçka të lëvizë në drejtim të kthimit në shtëpitë e tyre.
Hafiz Mehmeti është 23 vjeç. Ai ka qenë vetëm 13 vjeç kur është detyruar të largohet nga shtëpia e tij. Prej atëherë thotë se ka jetuar në shtëpi të ndryshme në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës. “Nuk mund të besoj se do të kthehem në shtëpinë time”, thotë Hafizi për Express.

Por kthimi i tij dhe i fqinjëve, duket se do të bëhet realitet brenda 60 ditëve, ashtu siç është e shkruar në kontratën e firmosur ndërmjet donatorit, që në këtë rast është Komuna e Mitrovicës dhe “Iso 999”, firmës që kryen punimet.

Përveç tetë anëtarëve të familjës së Hafizit, në këto shtëpi, ndërtimi i të cilave në përgjithësi arrin vlerën e 148 mijë e 999 eurove, do të kthehen edhe rreth 40 banorë të tjerë. “Kontrata është me çelësa në dorë. Pas 60 ditësh këto shtëpi do të përfundojnë, kurse në radhë janë edhe dy shtëpitë e Ali Kadriut, por ato nuk përfshihen në këtë kontratë”, thotë Ismet Brahimi për Express, i cili është drejtor i kësaj kompanie. Në këtë rast, vlera e përafërt për ndërtimin e tërësishëm të një shtëpie, arrin shifrën e 30 mijë eurove, ndërkohë që secila shtëpi është planifikuar të jetë dykatëshe, me katër dhoma, një kuzhinë dhe elementete të tjera përcjellëse.

Pavarësisht se në këtë pjesë të Mitrovcës, afërsia e shtëpive të shqiptarëve dhe serbëve është vetëm disa metra larg nga njëra-tjetra, ato dallohen qartë se cilës përkatësie etnike i përket pronari i tyre.
Shtëpitë e shqiptarëve janë tërësisht të djegura dhe kanë mbetur në gjendje të njëjtë që nga viti 1999. Sipas banorëve të kësaj pjese të Mitrovicës, shtëpitë e shqiptarëve që kanë mbetur deri më tash të pashitura, janë 124 sosh, dhe të gjithë ata presin të kthehen në pronat e veta.

Nëse ky numër llogaritet me banorë, atëherë del se rreth 1 mijë e 300 shqiptarë presin të kthehen në lagjen “Kroi i Vitakut”, përkatësisht në shtëpitë dhe pronën e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organizohen kundër shqiptarëve te “Kroi i Vitakut” Empty Re: Organizohen kundër shqiptarëve te “Kroi i Vitakut”

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi