Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Më zgjodhi Kuvendi jo marrëveshja

Shko poshtë

Më zgjodhi Kuvendi jo marrëveshja Empty Më zgjodhi Kuvendi jo marrëveshja

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 26, 2011 1:03 am


Më zgjodhi Kuvendi jo marrëveshja

Më zgjodhi Kuvendi jo marrëveshja Atifeti25

Presidentja e shtetit Atifete Jahjaga, ka thënë se në karrigen e presidentes është ulur falë votimi në Kuvendi dhe jo marrëveshjeve politike. Gjatë një interviste për “Epokën e Re”, nuk ka preferuar ta bëjë publike nëse do të jetë kandidate për presidente në zgjedhjet e ardhshme.

“Mandatin e kam në bazë të votimit në Kuvendin e Kosovës. Pa këtë votëbesim asnjë marrëveshje politike nuk do të më ulte në karrigen e presidentes së vendit. Unë e kam mandatin aktual kushtetues dhe në kohën që caktohet data e zgjedhjeve dhe hapet fushata zgjedhore atëherë unë kam të drejtë të deklarohem”, ka thënë presidentja Jahjaga.

Duke folur për gjendjen në veri, ajo ka thënë se në gjithë territorin e Kosovës duhet të vlejë parimi i sundimit të ligjit.

“Në tri komunat në veri të Kosovës ka kohë që kemi strukturat ilegale të ndërlidhura me grupet kriminale, që përfitojnë nga kjo gjendje dhe që dëmtojnë interesat reale të qytetarëve”, ka thënë presidentja e vendit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi