Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqir Sina nderohet me çmim për publicistikë

Shko poshtë

Beqir Sina nderohet me çmim për publicistikë Empty Beqir Sina nderohet me çmim për publicistikë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 28, 2011 10:14 pm

Beqir Sina nderohet me çmim për publicistikë


Beqir Sina nderohet me çmim për publicistikë Nderohet-bsinaBeqir Sina nderohet me çmim për publicistikë Beqir-Sina-mirenjohje
Gazetari i kombëtares Bota Sot nderohet në manifestimin “Ditët e Letërsisë Shqipe në SHBA”,

Gazetari i gazetës kombëtare Bota Sot në SHBA, Beqir Sina, u nderua dje me çmimin për publicistikë në manifestimin “Ditët e Letërsisë Shqipe në SHBA”, që u mbajt në Michigan.
Beqir Sina u theksua se është një nga gazetarët e dalluar që ndër të vetmit ka pasqyruar dhe ka trajtuar në mënyrë koherente, korrekte dhe profesionale zhvillimet dhe të gjitha aktivitetet e diasporës shqiptare në SHBA. Çmimi special i revistës “Kuvendi” iu nda shkrimtarit të mirënjohur Naum Prifti. Manifestimi i tillë tradicional që organizohet nga revista “Kuvendi”, u organizua edhe me nderim të poetit dhe atdhetarit Gjergj Fishta. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë emra të njohur të letërsisë shqiptare si Naum Prifti, Fatos Kongoli, Pierre-Pandeli Simsia, Merita B.McCormack, Gëzim Basha, përfshirë edhe emra të rinj dhe krijues të tjerë të letërsisë dhe kulturës shqiptare në SHBA. Në ceremoninë e organizuar qendrore kanë marrë pjesë: kryetari i Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, Dr.Gjon Buçaj, ambasadori shqiptar në Uashington, Gilbert Galanxhi, zv/ambasadori i Kosovës në Uashington, Jetish Jashari, sekretari i parë i ambasadës shqiptare, Arian Spasse, Konsulli i nderit Ekrem Bardha si dhe klerikët Dom Fran Kola e Dervishi i Teqes Bektashiane “Baba Rexhepi”, Elidon Pashai, e tjer.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi