Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqir Sina:Nderohet nga i gjithë kombi, diplomati Dilja

Shko poshtë

Beqir Sina:Nderohet nga i gjithë kombi, diplomati Dilja Empty Beqir Sina:Nderohet nga i gjithë kombi, diplomati Dilja

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 21, 2009 4:17 am

Nderohet nga i gjithë kombi, diplomati Dilja

Nju Jorku,Beqir Sina,BOTA SOT

Beqir Sina:Nderohet nga i gjithë kombi, diplomati Dilja -1111%20dilja


Qindra bashkatdhetarë përcollën për në banesën e fundit ish ambasadorin e Shqipërisë, në SHBA , diplomatin Lublin Dilja, i cili ndërroi jetë një javë më parë në moshën 51-vjeçare.
Beqir Sina:Nderohet nga i gjithë kombi, diplomati Dilja Sh_b Familja dhe Misioni Shqiptar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të shtunën, në Nju Jork, organizoi homazhe dhe zhvilloi më pas ceremoninë e varrimit, për ta nderuar veprën dhe aktivitetin disa vjeçar diplomatik në shërbim të vendit, ambasadorit të ndjerë Lublin Dilja, i cili ndërroi jetë një javë më parë në moshën 51-vjeçare.

Para përcjelljes së fundit të ish ambasadorit të RSH-së në SHBA, diplomatit Lublin Dilja, në shtëpinë mortore "Walter B. Cooke Funeral Home", në emër të udhëheqësve të shtetit shqiptarë, presidentit Topi, kryetares së Parlamentit, znj. Topalli, dhe kryeministri i Shqipërisë zoti Sali Berisha, ministrisë së Jashtme, zotit Basha, erdhën letra përshëndetëse, dhe në emër të tyre, gjatë ceremonisë u vendosën kurora me lule të freskëta.
Kurora me lule të freskëta u vendosën në të dyja anët e arkivolit, edhe nga familja, misioni shqiptar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, shoqata Vatra, lider të komunitetit, personalitet e shquara politike, ekonomike, artistike e kulturore të komunitetit. Lindita Çoku M.D. presidente e Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane, me qendër në Boston, dërgoi një mesazh ngushëllimi në emër të kësaj shoqate, ku shprehet dhimbja dhe respekti për vdekjen, e Lublin Diles.
Trupi diplomatik i RSH-së, në Misionin e Përhershëm pranë OKB-ës, ambasadori Adrian Neritani, Deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, dr. Arian Starova (ish-ministër i Jashtëm) presidenti i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut, Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Alush Gashi, zv/ministri i Mbrojtjes Petrit Karabina, ish diplomat të tjerë shqiptarë, morën pjesë në ceremoninë mortore.Para përcjelljes për në "banesën" e fundit të ish ambasadorit të RSH-së në SHBA, Lublin Diles, në shtëpinë mortore "Walter B. Cooke Funeral Home", folën në emër të familjes, djali i tij Luardi, zoti Adrian Neritani, ambasador i RSH-së, pranë misionit të Përhershëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, prof. as. Liman Varoshi, rektori i Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", dërgoi një mesazh ngushëllimi, të përcjellë nëpërmjet dr. Selahudin Velaj, deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, dr.Arian Starova (ish-ministër i Jashtëm) presidenti i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut, ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Alush A. Gashi, në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, foli dr. Gjon Buçaj dhe në fund foli edhe intelektuali nga Kosova, emigruar në SHBA, poeti Mëhill Velaj, nën/kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro - Amerikanë.
Qindra bashkatdhetarë, politikanë, afaristë, veprimtarë, artistë, shkrimtarë, studentë dhe njerëz të thjeshtë, nga Nju Jorku, Uashingtoni, Nju Jersi, Pensilvenia, Kenektiket, Bostoni etj., u mblodhën në shtëpinë mortore "Walter B. Cooke Funeral Home", për të përcjellë trupin e pajetë të ambasadorit Lublin Dilja, i rrethuar nga dhjetëra kurora e buqeta me lule të freskëta.
Të gjithë njerëzit lanë një shënim në librin e zisë, si dhe kaluan për një çaste në heshtje duke u përkulur përpara arkivolit me trupin e tij që t'i shprehnin, edhe një herë para ndarjes, gruas së tij dhe dy fëmijëve, që qëndronin përball arkivolit, respektin dhe të zëvendësonin fjalët e dhimbjes për ndarjen e tij nga jeta.
Gjatë rrugës për në "banesën" e fundit, vargu i gjatë i makinave në krye me arkivolin, kaloi shumë afër për herë të fundit, përpara godinës së Misionit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara, dhe godinës "pallatit të qelqtë" të OKB-ës, ku nga viti 2002 e deri ne fund të jetës (1 shkurt 2009), ai ishte ministër Fuqiplotë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë OKB-së dhe zëvendëspërfaqësues i këtij Misioni.
Të enjten trupi diplomatik, i shteteve të akredituara pranë Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, bëri homazhe dhe la shënime në librin e zisë. Ambasadori Lublin Dilja me kërkesë të familjes e varrosë të shtunën këtu në Nju Jork. Pas homazheve të bëra në shtëpinë mortore "Walter B. Cooke Funeral Home", arkivoli u përcoll në varrezat Kew Gardens në Queens, dhe më pasur në lokalin "Macellaria Restaurant" u dha një drekë (recepcion) për të gjithë pjesëmarrësit në ceremoninë e varrimit.

Kush ishte Lublin Dilja .....
Më 1 shkurt, 2009, vdiq në një spital të Nju Jorkut, pas një sëmundjeje të rëndë. Ambasadori Dilja lindi në Elbasan në 10 tetor të vitit 1957, ku kaloi edhe vitet e fëmijërisë. Shkollën e lartë ai e kreu në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Dega Anglisht.
Pasi përfundoi shkollën, në vitin 1980, ai punoi fillimisht si mësues i gjuhës angleze. Më pas kreu disa kualifikime pasuniversitare për psikologji-pedagogji, si dhe kurse për diplomacinë në Shtetet e Bashkuara, në Britani e Itali.
I ndjeri ka pasur një karrierë të spikatur si profesor në Universitetin e Tiranës dhe atë të Elbasanit dhe si punonjës shkencor në Institutin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë. Ai kishte titullin “Doktor i Shkencave”. Nga viti 1993 deri më 1997, Lublin Dilja ishte ambasador i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara.
Në shtator të vitit 2001 ai u zgjedh deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2002 e deri në fund të jetës, ai ishte Ministër Fuqiplotë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë OKB-së dhe njëkohësisht zëvendëspërfaqësues i këtij misioni. Lublin Dilja lë pas vetes gruan Nora, dhe dy djem Luarad dhe Kevin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi