Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush janë 23 shqiptarët që ende janë në “listën e zezë” të SHBA-ve?

Shko poshtë

Kush janë 23 shqiptarët që ende janë në “listën e zezë” të SHBA-ve? Empty Kush janë 23 shqiptarët që ende janë në “listën e zezë” të SHBA-ve?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 02, 2011 10:54 pm

Kush janë 23 shqiptarët që ende janë në “listën e zezë” të SHBA-ve?


Kush janë 23 shqiptarët që ende janë në “listën e zezë” të SHBA-ve? Dep-state
Lirie Hajdari


Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbajnë në fuqi edhe sot e kësaj dite “listën e zezë” të lëshuar nga ish-presidenti i ShBA-ve George Bush. Një urdhër ekzekutiv i publikuar më 26 qershor 2001 u ndalonte hyrjen në vendin e tij dhe transaksionet e ndihmën financiare 23 shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia, për shkak se siç thuhej, ‘ata paraqesin rrezik për paqen dhe sigurinë në rajon’. Kur lista u bë publike në Kosovë, shumëkush u gjend i habitur, ngase në mesin e tyre kishte emra të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare, emra që kishin poste udhëheqëse në TMK, personalitete të PDK-së, por edhe të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Fillimisht, lista e personave u shpërnda nga ish- Zyra amerikane në Prishtinë, në njoftimin e së cilës thuhej se ndalesa e udhëtimit është vendosur "për ata persona të cilët janë përgjegjës për aksionet që kërcënojnë përpjekjet ndërkombëtare për stabilitet në Ballkanin perëndimor dhe për personat përgjegjës për krimet që janë kryer në kohë lufte në rajon që nga viti 1991" . Njoftimi për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, përkatësisht i presidentit Bush, i 'habiti' një pjesë të njerëzve që ndodheshin në listë, ndërsa subjektet politike anëtarët e të cilëve ishin përfshirë në këtë urdhër ekzekutiv, që menjëherë filloi të marr epitetin ‘lista e zezë’, u ndien në siklet, ngase tashmë ato etiketoheshin si parti që anëtarët e tyre nuk i kanë punët mirë me SHBA-në.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi