Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Idriz Morina:Ku janë 20 vrasësit e SHIK-ut!? Kush janë 30 viktimat e tyre

Shko poshtë

Idriz Morina:Ku janë 20 vrasësit e SHIK-ut!? Kush janë 30 viktimat e tyre Empty Idriz Morina:Ku janë 20 vrasësit e SHIK-ut!? Kush janë 30 viktimat e tyre

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 08, 2015 3:19 pm

Idriz Morina:Ku janë 20 vrasësit e SHIK-ut!? Kush janë 30 viktimat e tyre 11011228_1130299720320155_4967151232676138968_n

Idriz Morina:Ku janë 20 vrasësit e SHIK-ut!? Kush janë 30 viktimat e tyre


Idriz Morina:Ku janë 20 vrasësit e SHIK-ut!? Kush janë 30 viktimat e tyre Largea_foto-i1-madhe1446983343


Kosova nuk ka kaluar rastësisht nëpër ankthin e vrasjeve politike. Tmerret ishin të mëdha, dhe përzgjidheshin figurat, vrasja e të cilave do të sillte pashmangshëm tronditje.
E tillë ishte vrasja e ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës Ahmet Krasniqit, në shtatorin e vitit 1998, ndërkohë që më parë kishin tentuar ta vrisnin Enver Malokun, por atentati kishte dështuar. Fill pas këtij sulmi, një skuadër vrasje ishte dërguar ta eliminonte në Prishtinë, në banesën e tij mbi “Kurriz” Sabri Hamitin, njërin prej bashkëpunëtorëve dhe miqve më të ngushtë të presidentit Rugova. Fatmirësisht u shpëton tre plumbave, por edhe arrin ti identifikojë në dukje vrasësit. Pas skuadrës qëndronte e majta, vrasësi mbante ‘leninkën’.
Goditja fatale do të vinte për ministrin Krasniqi, i cili u qëllua teksa po kthehej nga një takim i rëndësishëm me epror ushtarak, përfshirë Agim Ramadanin dhe Sali Çekajn, të cilëve i ishte zotuar se brenda pak ditësh do të hynte në Kosovë për luftë, edhe vetë ai personalisht, premtim që e kishte dhënë vetëm pak ditë më parë edhe gjatë inspektimit të trupave të UÇK-së nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes, se do të hynte në Kosovë me njësitin “Skenderbeg”.
Vrasjet vazhduan, djathtas dhe jo rrallë edhe majtas, siç ishte vrasja e Ilir Konushecit, dhe të tjerëve.
Pak ditë para se të vritej ministri Krasniqi, ishte vrarë një tjetër bashkëpunëtor i tij, eprori Sadri Ramçaj.
Por, arritja e kulmit të vrasjeve me gjasë do të ndodhte me specializimin e 20 vetave në Francë për përdorim armësh.
Disa nga anëtarët e këtij grupi më pas do të bëheshin anëtar të skuadrës së vrasjeve të SHIK-ut, të cilët besohet se janë përgjegjës për të paktën 30 vrasje.
Një vit më parë gazeta e njohur britanike The Guardian ka shkruar për lidhjet e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) me shërbimin inteligjent francez DGSE.
Sipas hetimit të bërë nga kjo prestigjioze britanike, këto lidhje implikuese të SHIK-ut me shërbime perëndimore të inteligjencës, janë kthyer në pengesë, ‘që EULEX-i t’i niste hetimet ndaj politikanëve më të mëdhenj të Kosovës’.
Pra, jo vetëm që dyshohet nëse SHIK-u ka kryer vrasje të shumta, por besohet se në këto vrasje janë të përfshirë figura të mëdha politike.
Ndërkohë, që këto zbulime janë bërë të ditura një vit më parë, vet ish kreu i SHIK-ut Kadri Veseli tani është vënë në krye të Kuvendit të Republikës.
Madje sipas “The Guardian”-it këto lidhje kanë penguar përpjekjet e tyre që ta frenojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008.
“The Guardian”, shkruan se familja e Bllacës është larguar nga Kosova për mbrojtje të mërkurën.
“The Guardian” përmes një burimi brenda EULEX-i i ka konfirmuar hetimet ndaj Sylës.
Sipas këtij mediumi të fuqishëm britanik, në pranverën e vitit 1999, sipas hetuesve që kanë përcjellë aktivitetet e SHIK-ut, një grup prej 20 rekrutëve të SHIK-ut janë marrë me një anije nga porti i Durrësit dhe janë transferuar në një anije luftarake franceze. “Ata kishin qenë të veshur në fanella të kaltra të errëta në mënyrë që të përziheshin me ushtarët francezë. Me të shkuar në Francë, ata kanë pranuar trajnime për armë specialiste si pjesë e asaj që mendohej të ishte një kurs për mbrojtje të afërt. Por sipas hetuesve, disa prej rekrutëve të trajnuar nga Franca më vonë janë bërë pjesëtarë të grupit të vrasësve”.
“Këta vrasës nuk janë të rëndësishëm, por janë të lidhur me njerëz të mbrojtur”, i kishte deklaruar hetuesi “The Guardian”-it.
Por, çështjet që nuk kanë marrë zgjidhje është se ku ndodhen këta 20 ekzekutor, sa prej tyre janë gjallë, sa të burgosur, dhe sa enden lirshëm dhe në shërbim të kujt janë? Pse nuk u shërbeu hetimeve as publikimi i këtyre të dhënave nga “The Guardian”? Pse janë kaq të fuqishëm dhe kaq të paprekshëm?! A ka nevojë shteti për vrasës të tillë, e aq më tepër për mbrojtjen e tyre!?
Dhe mbi të gjitha ka mbetur dilema se kush janë 30 viktimat e tyre?!



 I. Morina
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi