Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zvicër: Kosovarët qëllojnë me armë sikur në Far West

Shko poshtë

Zvicër: Kosovarët qëllojnë me armë sikur në Far West Empty Zvicër: Kosovarët qëllojnë me armë sikur në Far West

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 02, 2011 10:56 pm


Zvicër: Kosovarët qëllojnë me armë sikur në Far West


Zvicër: Kosovarët qëllojnë me armë sikur në Far West Lematin

Të shtënat me armë zjarri përfundojnë me pesë arrestime dhe një të plagosur

Dje në mëngjes banorët e Zvicrës zbuluan me trishtim rastin e fshatit Lucens, ku disa kosovarë ishin përfshirë në një konflikt edhe me armë zjarri.
Shtypi zviceran (për disa në faqe të parë) përshkruan këtë ngjarje, duke treguar së dy klane kosovare janë përleshur me armë zjarri në mes të rrugës.
Një shkëmbim zjarri shpërtheu natën e së hënës në Lucens (VD), duke plagosur rëndë një nga protagonistët. I plagosuri, kosovari 30- vjeçar, është goditur me një plumb në gjoks dhe është transportuar në Spitalin Universitar të Lozanës. Ndërsa, katër burra kosovarë të përfshirë po në këtë përleshje, të moshës 22-34 vjeç, janë dërguar në burg.
Sipas disa banorëve, tre burra gjendeshin në një makinë (Mercedes), ndërsa dy të tjerët afër shtëpisë së një familjeje kosovare.
Gazetari për të përditshmen “Le matin” shpjegon se ngjarja ka ndodhur në parkingun e shtëpisë së një familjeje kosovare, të njohur në fshatin e lartpërmendur. Në këtë shtëpi banojnë tri gjenerata të tëra, prindërit, tre djem dhe gjashtë nipa.
Së pari, një e shtunën nga makina ka qëlluar një nga djemtë e zotit të shtëpisë, i cili atë natë kishte konakun plot mysafirë. Menjëherë, makina është larguar para së të kthehet sërish, dhe afër dhjetë të shtëna janë dëgjuar në lagje, gjersa shoferi i makinës është plagosur.
Sipas gjasave, shkaku i konfliktit ishte një borxh i pakthyer, hetimet penale veç se kanë filluar.
Ngjarja e tmerrshme vazhdon të ushqejë befasinë e banorëve, kur ata mendojnë së aty kishte edhe fëmijë.
Me këtë ngjarje sërsh imazhi i Kosovarëve në Zvicër pëson edhe një goditje. (albinfo)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi