Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Admirali West: Tre hapa për të zhdukur Shtetin Islamik

Shko poshtë

Admirali West: Tre hapa për të zhdukur Shtetin Islamik Empty Admirali West: Tre hapa për të zhdukur Shtetin Islamik

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 22, 2015 6:06 pm

Admirali West: Tre hapa për të zhdukur Shtetin Islamik


Admirali West: Tre hapa për të zhdukur Shtetin Islamik Largea_2eadc2dc00000578-0-image-a-22_14481499490681448191290


Admirali Lord West i Britanisë së Madhe ka bërë një analizë se si duhet të veprojë koalicioni ndërkombëtar dhe Rusia për të zhdukur Shtetin Islamik.
West ka thënë se koalicioni veç sulmeve ajrore duhet të organizojë edhe operacione tokësorë për të shmangur vrasjen e civilëve të pafajshëm.
Ai ka analizuar në tre pika atë se çfarë duhet të bëjnë fuqitë e mëdha për eleminimin e rrezikut ISIS.
Admirali West: Tre hapa për të zhdukur Shtetin Islamik Isis%20shkaterrimi
Sulmet ajrore. Admirali thotë se duhet të shtohen sulmet ajrore në Irak, kryesisht në Mossul. Aty është një bazë e madhe e ISIS por më e dobët se ajo e Raqqas në Siri. Veç sulmeve ajrore duhet të kryhen edhe sulme tokësore. Në Irak nuk ka më shumë se 10 mijë xhihadistë dhe nëse bie fortesa e Mossulit, koalicioni mund të përqendrojë betejën e tij në Raqqa. Duke patur vetëm një zonë sulmi edhe organizimi do të jetë më efikas.



Admirali West: Tre hapa për të zhdukur Shtetin Islamik Isis%20shkaterrimi1


Sulmet ajrore në Raqqa. Admirali ka kërkuar që Britania e Madhe të shtojë sulmet dhe koalicioni perëndimor të koordinohet. Nga sulmet e ditëve të fundit janë shkaktuar shumë dëme në radhët e ISIS. Admirali këshillon shkatërrimin e pikave që furnizojnë ISIS me karburant, karvaneve me ushqime etj. Gjithashtu ai ka këshilluar që të goditen fort rrugët që lidhin Raqqan me qytete të tjera. Nëse ndërpritet furnizimi i ISIS me ushqime, armatime dhe karburant, do të jetë më e lehtë. ISIS do të jetë si një mi i zënë në çark.

Admirali West: Tre hapa për të zhdukur Shtetin Islamik Isis%20shkaterrimi2


Bombardime të shumta. Rusia dhe Franca kanë shkaktuar dëme të mëdha në sulmet e javës së fundit. Admirali West thotë se të gjtiha shtetet pjesëmarrëse duhet të bëhen bashkë duke goditur me breshëri objektivat. “Duhet të godasim të gjithë njëkohësisht. Rusia dhe Franca shkaktuan shumë dëme. Nëse Britania e Madhe dhe SHBA do t’u bashkohet këtyre sulmeve jetëgjatësia e ISIS do të jetë shumë e shkurtër”, thotë ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi