Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktimat e Xhenovës mbërrijnë sot në vendlindje

Shko poshtë

Viktimat e Xhenovës mbërrijnë sot në vendlindje Empty Viktimat e Xhenovës mbërrijnë sot në vendlindje

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 07, 2011 7:54 pm

Viktimat e Xhenovës mbërrijnë sot në vendlindje

Viktimat e Xhenovës mbërrijnë sot në vendlindje Lezha

Në Shënkonll të Lezhës, banorët po përjetojnë momente hidhërimi nga tragjedia e tre ditëve me parë në Xhenova të Italisë.

Nëna dhe dy fëmijët të cilët u bënë viktima të përmbytjes janë banorë të këtij fshati, banorët e të cilit nga momenti i mbërritjes së lajmit po ngushëllojnë të afërmit e Shpresa Djala dhe dy vajzave të saj 11 muajshe dhe tetë vjeçe.

Trupat e të pajetëve pritet të vijnë sot në vendlindje ku dhe do të organizohet ceremonia mortore. Të premten uji dhe balta që brenda pak minutash përfshinë qytetin, i morën jetën gjashtë personave, tre prej të cilëve shqiptarë.

Nëna e re, Shpresa Djala 28 vjeç dhe dy vajzat e saj Janisa dhe Gioia, u nxorën pa jetë nga hyrja e një pallati ku ishin strehuar. Kryefamiljari Flamur Djala, prej 15 vjetësh me banim në Itali ku ka një firmë ndërtimi, ndodhet ende në gjendje traume.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi