Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Gjugjeviku:PERËNDI KU JE!? NDALO ATA FAQEZI!

Shko poshtë

Adem Gjugjeviku:PERËNDI KU JE!? NDALO ATA FAQEZI! Empty Adem Gjugjeviku:PERËNDI KU JE!? NDALO ATA FAQEZI!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 08, 2011 12:07 am

Adem Gjugjeviku:PERËNDI KU JE!? NDALO ATA FAQEZI! 274473_100000202629693_1368592207_n

Adem Gjugjeviku:PERËNDI KU JE!? NDALO ATA FAQEZI!

Në një lëmsh të shthurur zor dihet:
kush është mbret e kush zotëri,
cilët janë çifligarë e cilët çifçi,
kush është rrogëtar e kush fajdexhi
as kush të vret pas shpine. . .
e kush qëndron prapa tij.
Vallë? është kjo demokraci?!

Në mal e vërri këngë e pushka gjëmonte
jehonën rrufe, bota kishte dëgjuar
Mihal Grameno kur kushtrimin lëshonte
në vdekje a liri fooort për t’u betuar.

Ndërkohë çdo gjë duket të ketë ndryshuar
edhe këngët tash së prapmi po këndohen,
aktorët në skenë lojë të re kanë filluar
vargjet e Gramenos ndryshe interpretohen:

"Vraponi o burra poshtë e përpjetë
duke u betuar për krye të nënës parti,
është nder dhe kurdoherë do të jetë
të vdes shqiptari për Greqi, Serbi, Rusi..."

O Zot i madh! Jep mend aty ku nuk ka!
pa fund dhuro mirësi e dashuri!
Mos lejo të vritet kurrë vëllai me vëlla,
na mundëso që bota të na ketë lakmi.

Po, po, përsëri këtu do të çelin lule të reja,
këtë natyrë prapë kanë për të zbukuruar.
Ndër breza do të jehojë gëzimi e hareja
askush me këtë popull më s’ka për të abuzuar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi