Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tre serbë të plagosur në Mitrovicë

Shko poshtë

Tre serbë të plagosur në Mitrovicë Empty Tre serbë të plagosur në Mitrovicë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 10, 2011 1:03 am

Tre serbë të plagosur në Mitrovicë

Tre serbë të plagosur në Mitrovicë Qeveria-denonjpg

(I plotësuar) -Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër incidentin që ndodhi në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, ku në rrethana deri më tani të pasqaruara janë plagosur tre qytetarë të Kosovës.

Tre persona të nacionalitetit serb, njëri prej të cilëve me uniformë të policisë së Kosovës, janë plagosur të mërkurën mbrëma me armë zjarri në lagjen “Kroi i Vitakut”, në veri të Mitrovicës.

Përmes një komunikate për media Qeveria e Kosovës fton organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat që kryesit e këtij akti të rëndë të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Qeveria u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës për qetësi dhe maturi, duke u përmbajtur nga çdo akt i dhunës, ngase përdorimi i dhunës është i papranueshëm në shtetin demokratik të Kosovës.

Ndryshe, zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, ka konfirmuar për Kosovapress se rasti ka ndodhur rreth orës 20.00, me ç’rast tre persona janë plagosur dhe se kësaj i ka paraprirë një përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në lagjen “Kroin e Vitakut”.

Sipas Hotit, gjatë kësaj përleshjeje, një person, identitetin e të cilit ai nuk e ka të bërë, ka përdorur armën dhe ka plagosur tre persona.

* * * * * *

Incidenti në Mitrovicë ka qenë i natyrës etnike. Raportohet se serbët kanë tentuar të vjedhin në shtëpitë e shqiptarëve kur kanë hasur në rezistencën e shqiptarëve dhe ka pasur shkëmbim zjarri. Të plagosur janë Sava Mojsic, Velkjo Djordjevic, Ivan Vukomanovic.

Pak pas orës 20:00 tre serbë janë plagosur në veri të Mitrovicës, tek Kroi i Vitakut raportojnë mediat serbe.

Në incident ka pasur të shtëna me armë, dhe njëri prej të plagosurve është pjesëtar i Policisë së Kosovës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ka bllokuar këtë pjesë të qytetit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi