Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpërthim në Mitrovicë, një i vrarë e 10 të plagosur

Shko poshtë

Shpërthim në Mitrovicë, një i vrarë e 10 të plagosur Empty Shpërthim në Mitrovicë, një i vrarë e 10 të plagosur

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 02, 2010 10:22 pm

Shpërthim në Mitrovicë, një i vrarë e 10 të plagosur

Një person ka ndërruar jetë dhe 11 janë plagosur nga shpërthimi në veri të Mitrovicës, në kohën kur rreth një mijë serbë po protestonin kundër hapjes së Zyrës për Regjistrim Civil në Lagjen e Boshnjakëve. I vdekuri është doktori Mehsud Gjekoviq, banor i Lagjes së Boshnjakëve. Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë rajonale në Mitrovicë, Ergin Mediq.
Tensionohet situata në Mitrovicë, dy shpërthime dhe të shtëna armësh.Shpërthim në Mitrovicë, një i vrarë e 10 të plagosur 1mitrovica


(E plotësuar) - Përkundër protestës dhe kundërshtimit të rreth 1 mijë serbëve, të cilët ishin mbledhur në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, autoritetet e Republikës së Kosovës kanë arritur që rreth orës 11:00 edhe zyrtarisht ta hapin Zyrën për Regjistrim Civil në këtë lagje, e cila do të funksionoj në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Protesta e rreth një mijë serbëve në kundërshtim të hapjes së Zyrës për Regjistrim Civil është përcjellë gjatë ditës së premte edhe me të shtëna nga armët e zjarrit.
Kjo ka bërë që Lagja e Boshnjakëve në orët e paradites të jetë përplot ushtarë të KFOR-it, policë të Kosovës dhe EULEX-it, ndërkohë që është dëgjuar edhe një shpërthim i një mjeti eksplodues.
Gjatë gjithë kohës situata është monitoruar edhe nga një helikopter i KFOR-it.
Bëhet e ditur se nga shpërthimi janë lënduar së paku 10 persona, ndërkohë që sipas spitalit në veri dr.Mesut Xhekoviq, pediatër nga komuniteti boshnjak nga plagët e marra ka vdekur. Policia nuk e verifikon këtë rast.
Mirëpo, përkundër tentimeve të serbëve që t’i afrohen objektit ku hapej Zyra për Regjistrim Civil, forcat policore kanë pamundësuar një gjë të tillë.
Kjo ka bërë që autoritetet e Republikës së Kosovës të arrijnë që rreth orës 11:00 edhe zyrtarisht ta hapin Zyrën për Regjistrim Civil në këtë lagje, e cila do të funksionoj në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Pas gjithë kësaj, protestuesit serbë janë shpërndarë, ndërsa hetues të Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it kanë nisur hetimet për të parë rrethanat në të cilat ndodhën të shtënat e armëve dhe shpërthimi.
* * * * * *
Tensionohet situata në Veri të Mitrovicës. Rreth 1500 serbë në lagjen e Boshnjakëve janë duke protestuar që nga ora 08:30 e mëngjesit të sotëm. Raportohet për 11 persona të plagosur.
Zëdhënësi i Policisë së Kosoëvs për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i tha se përveç shpërthimit, janë regjistruar edhe të shtëna me armë zjarri.
Zëdhënësi Hoti, duke u bazuar në informacionet nga terreni, tha se të lënduarit janë dërguar në qendrën spitalore në veri të qytetit.
Por, ai sqaroi se ende nuk dihet përkatësia etnike apo numri i saktë i të lënduarve. Po ashtu, ende nuk janë sqaruar as rrethanat se si ka ndodhur shpërthimi.
“Absolutisht, deri në këto momente, nuk kemi informacione për ndonjë kryes të mundshëm të këtij akti, apo për përkatësinë etnike të personave të lënduar”, tha Hoti.
Burimet kanë njoftuar se situata atje është tensionuar, me ç'rast kanë ndodhur dy shpërthime dhe ka pasur të shtëna armesh, ku si pasoj deri me tani raportohet së është lënduar rëndë një doktor dhe 10 të tjerë, deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
"Mbi 1500 protestues serb kanë filluar një protestë rreth orës 08:30 para ndërtesës së zyrës për regjistrim civil e cila është hapur dje nga Ministria e Punëve të Brendshme, në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë. Protestuesit kanë arritur të hynë në këto zyre, kanë shkaktuar disa dëme materiale dhe kanë hequr nga ndërtesa pllaken me mbishkrimin Republika e Kosovës. Gjatë kohës sa mbahej protesta janë dëgjuar dy shpërthime të fuqishme dhe ka pasur të shtëna armesh. Deri me tani si pasoj e këtyre shpërthimeve ka mbetur i lënduar një doktor dhe 10 të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore”.
Gjysmë ore pas shpërthimit, rreth orës 10:30, sipas policisë, protestuesit janë shpërndarë dhe tashmë rruga është liruar për qarkullim. Policia raporton për qetësim të situatës.

Bota sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shpërthim në Mitrovicë, një i vrarë e 10 të plagosur Empty Re: Shpërthim në Mitrovicë, një i vrarë e 10 të plagosur

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 02, 2010 10:26 pm

Mitrovicë: Stuata nën kontroll



Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka njoftuar kabinetin qeveritar me zhvillimet në veri të Mitrovicën, me rastin e hapjes së Zyrës së Qeverisë në këtë pjesë të qytetit. Ai ka thënë se disa qindra qytetarë të nacionalitetit serb janë mbledhur duke protestuar kundër hapjes së kësaj zyre dhe kanë provuar të afrohen kësaj zyre, por janë penguar nga Policia e Kosovës. Ministri Rexhepi ka njoftuar se po në këtë kohë ka ndodhur një shpërthim i një granate, larg turmës së protestuesve dhe Zyrës së Qeverisë, dhe në këtë rast janë lënduar së paku 11 persona. Sipas ministrit Rexhepi, situata është nën kontroll, dhe zyra e Qeverisë ka vazhduar të jetë e hapur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi