Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Florini: Dyshoj se në AKI kanë dorë partitë politike

Shko poshtë

Florini: Dyshoj se në AKI kanë dorë partitë politike Empty Florini: Dyshoj se në AKI kanë dorë partitë politike

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 16, 2011 5:32 pm

Florini: Dyshoj se në AKI kanë dorë partitë politike

Florini: Dyshoj se në AKI kanë dorë partitë politike Florini

Edhe pse ishte një takim i gjatë dhe i mbyllur për media, mes Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe drejtorit të AKI-së, Bashkim Smaka, Komisioni e ka vlerësuar të mirë përformancën e saj që nga themelimi, por nuk kanë munguar vërejtjet se në këtë agjencion partitë politike e kanë të shtrirë rrjetin e tyre.

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Florin Krasniqi ka thënë të mërkurën se pesronalisht mendon se partitë politike e kanë të shtrirë rrjetin e tyre edhe brenda kësaj agjencie shtetërore, por sipas tij, kjo i mbetet hetuesisë që ta vërtetojë.

“Unë personalisht mendoj se ata kanë një rrjet të inteligjencës, se në cilën masë, kjo është çashtje për hetuesinë. Unë kam kërku m’u kriju një komison parlamentar që m’u hetu këto agjenci, m’u pa çka kanë punu, kur kanë punu, kur kanë përfundu, a kanë përfundu, kjo është çashtje hetuesie”, ka thënë ai.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që nëse dinë diçka lidhur me ndikimin e partive politike në këtë agjenci, të tregojnë me emra konkret, dhe sipas tij, do të merren masa të menjëhershme për largimin e atij personi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi