Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maraj: Jam takuar me Kadri Veselin për të mirën e Kosovës

Shko poshtë

Maraj: Jam takuar me Kadri Veselin për të mirën e Kosovës Empty Maraj: Jam takuar me Kadri Veselin për të mirën e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 18, 2011 8:20 pm

Maraj: Jam takuar me Kadri Veselin për të mirën e Kosovës

Maraj: Jam takuar me Kadri Veselin për të mirën e Kosovës Rame_maraj_05
Ramë Maraj

Ramë Maraj është shfaqur në publik dhe ka folur në një konferencë për media në periferi të Prishtinës. Njeriu që përflitej si udhëheqës i Shërbimit Sigurimi i Atdheut' ka mohuar çdo lidhje me të, madje e quan fantome organizatën që thuhet se ka qenë e afërt me LDK-në. Atij i ka mbetur hatri me disa njerëz që së fundi e kanë ndërlidhur emrin e tij si Shefi i "Sigurimit të Atdheut". Sipas tij, Florin Krasniqi i Vetëvendosjes, Behgjet Pacolli, Burim Ramadani i AAK-së dhe Jeta Xharra kanë shpifur.

"Kërkoj ballafaqim publik me ta. Ka disa shkresa që tregojnë për mënyrën e paligjshme të Pacollit. Po ashtu edhe disa të tjera që tregojnë për transferimin e disa fondeve në Serbi nga Jeta Xharra. Kërkoj që ata ti komentojnë" ka thënë Maraj duke refuzuar ti ofroj. Ndërsa për Krasniqin e Ramadanin ka thënë se habitet si e kanë përmendur emrin e tij si shefi i SIA-së pa fakte. Maraj nuk ka pranuar të ofroj detaje më shumë për sigurimin e dokumenteve, duke thënë se disa i ka siguruar në kohën kur e drejtonte gazetën Iliria Post.

Ai ka pranuar se ka qenë këshilltar special i ish Presidentit Ibrahim Rugova ndërsa tani është pa punë. Duke folur për marrëdhëniet me Kadri Veselin, ish shefin e SHIK-ut, Maraj ka treguar se është takuar me të në Kosovë, pas luftës kur edhe duhej për të mirën e Kosovës.

Ramë Maraj në konferencën e mbajtur sot tha se nuk është shef i SIA-s dhe nuk e di kush është kjo organizatë

Gjithashtu Maraj i ka bërë ftesë publike, Behgjet Pacollit, Florin Krasniqit dhe Jeta Xharrës që të ballafaqohen, siç ka thënë ai, për disa dokumente që ka për një pjesë të pasurisë së Pacollit, disa transfere parash në Serbi të Jeta Xharrës.

Ai ka thënë se me Isa Mustafën, kreun e LDK-së nuk ka ndonjë kontakt.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi