Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PTK: Haxha është detyruar të paralajmëroi dorëheqje

Shko poshtë

PTK: Haxha është detyruar të paralajmëroi dorëheqje Empty PTK: Haxha është detyruar të paralajmëroi dorëheqje

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 21, 2011 6:05 pm

PTK: Haxha është detyruar të paralajmëroi dorëheqje

PTK: Haxha është detyruar të paralajmëroi dorëheqje Shyqyri_Haxha

Kryeshefi ekzekutiv Shyqyri Haxha është detyruar të paralajmëroi dorëheqjen nga pozita e tij, ka bërë të ditur Departamenti për Komunikim i PTK-së.

Sipas kumtesës, kryeshefi ekzekutiv i PTK, për këtë paralajmërim e ka njoftuar edhe Bordin e Drejtorëve të PTK.

“Kryeshefi ekzekutiv i PTK pas një menaxhimi të suksesshëm të PTK, për tri vitet e kaluara për shkaqe të zvogëlimit të hapësirës së veprimit dhe pengesave për realizimin e vizionit të tij për zhvillimin e korporatës, ka paralajmëruar dorëheqjen nga udhëheqja e mëtutjeshme e PTK”, thuhet në kumtesë.

“Për sukseset dhe rezultate të dëshmuara në menaxhimin e PTK, kryeshefi ekzekutiv falënderon të gjithë stafin e PTK, që e kanë përkrahur dhe kanë punuar së bashku me përkushtim, ndershmëri dhe profesionalizëm, përfundon kumtesa e Departamentit për Komunikim i PTK-së.

Kurse për RTK-në, Haxha ka thënë se qëndrimi i mëtutjeshëm në këtë post do të ishte jo efektiv marrë parasysh faktin se sipas tij, ka njoftime për uljen e vlerës së kompanisë në treg.

Haxha tha se fakt tjetër që ndikon në dorëheqjen e tij është edhe vendimi i qeverisë që ka pezulluar të gjitha investimet në PTK.

Kohën e saktë të largimit, Haxha tha se do ta publikoj së shpejti.

Privatizimi i PTK-së dështoi të ndodh këtë vit dhe si arsye është permendur terheqja nga gara e telekomit kroat me aksionar telekomin gjerman.

Shyqyri Haxha paralajmëron dorëheqjen nga PTK-ja

Kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha paralajmëroi sot dorëheqje nga ky post.
Këtë lajm e dha vetë Haxha për transmetuesin publik duke thënë se qëndrimi i mëtutjeshëm në këtë post do të ishte jo efektiv marrë parasysh faktin se sipas tij, ka njoftime për uljen e vlerës së kompanisë në treg. Haxha tha se fakt tjetër që ndikon në dorëheqjen e tij është edhe vendimi i qeverisë që ka pezulluar të gjitha investimet në PTK. Kohën e saktë të largimit, Haxha tha se do ta publikoj së shpejti. Privatizimi i PTK-së dështoi të ndodh këtë vit dhe si arsye është permendur terheqja nga gara e telekomit kroat me aksionar telekomin gjerman.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi