Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dëshmitari “81”: Tre persona u vranë në prani të Haradinajt

Shko poshtë

Dëshmitari “81”: Tre persona u vranë në prani të Haradinajt Empty Dëshmitari “81”: Tre persona u vranë në prani të Haradinajt

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 22, 2011 9:58 pm

Dëshmitari “81”: Tre persona u vranë në prani të Haradinajt

Dëshmitari “81”: Tre persona u vranë në prani të Haradinajt Haradinaj__22

Ka rinisur sot në Hagë gjykimi kundër ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i ndërprerë të hënën për shkak të sëmurjes së dëshmitarit të mbrojtur të koduar me emrin “81”.
Ky dëshmitar ka rrëfyer në Tribunalin e Hagës se si të burgosurit ishin torturuar dhe vrarë në të ashtuquajturin burg të Jabllanicës gjatë vitit 1998, i cili supozohet se kontrollohej nga Haradinaj.


Sipas portalit italian “Adnkronos”, dëshmitari “81” ka treguar se ai vetë ka parë “një serb, dy romë dhe katër shqiptarë, të jenë rrahur e më pastaj të jenë larguar për të mos u kthyer kurrë”.
Sipas tij, tre prej tyre janë urdhëruar në prani të Haradinaj që të vriten. “Trupat e tyre nuk janë gjetur kurrë,” citon ky portal dëshmitarin e prokurorisë.


Tribunali i Hagës, e ka liruar më 2008 nga të gjitha akuzat Ramush Haradinajn, në mungesë të provave. Por më 2010, një panel ka urdhëruar rigjykim të pjesshëm kundër tij, pasi pretendohet se dëshmitarët potencialë ishin kërcënuar dhe frikësuar, dhe disa të tjerë kishin vdekur në mënyrë misterioze. (jnk)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi