Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tre terroristë të identifikuar për sulmet e Parisit, ku u vranë 129 persona

Shko poshtë

Tre terroristë të identifikuar për sulmet e Parisit, ku u vranë 129 persona Empty Tre terroristë të identifikuar për sulmet e Parisit, ku u vranë 129 persona

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 15, 2015 3:21 pm

Tre terroristë të identifikuar për sulmet e Parisit, ku u vranë 129 persona

Tre terroristë të identifikuar për sulmet e Parisit, ku u vranë 129 persona Largea_autoritetet-franceze1447589371
Në sulmet e së premtes në Paris janë vrarë 127 persona nga ekstremistët e Shtetit Islamik.


Autoritetet franceze thonë se kanë identifikuar tre nga terroristët që kryen sulmet serike në Paris mbrëmjen e së premtes. Familjarët e tyre janë arrestuar dhe po merren në pyetje. Të dhëna jozyrtare thonë se njëri prej tyre ishte vetëm 15 vjeç.
Mes të identifikuarve që kryen sulme vetëvrasëse është edhe edhe shtetasi francez, Omar Ismail Mostefaï (1985). Ai është rritur në lagjen e varfër të Parisit, Courcouronnes,.
Mostefaï ka të regjistruar dosje kriminale për disa krime të vogla dhe ishte dënuar tetë herë brenda viteve 2004-2010, por asnjëherë nuk ishte mbajtur në burg.
Ai ishte futur në listën e rrezikut të lartë për radikalizim në vitin 2010, por asnjëherë nuk ishte hetuar për ndonjë lidhje me organizatat terroriste, citohet duke thënë prokurori i Parisit, Francois Molins nga AFP.
Policia po mundohet të zbulojë nëse Mostefai kishte udhëtuar ose jo drejt Sirisë vitin e kaluar.
Dy të dyshuarit tjerë për sulmet e Parisit besohet të jenë nga Siria, të cilët depërtuan në Evropë përmes Greqisë muaj më parë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi