Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bebiq: Mos të jetojmë me histori, të ecim përpara

Shko poshtë

Bebiq: Mos të jetojmë me histori, të ecim përpara Empty Bebiq: Mos të jetojmë me histori, të ecim përpara

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 23, 2011 9:24 pm

Bebiq: Mos të jetojmë me histori, të ecim përpara

Bebiq: Mos të jetojmë me histori, të ecim përpara Bebiq-kuvend-231111_bs

Kryetari i Kuvendit të Kroacisë, Lluka Bebiq ka shprehur mbështetjen e plotë të vendit të tij për Republikën e Kosovës, në mënyrë të veçantë për tërësinë territorial të Kosovës. Gjatë fjalimit të tij në një seancë solemne të mërkurën në Kuvendin e Kosovës, Bebiq u ka kujtuar deputetëve të Kosovës, se si nuk duhet harruar asnjëherë viktimat që kanë rënë për pavarësinë e vendit, përderisa ka shtuar se historia nuk duhet harruar, por nuk duhet jetuar më të, por duhet ecur përpara.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi fillimisht ka shprehur mirënjohjen për ndihmën e vazhdueshme që shteti kroat ka dhënë dhe po jep për Kosovën, ndërkaq ka siguruar homologun e tij, se komuniteti kroat shumë shpejt do të njihet si komunitet pakicë me ligj dhe kushtetutë.

Ai ka kërkuar nga kryeparlamentari kroat që vendi i tij të vazhdojë përkrahjen diplomatike për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe aderimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe institucionet euroatlantike, ndërkaq ka kërkuar që gjithë bota demokratike të ushtrojë presion ndaj Serbisë që të heq dorë nga politikat e tanishme.

“Në veri të Kosovës, Beogradi ka ngritur strukturat kriminale, me të cilat jo vetëm pengon integrimin e komunitetit serb të atjeshëm, por ndërhynë rëndë në rendin kushtetues dhe sovranitetin e vendit tonë. Bota demokratike duhet të ushtrojë presion mbi autoritetet serbe që të heqin dorë nga politika intervencioniste ndaj Kosovës dhe të mos hapen vatra të reja krize e rreziku në rajonin tonë. Përkundër politikës aktuale serbe të urrejtjes e të dëmtimit të Kosovës, ne do të vazhdojmë të dërgojmë mesazhet e paqes dhe të mirëbesimit, të pajtimit e të bashkëpunimit, sepse besojmë fuqishëm se kjo është e ardhmja jonë e përbashkët, kjo është rruga e integrimit të të dy vendeve në Bashkimin Evropian”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, kryeparlamentar kroat, Bebiq ka thënë se Kroacia dëshiron ta mbështes Republikën e Kosovës në të gjitha sferat, ngase stabiliteti është një prej faktorëve më të rëndësishëm për Kosovën, sikurse edhe për të gjitha vendet tjera të Evropës Juglindore.

“Dua t’ju them që Kroacia gjithësesi përkrah në mënyrë të veçantë tërësinë territoriale të Kosovës dhe dëshiron të zhvillojë marrëdhënie të veçanta me Kosvën, dhe gjithashtu do t’ju përkrahim në sfera të ndryshme. Stabiliteti është ajo që është me rëndësi për të gjitha vendet e Evropës Juglindore, sepse është një garancion i zhvillimit dhe progresit. Për këtë arsye vlerësoj rolin e organizatave botërore, veçmas NATO-s dhe BE-së të cilat për shumë vite japin kontribut për stabilizimin e kësaj pjese të botës. Kroacia gjithashtu ka qenë viktimë e agresionit brutal, mirëpo nuk duhet të jetojmë me këtë histori, por duhet të shkojmë përpara. Natyrisht do të ndërtojmë një ardhmëri. Mirëpo viktimat tona në luftën për pavarësi ne nuk i harrojmë dhe kurrë nuk do t’i harrojmë”, ka thënë Bebiq.

Bebiq ka thënë se bashkëpunimi në të gjitha sferat e jetës mes vendeve të rajonit është e ardhmja e vetme e mundshme dhe kështu është edhe midis Kosovës dhe Kroacisë.

Ai ka thënë se Kroacia është e interesuar për bashkëpunim me Kosovën në të gjitha sferat, përfshi këtu ekonominë, infrastrukturën, bashkëpunimin parlamentar etj, por gjithnjë në masën sa dëshiron Kosovën, duke përjashtuar çfarëdo lloj majorizimi.

“Ne jemi të gatshëm që ta përkrahim Kosovën, ashtu siç dëshiron ajo. Kemi përvoja të së kaluarës dhe mund të flasim me njerëzit këtu në Kosovë, në Bosnjë Hercegovinë, në Serbi, Mal të Zi dhe të gjithëve u them njëjtë, nuk dëshirojmë të jemi vëllai i madh i askujt, por as vëllai i vogël, por dëshirojmë të jemi të barabartë, të bëjmë bashkëpunim miqësor në masë sipas dëshirës së homologut tonë. Në këtë bazë ndërtohen marrëdhëniet tona, pa majorizim, pa shtytje të panevojshme, pa ombrellizim dhe në këtë mënyrë dëshirojmë të bashkëpunojmë në të gjitha sferat”, ka theksuar Bebiq.

Kreu i Kuvendit të Kroacisë ka vlerësuar lart ecjen e Kosovës nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, ndërkaq në mënyrë të veçantë ka vlerësuar hapësirën dhe të drejtat që kanë pakicat në Kosovë, sikur që është edhe pakica kroate që jeton në Janjevë.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, kryeparlamentari kroat është takuar me drejtuesit më të lartë të Kosovës, me presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi dhe një takim të veçantë kishte edhe me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi. Gjatë ditës ai pritet ta vizitojë fshatin Janjevë, ku jeton pakica kroate.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi