Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Burim Namoni: Jetojme perse jetojme , Pse kemi lindur ne kete bote !

Shko poshtë

Burim Namoni: Jetojme perse jetojme , Pse kemi lindur ne kete bote ! Empty Burim Namoni: Jetojme perse jetojme , Pse kemi lindur ne kete bote !

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 31, 2010 10:21 pm

Burim Namoni: Jetojme perse jetojme , Pse kemi lindur ne kete bote ! 18576_253373455745_570825745_4280209_1065421_n

Burim Namoni: Jetojme perse jetojme , Pse kemi lindur ne kete bote !



Lumturohemi me faktin qe jetojme ne kete jete, qe na pushton fort nen krahet e saj dhe na dhuron emocione te paimagjinuara, embelsohemi me freskin dhe aromen e puthjeve qe na dhuron dashuria e jetes sone, meditojme dhe enderrojme per dicka me shume, gjithmone me shume, sa here i afrohemi nje pragu me te larte, perseri nuk ngopemi me deshiren per te shkuar me tej, kjo eshte te jetojme si njerez, te llogjikojme si njerez, te edukohemi si njerez dhe te enderrojme dhe veprojme si te tille.

Jetojme, perse jetojme
Qellimi i gjithesecilit eshte te leme "gjurme" ne kete toke. Te ndihet emri yne ne kete jete, te mundohemi qe nepermjet inteligjences, zgjuarsise, kureshtjes, hamendesise, ironise, kenaqesise, dashurise, praktikes dhe veprave tona, te luftojme per nje jete me te mire. Jetojme qe brezat qe vijne ta shohin me nostalgji punen dhe veprat e te pareve te tyre, dhe te luftojne dhe ata qe jeta e pasqyruar ne shpirtin e stermunduar te nje brezi te meparshem, te gjeje perkrahje, mbeshtetje dhe te mos sugjestinohet nga frika e ekzistences se nje pesimizmi qe kerkon te shuaje nje planet te tere.

Pse kemi lindur ne kete bote
Shpesh gjykojme se lindja jone ka qene e kerkuar nga te tjere dhe jo nga ne, shpesh hidherohemi me faktin qe ne jemi pjelle e nje ngjarje te emetuar nga shkarkime te fuqishme emocionale dhe erotike, qe pushtuan nje nate vere, dimri, vjeshte apo pranvere mendjet apo zemrat e prinderve tane. Shume here e shohim jeten te mbeshtjelle nga ajo guacka e ledhatuar e duarve te prinderve, e sjelljes se influencuar te ambjentit perreth, dhe shpesh nxitojme ne arritjen e konkluzioneve te personalizuara nga nje llogjike e paster e pa sterilizuar dhe pasterizuar me pare nga shoqeria qe na embelson apo hidheron me fjalet dhe veprimet e saj.

Kemi lindur ne kete bote, per ti sherbyer te mires se njerezimit, edhe pse egoja njerezore, kerkon qe ne rradhe te pare te arrije te mirat individuale, perseri kjo gje e pare ne nje kendveshtrim me te gjere, dhe me te fokusuar, gjithe perpjekja e tij, gjithe ai vullnet, sakrifice, force te vendosura dhe te ofruara ne shoqeri, kane nje rol shume te rendesishem, ate te cuarjes se shoqerise drejt principeve me te larta te jeteses. Njeriu per njerine eshte bishe, por eshte pikerisht kjo bishe e stervitur inteligjente, qe ne saje te zgjuarsise se saj arrin te emetoje me force, zjarr, dashuri, dhembshuri dhe zemergjeresi, e ne te njejten kohe behet burim i nje ndjenjeje te nje cmire te jashtezakonshme ne syte e personave te tjere, duke i bere ata te gjykojne mbi jeten e tyre, dhe te kerkojne me shume, duke nxitur tek ata shpirtin ambicioz, deshiren per te arritur dicka me te mire, per te arritur edhe ata maja me te larta .

Ambicje e kushtezuar nga nje fakt pozitiv per mbare njerezimin, duam te korrim suksese, duam te jemi te paret, duam qe askush te mos jete mbi ne, dhe te jemi ne ata qe komandojne, e pra nese cdo kush synon majat atehere edhe e ardhmja do te jete me e mire, se ne saje te ketyre perpjekjeve te gjithsecilit per te bere dicka me te mire per jeten e tij, ne menyre te pandergjeshme ai krijon mundesira te reja, dhe shpresa te reja per brezat e ardhshme.

Jetojme, luftojme, krijojme, ndertojme, nje te ardhme qe te jete shembull per te gjithe, edhe pse shpesh e lyer me gjakun e kuq te sakrificave njerezore, kjo e ardhme duhet te jete e denje per brezat qe do te vijne.

Jetojme per te ndihmuar ate qe ka me shume nevoje. Shpesh hidherohemi duke pare mijra persona te lenduar, persona te deshperuar, persona pa familje, pa strehe, pa te ardhme, pa para, pa pranine e nje njeriu te dashur, qe ti shtrengoje fort ne gjirin e tij dhe ti japi ngrohtesi. Jetojme ne nje jete qe eshte shume kapricioze dhe qe nuk te afron prane vetes, por te qendron e ftohte, e eger, e ashper, e dhunshme, shpesh e pafajshme ne sjelljen e saj, dhe e kushtezuar nga veprimi i disa personave qe deklarojne se jane ata qe do ti vijne ne ndihme paqes, mirekuptimit, tolerances, dashurise dhe nje te ardhmeje me te mire.

Duam te jemi te lumtur, duam te jemi te paret, duam te arrijme cdo gje qe enderrojme dhe deshirojme, duam te duhemi, duam te na jepet ngrohtesi, duam qe te gjejme mirekuptim, po valle ku po i kerkojme keto? Nese nuk alternojme vizionin e fantazise se llogjikes sone me dashurine e emetuar me force, zjarr dhe pasion nga zemra jone, atehere jeta do te jete vetem nje vazhdueshmeri e njetratshme e nje vije fundi i se ciles eshte toleranca zero.

Jeta eshte e bukur, jeta eshte e dashur, jeta eshte e mbushur plot gezim e hare, por qe te arrish te futesh ne zemren e saj, ne te privilegjuarit e saj, duhet qe me pare te shikosh ne brendesi te vetes, dhe te kuptosh se cfare kerkon vertet te arrish ne te, cili je dhe si mund ta vesh zgjuarsine tende ne te mire te cdo kujt qe te rrethon, duke i bere mire vetes, por ne te njejten kohe duke i dhuruar dashuri, paqe dhe miresi dhe personave qe te rrethojne.

Mos e shikoni jeten si nje placke qe mund ta bleni dhe ta hidhni kur te doni, ajo eshte e vyer, e shenjte dhe e dlire. Portat e saj jane te hapura, por me pare duhet ti gjeni ato, per te arritur ate qe te gjithe deshirojme, nje te ardhme me te mire dhe me te lumtur, paqe, harmoni, dhe gezim.
_
__Suksesi nuk eshte ÇELËS i Lumturis , Lumturia eshte ÇELËS i Suksesit !
_______Jeto Sikur Te Vdesesh Neser , Meso Sikur te Jetosh Gjithmon ! ________
Ti Kosov me jep nder,
me jep emrin Kosovar,
zemren ti ma gatove,
plot me deshire dhe me zjarr!



Burim Namoni: Jetojme perse jetojme , Pse kemi lindur ne kete bote ! 17276_303003870745_570825745_4524226_1870869_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi