Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqir Sina:Një ngjarje tragjike tronditi komunitetin shqiptar në Detroit

Shko poshtë

Beqir Sina:Një ngjarje tragjike tronditi komunitetin shqiptar në Detroit Empty Beqir Sina:Një ngjarje tragjike tronditi komunitetin shqiptar në Detroit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 24, 2011 9:31 pm

Një ngjarje tragjike tronditi komunitetin shqiptar në Detroit


Beqir Sina:Një ngjarje tragjike tronditi komunitetin shqiptar në Detroit 273656_100001647878982_2784754_n
BEQIR SINA, New York
Beqir Sina:Një ngjarje tragjike tronditi komunitetin shqiptar në Detroit Detroit23
Viktor Shaholli vret me armë zjarri Dashamir Matjanin, 29 vjeç

I ndjeri SHaholli ishte në lidhje familjare me dorasin dhe kishte shkuar në shtëpinë e dorasit për t’i ndihmuar në renovimin e shtëpisë.

St Clair Shores Detroit: Në një mini lagje të Detroitit, St Clair Shores, një emigrantë shqiptarë është arrestuar dje i i akuzuar për vrasje në familje. Dorazi është një 62-vjeçar, emigrantë i quajtur Viktor Shaholli, banor i lagjes St Clair Shores i cili u akuzua dje(të martën) zyrtarisht për vrasjen e ditës së dielë në shtëpinë e tij. Viktor Shaholli u akuzua për vrasje të shkallës së parë me armë të zjarrit. Arma e krimit është si provë nën zotërimin e Gjykatës së Qarkut 40. Në se vërtetohet akuza e vrasjes, Shaholli sipas ligjeve thuhet se ka për të marrë një dënim me burg të përjetshëm. Shaholli gjatë pyetjeve të hetues me ndihmën e një përkthyesi shkruan shtypi vendas u vetëdeklarua jo fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij. Shtypi vendas thotë Shaholli është banori i St Clair Shores për disa vjet dhe është një emigrant i huaj nga Shqipëria.
Gjykatësi Jozefi Craigen Oster nga Gjykata e Qarkut 40-të, urdhëroi që i akuzuari për vrasjen e Dashamir Matjanit, 29 vjeç, Viktor Shaholli do të mbahet në burgun e qarkut të Macomb në një fat të papërcaktuar deri sa të dalë në gjyqë . Dashamir Matjanit, 29 vjeç, edhe ai emigrant nga Shqipëria është me lidhje familjare me Viktor Shahollin Avokati Shahollit, Timothy Barkovic, tha se klienti i tij është i pafajshëm.
Gjykatësi Jozefi Craigen Oster nga Gjykata e Qarkut 40-të, gjithashtu urdhëroi që i akuzuari Viktor Shaholli t'i nënshtrohet një egzaminimi mendore për të përcaktuar nëse ai është "komplet normal" për të dalë në gjyq.
Gjykatësi tha se "Unë kam folur me një Imam të tij, i cili e ka njohur atë për një kohë të gjatë, dhe ai më ka treguar se z. Shaholli nuk mund të jetë "komplet normal"," tha ai. Për shkak të egzaminimit mendorë, seanca e parë e gjykimit të mund të shtyhet, dhe siç ka deklaruar gjukatësi Oster ajo ka mundësi " që të mos të mbahet edhe për katër deri në gjashtë javë." shkruan shtypi vendas.
Policia tha se 62-vjeçari Viktor Shaholli është akuzuar për vrasje në lidhje me të shtënat vdekjeprurëse në rrugën St Clair Shores gjatë fundjavës.
Policia tha sei vrari është Dashamir Matjani, 29 vjeç, i cili kishte shkruar për të ndihmuar familjen e tij - familjen Shaholli, për të rinovuar shtëpinë e tyre, ditën e diela në rrugën Recreation kur ai u vra.
Policia thotë se Shaholli ka qëlluar me armë zjarri dhe e ka vrarë 29 vjeçarin Dashamir Matjani, të dielën në një shtëpi në bllokun e 23.200 në Rrugën Recreation pranë rrugëve Masonic dhe Greater Mack.. Të dy ishin duke punuar për të rinovuar shtëpinë, e re kur shkrepjet me armë zjarri ndodhën, tha ai. Policia thotë se ka filluar hetimin e tyre, qysh ditën e diel, për të dhënë një përshkrim të ngjarjes duke gjtur armën e të dyshuarit dhe të automjeteve të dyshuarit, tha ai. Ata gjithashtu gjetën armë gjahu të përdorura nga të shtënat në afërsi të vendit të krimit, sipas autoriteteve
.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi