ZOTI NUK ËSHTË I MADH, ZOTI ËSHTË MË I MADHI...Shkruan: Mexhid YVEJSI,GjakovëVakovë
Faqja 1 e 1

Mexhid YVEJSI, (Gjakovë)
ZOTI NUK ËSHTË I MADH,
ZOTI ËSHTË MË I MADHI...
(Reagim rreth shkrimit: “Religjioni helmon gjithçka”, të autorit britaniko-amerikan, Christopher Hitchins, me banim në Washington, autor i librit: “God is Not Great”(Zoti nuk është i madh), pjesë e të cilit është shkrimi i lartëpërmendur, botuar në “Koha Ditore-Koha për kulturë”
e shtunë, 10 maj 2008, faqe: 46.)
”Nëse nuk është e drejtë mos e bën,
nëse nuk është e vërtetë mos e thuaj.
- M. Aureli
Këtë e bëri, këtë e tha, autori ateist, britaniko-amerikan, Christopher Hitchins…
Nuk më shqetësoj vështrimi i ateistit për Zotin dhe religjionin, por vlerësimi i gabuar që i bëhej Zotit dhe religjionit…
Ç’është religjioni?
Religjioni ose feja, sipas enciklopedistëve anglo-amerikanë, është faktor kryesor përcaktues për jetë a vdekje, qoftë si individ apo si shoqëri dhe në gjirin e saj ajo përfshinë gjërat më themelore: rregullin dhe domethënjen e jetës.
Autori britaniko-amerikan, Christopher Hitchins, në shkrimin e tij hokatar, hajgare, dëshmon papjekurin e tij fetare…
Papjekuria fetare, siç thoshte Kant-i (1724-1805) është jo vetëm më e dëmshmja, por edhe më e pandershmja nga të gjitha.
Të dëmshëm dhe të pandershëm janë edhe ata që dinë pak për fe e pak për shkencë e grinden.
Millikan-i (1868-1953), fitues i çmimit nobel për fizikë,
për këtë, thoshte: ”Kur të grinden njerëzit që dinë pak për fenë dhe ata që dijnë pak për shkencën, ndokush mund të mendoj se aty ka vend mosmarrëvshja ndërmjet fesë dhe shkencës, ndërsa aty kanë vend, në të vërtetë, dy llojë injorancash”
Me dy llojë injorancash nuk zbulohet e vërteta.
E vërteta, sipas Bekonit (1561-1626), themelues i shkencës moderne, gjendet në filozofi, por njohja më e thellë e filozofisë, thoshte Bekoni, na kthen sërish te religjioni.
“Religjioni helmon gjithçka” shkruan autori britaniko-amerikan, Christopher Hitchins, në librin:
“God is Not Great”, (Zoti nuk është i madh), këto janë mite dhe paragjykime, pra nuk janë të vërteta.
E vërteta, siç shkruan në Enciklopedinë Amerikane, është shpesh e papëlqyeshme, pasi ajo nuk i mbështet paragjykimet e mitet…
Për të kuptuar Zotin, nuk duhet të nisemi nga njeriu, po nga Zoti dhe nga Zbulesa e Tij, Fjala e Tij, atëherë kemi rregull, siguri…
Dramaturgu më i njohur amerikan, Eugene O’Neill, shpesh e kishte zakon, shprehi, të thoshte:
“Shumica e dramaturgëve, shkrimtarëve modernë shqetësohen për marëdhëniet ndërnjerëzore, por kjo mua nuk më intereson aspak. Unë jam i interesuar vetëm për marrëdhëniet ndërmjet njeriut e Zotit.”
Një nga filozofët më të njohur anglez, George Berkly (1684-1753) këshillonte: ”Ajo që meriton vendin e parë në studimet tona është mendimi për Zotin…”
Mendimi për Zotin, mendimi për religjionin, i shkrimtarit britaniko-amerikan, Christopher Hitchens, se :
“Zoti nuk është i madh” dhe “Religjioni helmon gjithçka” ajo që ju vlerësoni, në të vërtetë është ajo që ju mungon, jo ajo që keni… Ajo që keni është e dukshme…
Viktimizoje të dukshmen, këshillonte Ajnshtajni, për ta kuptuar të padukshmën…
Atyre, që e pyesnin për fshehtësinë e sukseseve të tija, Louis Pasteri, iu përgjigjej:
”Unë kam qenë një nxënës i vogël, të cilin Zoti e ka udhëhequr me dorë që të zbulojë ndonjë fshehtësi që Ai e ka fshehur në natyrë.”
Në natyrë ka shumë fshehtësi, ka shumë mrekulli…
Më duket e pamundur, thoshte Pascal-i, t’i njohë pjesët pa e njohur tërësinë, po aq sa edhe ta njoh tërësinë pa njohur veç e veç pjesët…
Pjesët duken kudo, për hulumtuesit ato janë gjurmët e Krijuesit…
Për Krijuesin nuk mjafton të flasësh, përveç nëse thua të vërtetën.
Të vërtetën e tha Demokriti, që nderohej si më i madhi i filozofëve të lashtë, i cili tha: “Unë nuk di asgjë me siguri..”
Parmenidi, që konsiderohet si Ati i metafizikës europiane, besonte se: ” Njohuria e vërtetë është e paarritshme…”
Sokrati, më i nderuari prej të gjithëve tha: ”Gjithçka që dinte, ishte se asgjë nuk dinte”
Mbi tempullin e Delfit qëndronte një mbishkrim i njohur: Njih vetveten! Kush njeh vetveten, thoshte, Muhammedi (a.s.) ai e njeh Zotin. Zoti është e Vërteta.
Do ta njihni të Vërtetën, thoshte Krishti, (hazreti Isai a.s.) dhe e Vërteta do t’ju bëj të lirë.
E Vërteta është Një, por njerëzit e quajnë me emra të ndryshëm.
Të ndryshëm jemi edhe ne, por nëse nuk e thua dot të vërtetën, kjo nuk do të thotë që për këtë arsye të pa arsyeshme të thuash gënjeshtra si: Zoti nuk është i madh, feja helmom gjithçka…!
Jeta ku nuk njihet e Vërteta dhe e Drejta nuk mund t’i sjellë njeriut lumturi…
Lumturi nuk është kur thuani se Zoti nuk është i madh, por kur thuani se Zoti është më i madhi.
Lumturi është kur beson, kur e përjeton se feja nuk helmon, por na shpëton….
Shpëton gjithçka njerëzore, sepse Feja është lulja më e bukur Hyjnore…
(Autori është studies i religjioneve.)

Mexhid Yvejsi- Numri i postimeve : 37
Registration date : 24/03/2009
Similar topics
» Mexhid Yvejsi: Zoti është një
» TARIKATI MELAMI, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
» TARIKATI BEKTASHI, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
» TARIKATI TIXHANI, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
» RRETH TARIKATIT SHAZILI, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi