Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndërroi jetë N.M.T. Mbreti Leka Zogu

Shko poshtë

Ndërroi jetë N.M.T. Mbreti Leka Zogu Empty Ndërroi jetë N.M.T. Mbreti Leka Zogu

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 30, 2011 7:39 pm

Ndërroi jetë N.M.T. Mbreti Leka Zogu


Ndërroi jetë N.M.T. Mbreti Leka Zogu Mbretin-Leka-I-


Ka vdekur në moshën 72 vjeçare N.M.T. Mbreti Leka I . Pas një kohe trajtimi në spitalin Neorokirurgjik në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, N.M.T. Mbreti Leka I nuk ka mundur të kalojë gjendjen kritike në të cilën ndodhej dhe ka vdekur në reanimacionin e spitalit.

Ndërkaq, nga ana e familjes mbretërore u bë një falënderim i veçantë për ekipin mjekësor nën drejtimin e prof. Mentor Petrela dhe dr. Kliti Pilika, që po asistojnë pretendentin për fronin mbretëror që nga shtrimi i tij në spital.

Deklarata e familjes mbretërore erdhi pas komplikacioneve të së premtes në mbrëmje që shfaqi mbreti, të cilat falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, arritën të kalohen dhe situata e tij shëndetësore është disi më e stabilizuar.

N.M.T. Mbreti Leka I ishte shtruar në reanimacionin e Qendrës Universitare në Tiranë qysh prej datës 17 nëntor, nën mbikëqyrje mjekësore non-stop.

N.M.T. Mbreti Leka I lindi më 5 Prill 1939 në Tiranë, dy ditë para pushtimit të Shqipërisë.

JETA E NALTMADHNISË SË TIJ MBRETIT LEKA ZOGU I

Po cili ishte Naltmadhnija e Tij Mbreti Leka Zogu i Parë? Me 5 prill 1939, dy dite para pushtimit te vendit nga Italia fashiste, shqiptaret uruan dhe festuan ardhjen ne jete te princit trashegimtar, Leka Zogu i Pare. Thene ndryshe, Mbretin e ardhshem. Mirepo, Leka Zogu i Parë u largua nga Atdheu vetem dy ditesh. Ne shkolle dhe mjedisin jashte familjes, Leka Zogut të Parë tashme ne mergim i duhej te komunikonte ne anglisht. Me pas, diktuar edhe nga rrethanat dhe kushtet e krijuara do te pervetesonte te tjera gjuhe, hungarishten, frengjishten, italishten, arabishten dhe portugalishten.

Ndryshe nga femijet e tjere te familjeve mbreterore, ai nuk beri rehat ne asnje shtet. Sepse motivet dhe arsyet historike, detyruan familjen mbreterore te emigronte ne vende te ndryshme. Ne vitin 1941 Familja Mbretërore u vendos në Angli, së pari në Hotel Ritz në Londër, pastaj duke lëvizur për një periudhë shumë të shkurtër në vende te ndryshme ne Angli. Leka Zogu i Parë, u arsimua fillimisht ne Britani dhe me pas në shkollat angleze në Egjipt. Ai gjithashtu studioi ekonomi në Sorbonne duke u angazhuar me pas ne ushtrine britanike si Lejtnant. Leka Zogu i Parë, u bë trashëgimtar ne mergim i fronit në 5 prill 1957. Në vdekjen e Mbretit Zog në 1961, Leka u shpall mbret i shqiptarëve nga Asambleja Kombëtare Shqiptare në Mërgim.

Në vitin 1975, Naltmadhnija e Tij Mbreti Leka Zogu i Parë u martua me nënshtetasen Australiane dhe ish-mësuesen Susan, nepermjet nje martese civile. Naltmadhnija e Tij Mbreti Leka Zogu i Parë ka kaluar shumë vite në mërgim, perfshi edhe Afrikën e Jugut, aty ku lindi dhe djali i tij. Ai u rikthye përfundimisht së bashku me familjen për të jetuar në Shqipëri, në Qershor të vitit 2002. Kthimi i tij në atdhe u shoqërua me një sërë incidentesh, duke nisur nga bllokimi në aeroport i një sasie armësh, që nga vetë Naltmadhnija e Tij Mbreti Leka Zogu i Parë u cilësuan si trofe.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi