Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Leka Zogu I do të festoj 100 vjetorin e Pavarësisë

Shko poshtë

Leka Zogu I do të festoj 100 vjetorin e Pavarësisë Empty Leka Zogu I do të festoj 100 vjetorin e Pavarësisë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 21, 2011 6:11 pm

Leka Zogu I do të festoj 100 vjetorin e Pavarësisë


Leka Zogu I do të festoj 100 vjetorin e Pavarësisë LEKA-ZOGU
Falë punës të palodhur dhe të përkushtuar të ekipit mjekësor dhe stafit të QSUT së, gjendja shëndetësore e N.M.T. Mbreti Leka I është përmirësuar.

Përgjatë gjithë kohës ndodhet nën kujdesin e ekipit mjekësor, por edhe Princit Leka dhe dashamirësve të shumtë që gjatë këtyre ditëve i kanë shtuar vizitat në spitalin ku prej ditësh qëndron i shtruar Leka Zogu I. Mjekët thonë se gjendja e tij është përmirësuar nga tre ditë më parë dhe se tashmë nuk mund të flitet për një rrezik të jetës.

Ai arrin të komunikojë me mjekët dhe familjarët dhe nga dita në ditë ka shenja përmirësimi. Në sallën e reanimacionit mjekët nuk lejojnë asnjë nga vizitorët.

Princi Leka I dhe Kryetari i PLL, Spahia janë aty thuajse përgjatë gjithë kohës, duke komunikuar me miqtë e familjes Mbretërore. Gjendja emocionale e Mbretit është e mirë.

Njihet vazhdimisht me ngjarjet në vend nga bashkëpunëtorët e tij që i qëndrojnë pranë në çdo moment. Ai falënderon të gjithë shqiptarët si brenda dhe jashtë kufijve, të cilët kanë shprehur një interesim të madh për gjendjen e tij shëndetësore. Edhe pse në sallën e reanimacionit i përgjigjet interesit tonë për të komunikuar. I pëlqen të flasë për të ardhmen dhe për asnjë moment nuk shikon tek ai shenja të dorëzimit.

"Moralin e ka të lartë", thonë mjekët që i qëndrojnë pranë dhe bashkëpunëtorët. Përmes një interviste të shkurtër për gazetën, Leka Zogu I falënderon kryeministrin Sali Berisha për interesimin e tij për gjendjen shëndetësore dhe kërkesën e vazhdueshme të Berishës drejtuar historianëve për rishikimin e historisë.

"Falënderoj kryeministrin Sali Berisha për interesimin e veçantë për shëndetin tim, si dhe për kërkesën e vazhdueshme për rishikimin e historisë. Festimi i 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar do të jetë edhe një vlerësim real për vizionin, vendosmërinë e Ahmet Zogut si ministër i Brendshëm, Kryeministër, President dhe nga 1 shtatori 1928 Mbret i shqiptarëve, i cili hodhi themelet dhe konsolidoi shtetin shqiptar, duke jetësuar shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912", thotë Leka Zogu.

Nuk do që t'i mbesë peng vënia në vend e figurës së Mbretit të shqiptarëve, babait të tij, Ahmet Zogu.

"Deklarimi i kryeministrit Berisha për kthimin e eshtrave të Mbretit Zog në atdhe është vlerësim për historinë e vetë shtetit shqiptar. Pres me shumë kënaqësi dhe sigurisht do të jem në Rinas në 100 vjetorin e Pavarësisë për të pritur eshtrat e Mbretit Zog, jo thjesht si babai im, por si respekt ndaj shtetit shqiptar".

Gjatë qëndrimit në spital të N.M.T. Mbreti Leka I është vizituar nga personalitetet më të larta të vendit tonë, deputetë dhe personalitete të Kosovës, si dhe nga miq e dashamirës të tij. N.M.T. Mbreti Leka I është shtruar më datë 15 nëntor 2011, në ora 17:00, në QSUT "Nënë Tereza", në pavijonin e reanimacionit neurokirurgjik.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi