Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ahmeti: vendimi i GJND-së nuk është fitore - Thaçi: zgjidheni emrin

Shko poshtë

Ahmeti: vendimi i GJND-së nuk është fitore - Thaçi: zgjidheni emrin Empty Ahmeti: vendimi i GJND-së nuk është fitore - Thaçi: zgjidheni emrin

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 05, 2011 8:11 pm

Ahmeti: vendimi i GJND-së nuk është fitore - Thaçi: zgjidheni emrin

Ahmeti: vendimi i GJND-së nuk është fitore - Thaçi: zgjidheni emrin Ahmeti_Taci_11

Lider i BDI-së Ali Ahmeti konsideron se vendimi i Gjykatës së Hagës, nuk duhet nënkuptuar si fitore, por si mundësi për zgjidhjen e kontestit të emrit. Ndërkohë numri ‘një’ i PDSH-së Menduh Thaçi, i bënë apel Qeverisë që sa më parë të zgjidhë këtë kontest, në të kundërtën ai thotë se ndryshimi i pushtetit në Greqi, edhe më shumë do ta vështirësojë integrimin e Maqedonisë. Ndërkohë edhe nga Partia e Cërvenkovskit, konsiderojnë se vendimi i GJND-së paraqet hapa pozitiv për tejkalimin e dallimeve më Greqinë.

Aktvendimi pozitiv i GJND-së ndaj Maqedonisë, rreth kontestit të emrit me Greqinë është komentuar në mënyra të ndryshme nga faktorët politik në vend. Për kreun e partisë shqiptare në pushtet Ali Ahmetin, ky vendim nuk duhet të perceptohet si fitore për Maqedoninë por si shtytje për të gjetur mënyrën e kapërcimit të dallimeve rreth emrit me fqinjin jugor.

“Mendoj që në këtë situatë nuk ka palë të fituara mendoj që ne me Republikën Jugore të Greqisë jemi fqinj dhe duhet të shohim që edhe në të ardhmen duhet të vazhdojnë bisedimet për gjetjen e një kompromisi, dhe vlerësimi ynë është që të fituar nuk ka por duhet të shihet se si do të zgjidhet ky kontest”, tha kreu i BDI-së Ali AHmeti.

Në vijë të njëjtë edhe kreu i opozitës shqiptare Menduh Thaçi tha se nuk ka vend për eufori. Sipas Thaçit, me ndryshimin e strukturës qeveritare në Greqi, Maqedonia do të duhet të përshëndetet me mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshjeje në të ardhmen.

“Nuk bëj pjesë në ata që bëjnë eufori kinse situata është shumë pozitive për Maqedoninë nuk është e vërtetë, ky vendim nuk është obligues as për Greqinë as për Maqedoninë. Seriozisht mendoj se duhet të shfrytëzohet kjo klimë pozitive të cilën e jep zoti Papandreu për shkak se po të fitojnë ata të tjerët dhe sigurisht Greqia mund të hyjë në zgjedhje shumë shpejtë, Karaxhaferis dhe Samaras atëherë mund të përshëndetemi me mundësinë e marrëveshjes. Definitivisht Greqisë asgjë nuk i kushton konflikti me Maqedoninë, ndërsa Maqedonisë i kushton ardhmëri i kushton perspektive, dhe unë bëj apel për një seriozitet më të madh të qeverisë”, tha Thaçi

Edhe nga LSDM-ja opozitare i kanë bërë thirrje qeverisë që aktvendimin e GJND-së ta shfrytëzojnë si argument për zgjidhjen e çështjes së emrit, e jo për të bërë populizëm të lirë.

“ I bëjmë thirrje Qeverisë që të shfrytëzoje vendimin e Hagës si një argument për të arritur objektivat tona strategjike, a jo si populizëm të lirë, vetë-ngushëllim dhe për politika të gabuara që do të na largojnë nga të gjithë”, ka deklaruar nënkryetarja e LSDM-së.

Në BDI, PDSH dhe LSDM, konsiderojnë se tani është koha më e mirë, që Shkupi dhe Athina të ulen në tavolinë të përbashkët për t’i dhënë fund kontestit, i cili prej 20 vjetësh mban peng procesin e integrimit të vendit në BE dhe NATO.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi