Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sejdiu e Thaçi të bindur në fitore në GJND

Shko poshtë

Sejdiu e Thaçi të bindur në fitore në GJND Empty Sejdiu e Thaçi të bindur në fitore në GJND

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 22, 2009 10:24 pm

Sejdiu e Thaçi të bindur në fitore në GJND


Sejdiu e Thaçi të bindur në fitore në GJND Sh_b

Sejdiu e Thaçi të bindur në fitore në GJND SEJDIU
Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi të bindur se Kosova do të triumfojë edhe në GJND

Prishtinë- Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi besojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke vlerësuar se ajo do të japë verdiktin final në favor të pavarësisë së Kosovës. Prishtina beson në drejtësinë ndërkombëtare thonë krerët shtetërorë. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se beson në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe vendimit që ajo do të marrë në favor të pavarësisë së Kosovës.
“Ne besojmë në verdiktin që do të sjellë gjykata dhe në punën e gjykatësit besojmë, sepse është një prej gjyqtarëve me nam dhe famë në profesionin që kanë”, tha Sejdiu .
Edhe kryeministri Hashim Thaçi tha se nuk ka asnjë dilemë që Gjykata do të vendosë në favor të pavarësisë së Kosovës
“Nuk duhet të pretendojmë të politizojmë procesin e gjykatës. Duhet të besojmë plotësisht në drejtësi dhe dëshiroj të falënderoj të gjitha vendet që e kanë përkrahur procesin e pavarësisë së Kosovës. Tash edhe njohja nga Arabia Saudite është një mesazh i qartë se procesi i njohjeve të shtetit të Kosovës do të ketë vetëm vazhdimësi pozitive dhe ne i besojmë drejtësisë”, tha Thaçi. Procesi gjyqësor për Kosovën në Hagë ka filluar me 17 prill dhe faza e parë pritet të mbyllet me 17 korrik, kur do të kthehen në gjykatë përgjigjet nga vendet që do të shqyrtojnë deklaratat e njëri-tjetrit. Ndërsa një mendim përfundimtar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mund ta marrë më së largu në pjesën e parë të vitit të ardhshëm .
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi