Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enxhi Krasniqi Bardhaj:MOS IK NGA VETJA

Shko poshtë

Enxhi Krasniqi Bardhaj:MOS IK NGA VETJA Empty Enxhi Krasniqi Bardhaj:MOS IK NGA VETJA

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 11, 2011 1:20 am

Enxhi Krasniqi Bardhaj:MOS IK NGA VETJA 369444_100000277133709_1404849525_n

Enxhi Krasniqi Bardhaj:MOS IK NGA VETJA

Çfar të bëj?...Si t'ia bëj,
Ti shpesh me pyet!...

Pse më pyet mua!...
Këshilltar për të gjithë je,
Për vete, përgjigje nuk ke!?
Unë them:
- Nuk mund të ikësh nga lëkura
Ndjekë udhën e thërrmiave të tua!
Pesho, ATE qe pranë e ke
Dhuratë nga zoti e dielli
Flakë verdhë praruar floriri.

Vendos dorën në gropëzën e faqes
Palos qerpikun si therrje të syrit,
Nxjerr mëdyshjet nga kjo fytyrë,
Shoh, formën e dorëzuar në pasqyrë,
Dhe me kurreshtje prap të pyes:
- Mos vallë entuziazmi që kishim ne të dy
Fshihej në dozen e mashtrimit!?
E tani nga TI ,lindi imazhi i maskimit!...

Forcat e ndjenjës nisin lojën e kapakëve,
Rrebeshet e dremitjes trokasin.
Nuk është e thënë, që të jesh fitimtar
Të mos i dëgjosh daullet e shpirtit.
Ato rrapellima nuk të zhgënjejnë
Edhe pse janë të zhurmshme,
Janë të përshtatshme dhe përmbushin folenë.

Mos e lejo jehonën e folesë ne zgrip të ndjekjes,
Mos lejo që forcën e ndjenjës - ta ulë forca e vdekje!...

Enxhi Krasniqi Bardhaj:MOS IK NGA VETJA 384669_316686251683943_100000277133709_1213913_735182112_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi