Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kancelarja gjermane falënderon ushtarët gjermanë në Kosovë

Shko poshtë

Kancelarja gjermane falënderon ushtarët gjermanë në Kosovë Empty Kancelarja gjermane falënderon ushtarët gjermanë në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 11, 2011 9:18 pm

Kancelarja gjermane falënderon ushtarët gjermanë në Kosovë

Kancelarja gjermane falënderon ushtarët gjermanë në Kosovë Merkel-bleibt

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, falënderoi ushtarët dhe policët e këtij vendi për kontributin e tyre në misionet ndërkombëtare. Në mesazhin javor ajo në veçanti përmendi Afganistanin dhe Kosovën.

"Miliona njerëz mund të jetojnë në shtëpitë e tyre në Gjermani të qetë, sepse të tjerët angazhohet për siguri dhe qetësi në vende të ndryshme. Në këtë mënyrë ata japin një kontribut të madh", theksoi kancelarja gjermane Angela Merkel, në video-mesazhin e saj javor.


Kancelarja tha se gjermanët janë me ushtarët dhe policët e tyre që shërbejnë në misionet ndërkombëtare, në veçanti tani në kohën e festave të fundvitit.

7000 ushtarë gjermanë janë aktualisht në misione të ndryshme ndërkombëtare, 5000 prej tyre në Afganistan.

"Ne të gjithë e dimë se sa e rrezikshme është kjo punë. Edhe gjatë këtij viti në misionin e tyre në Afganistan kanë humbur jetën shtatë ushtarë gjermanë. Ne jemi me familjet e tyre, sikur edhe me personat dhe familjet e atyre që janë plagosur në misionet ndërkombëtare", theksoi Merkel.

"Këtë vit në veçanti duhet menduar tek ushtarët gjermanë në Kosovë, të cilët shërbejnë në kuadër të KFOR-it. Edhe atje jemi përballur këtë vit me situata shumë të rënda", nënvizoi Merkel.

Në misionet e fundit në veri të Kosovës ka pasur edhe disa ushtarë të plagosur gjermanë. Ndër të tjera, ky ishte edhe një shkak që Berlini ka kërkuar me vendosmëri që Serbia të plotësojë të gjitha kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare, para se të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi