Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Grupi i parë i ushtarëve gjermanë mbërriti në Kosovë

Shko poshtë

Grupi i parë i ushtarëve gjermanë mbërriti në Kosovë Empty Grupi i parë i ushtarëve gjermanë mbërriti në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 08, 2009 12:19 am

Grupi i parë i ushtarëve gjermanë mbërriti në Kosovë




Grupi i parë i ushtarëve gjermanë mbërriti në Kosovë KFFORR
Grupi i parë prej 152 ushtarëve gjermanë nga batalioni i përbashkët gjermano-austriak i Forcave Operative Rezervë, mbërriti në Kosovë.


Grupi i parë prej 152 ushtarëve gjermanë nga batalioni i përbashkët gjermano-austriak i Forcave Operative Rezervë, mbërriti mbrëmë në aeroportin ushtarak të Sllatinës. Batalioni përbëhet nga trupat gjermane nga Batalioni i Këmbësorisë 292 dhe është i përforcuar nga grupi austriak nga Batalioni i 13 i Këmbësorisë së mekanizuar. Të dy vendet së bashku do t'i dërgojnë 600 ushtarë. Vala e parë e ushtarëve përbëhet nga trupat e Batalionit të Këmbësorisë 292, me lokacion në Donaueschingen, Baden Vyrtemberg, Gjermani. Ushtarët gjermanë janë transportuar me autobus për në aeroportin e vogël në kampin e Prizrenit. Këtu ata do t'i marrin pajisjet e tyre si dhe do ta përfundojnë trajnimin, ku përfshihen ushtrimet me radio. Sipas një komunikate nga selia e KF0R-it, kjo provë nuk është përgjigje apo përgatitje për ndonjë situatë momentale që po ndodh apo që pritet të ndodhë nëpër Kosovë. Kjo do t'u mundësojë forcave të NATO s të ruajnë nivelin e lartë të gadishmërisë dhe të jenë të afta të zbarkojnë shpejt si përgjigje ndaj çfardo skenari. Njëlloj si edhe provat tjera që janë ushtruar gjatë viteve të kaluara, kjo provë dërgon mesazh të qartë se NATO mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit. Trajnimi do të fillojë më 12 tetor dhe do të zgjasë tri javë, duke përfunduar më 3 nëntor me ushtrimin BALKAN HAWK 3. KFOR i do ta organizojë një ditë për media më 3 nëntor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi