Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Holder: Me të gjitha kapacitetet të luftohet krimi e korrupsioni

Shko poshtë

Holder: Me të gjitha kapacitetet të luftohet krimi e korrupsioni Empty Holder: Me të gjitha kapacitetet të luftohet krimi e korrupsioni

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 16, 2011 2:02 pm

Holder: Me të gjitha kapacitetet të luftohet krimi e korrupsioni

Holder: Me të gjitha kapacitetet të luftohet krimi e korrupsioni 16.president-ksgov-1

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua sot në Uashington me kryeprokurorin e SHBA-së, zotëri Eric Holder Jr. Zotëri Holder Jr. Duke e mirëpritur Presidenten Jahjaga tha se dy vendet kanë marrëdhënie shumë të mira ndërmjet vete dhe ato duhet të thellohen më tej në veçanti në fushën e drejtësisë dhe gjyqësisë.

Kryeprokurori amerikan tha se të dyja vendet duhet ta ndihmojnë njëra-tjetrën dhe theksoi se shqetësimet e Kosovës janë edhe shqetësime të SHBA-së.
Ai tha se SHBA-ja është e gatshme t’i jap Kosovës ndihmë konkrete, me të gjitha kapacitetet, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, tha se takimi me kryeprokurorin e SHBA-së ka për synim arritjen e qëllimit për çrrënjosjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë për të cilën është e nevojshme asistenca dhe ndihma amerikane Ajo tha se SHBA ka përvojë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka strukturë, ka sistem të fortë dhe metoda për të adresuar luftuar dhe çrrënjosur këtë problem.


Holder: Me të gjitha kapacitetet të luftohet krimi e korrupsioni _ERIC-HOLDER-jahjaga15.12
Presidentja tha se dëshiron që Kosova të përfitojë nga përvoja amerikane.
Ajo tha se është e gatshme që të fillojë reformat në sistemin e drejtësisë, të paraqes ligje në Kuvend dhe të marrë vendime ekzekutive për të eliminuar një herë e përgjithmonë korrupsionin dhe krimin e organizuar që po rrezikon të mbajë peng proceset demokratike dhe zhvillimore të vendit dhe që të ndërtojë një mbështetje publike në këtë luftë.
“Qëllim imi është ndërtimi i një shoqërie të bazuar në ligj dhe në rend dhe të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar përpara se ai të shtrihet në strukturat udhëheqëse dhe të fuqizohet”, tha Presidentja Jahjaga.
Ajo kërkoi nga kryeprokurori amerikan që të ndihmojë edhe në arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe SHBA-së për ekstradim të personave të dyshuar për terrorizëm. Kryeprokurori amerikan, Eric Holder Jr. tha se do të kërkojë që të gjitha çështjet që i ngriti Presidentja e Kosovës do të trajtohen me prioritet dhe se Republikës së Kosovës do ti ipet çdo ndihmë dhe përkrahje që kërkohet. (BS)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi