Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Donika Gërvalla:“Krimi me kriminelë nuk luftohet”

Shko poshtë

Donika Gërvalla:“Krimi me kriminelë nuk luftohet” Empty Donika Gërvalla:“Krimi me kriminelë nuk luftohet”

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 23, 2014 1:16 pm

Donika Gërvalla:“Krimi me kriminelë nuk luftohet”
Donika Gërvalla:“Krimi me kriminelë nuk luftohet” 1927921-10202431625768904-8413883908890247935-n

Donika Gërvalla, vajza e heroit Jusuf Gërvalla, ka kujtuar sot vrasjen e veprimtarit të LDK’së, Shaban Manajt.


Ajo bën thirrje për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës, por njëherësh shfaq skepticizmin e saj nëse kjo mund të ndodh.
Lexojeni reagimin e saj të plotë.


Edhe 15 vjet pas përfundimit të luftës, shoqëria kosovare nuk gjeti forcë t'iu dalë zot atyre bijve të saj, të cilët në Kosovën e lirë u vranë mizorisht nga kriminelët e banditët, vetëm pse nuk u përkulën para krimit dhe presionit, por me dinjitet i mbrojtën parimet e tyre për një Kosovë të lirë për të gjithë, e jo të zaptuar nga krimi.
Sot mbushen 14 vjet nga vrasja e Shaban Manajt, Kryetarit të Lidhjes Demokratike në Istog. Në një ditë të tillë, mendimet e mia janë tek familja e tij, miqtë e tij të ngushtë.
Në vend të shprehjeve të stereotipe 'patriotike', të mendojmë se çfarë mund të bëjë secili prej nesh për t'i bërë Shaban Manajn dhe të gjithë heronjtë e vërtetë të Kosovës të ndihen krenar për vendin e tyre.
Një fillim i mbarë do të ishte ngritja e zërit dhe refuzimi kategorik i dhunës dhe krimit, dhe natyrisht i njerëzve të identifikuar me këto fenomene, nga çdo segment i vendimmarrjes dhe përfaqësimit publik.


Krimi me kriminel nuk luftohet!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi