Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muharrem Sfarqa: Në Gjermani u shënua ditëlindja e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës

Shko poshtë

Muharrem Sfarqa: Në Gjermani u shënua ditëlindja e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës Empty Muharrem Sfarqa: Në Gjermani u shënua ditëlindja e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 23, 2011 12:38 pm

Muharrem Sfarqa: Në Gjermani u shënua ditëlindja e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës U1_MuharremSfarqa
Në Gjermani u shënua ditëlindja e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës me dy libra përkushtues
Ibrahim Rugova ndryshoi tërësisht platformën politike të qëndresës për fitoren e shqiptarëve
Nga Muharrem Sfarqa
Ditë më parë, nëndega e LDK-së së NRW-së, nën përkujdesjen e Degës së LDK-së për Gjermani, shënoi ditëlindjen e presidentit të parë të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës i cili mbetet sinonim i prijësit shpirtëror të shqiptarëve, në luftën për liri , pavarësi dhe demokraci.
Këtë manifestim dinjitoz, i cili filloi me deklamimet e fragmenteve nga krijimtaria letrare dhe politike e presidentit Rugova, që i interpretuan krijuesit Hasan Qyqalla dhe Mustafë Shabani e ku po merrnin pjesë , z.Anton Kolaj, ish nënkryetar i LDK-së nga vitet 90-ta, Qazim Bajgoraliu kryetar i Degës së LDK-së për Gjermani, Zymer Luli, bashkëluftëtar i Sali Cekajt nga ditët e para pastaj, familjarë të familjes Rugova e familjarë të dëshmorëve Krasniqi e Rraci, shkrimtarët, poetët e publicistët; Isak Ahmeti, Engjell Koliqi, Enver Bytyqi, Pal Sokoli, Kadrije Gurmani, Martin Cuni etj.
Manifestimin e hapi kryetari i kësaj nëndege njëherësh dhe zëdhënës i Degës, Muharrem Sfarqa, i cili tha se nderimi që po i bëhet sot, ditëlindjes së Dr. Ibrahim Rugovës, është kujtimi më i mirë i një epoke, kur shqiptarët filozofinë politike të prijëst të tyre e kishin shëndrruar në platforme shpëtimtare të qëndresës e cila u bë përcaktuese për fatin e Kosovës dhe për lirinë e saj.
Në fjalen e rastit që e mbajti veprimtari Jakup Gerguri, mes tjerash tha se zëri i artikuluar i kërkesave të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi, zanafillen identifikuese e kishte te qarku kulturor i Prishtinës, boshti i të cilit ishte Dr. Ibrahim Rugova, rruga e të cilit kaloi nëpër revistat " Bota e re ", " Dituria", " Gjurmime albanologjike " dhe, nëpërmjet të qenit më pas kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës u vu në mbrojtjen e vendosur të të drejtave tona kombëtare, rrugë kjo që u identiifikua nën emblemën e LDK-së dhe vizionit tashmë të njohur e të përmbushur për liri, pavarësi e demokraci
Kryetari i Deges së LDK-së për Gjermani, s. Qazim Bajgoraliu, duke pershëndetur të pranishmit, të cilët i falenderoi për besnikërinë ndaj rrugës rugovjane, tha se kjo ditë e veçantë e historisë së Kosovës, duhet të jetë jo vetëm nderuese, por edhe frymëzuese për veprime politike e kulturore gjithandej ku jetojmë e veprojmë.
Muharrem Sfarqa: Në Gjermani u shënua ditëlindja e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës U1_EnverBytyci-IbrahimRugova
Në vazhdim të Manifestimit dhe nderimit të Ditëlindjes së Presidentit Rugova, u promovuan edhe dy libra; " Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës " me autor Enver Bytyqin dhe "Dr. Ibrahim Rugova Arkitekti i Dardanisë së Re- Republika e Kosoves " nga Engjëll Koliqi.
Duke referuar për librin e Enver Bytyqit „ Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves „ Xhafer Leci e Mejdi Lacaj theksuan vlerat shkencore dhe historike të këtij studimi, duke rikujtuar edhe vlerësimet që kanë dhënë për të, Dr. Imzot Don Lush Gjergji, Dr. Jusuf Bajraktari Bardhyl Londo, Haki Latifi, Idriz Zeqiraj, Shefqet Dibrani, Skender Bucpapaj e Ramiz Dermaku.
Ndërsa për librin e Engjell Koliqit „ Dr. Ibrahim Rugova Arkitekt i Dardanisë së Re- Republika e Kosoves“, foli Mustafë Shabani i cili theksoi urtinë, mençurinë, tolerancën e qëndresën, si vyrtyte veçuese të Dr. Ibrahim Rugoves, që ishin dhe mbetën emblema e një periudhe të gjetjes së miqve për Kosovën dhe aleatëve perëndimor në krye eme SHBA-të, që do ta marrin në duar fatin e Kosovës , ndihma e të cilëve ishte faktori përcaktues në çlirimin e Ksovës.
Për përqafimin e filozofisë rugoviane në Shqiperi foli studjuesja, Kadrije Gurmani e cila Dr. Rugovën e quajti lider të të gjithë shqiptarëve .
Ai ishte i dashur, i respektuar dhe i pakontestuar për të gjithë shqiptarët tha zonja Gurmani.
Zymer Luli i bëri një vështrim themeleve institucionale të shtetit të cilat, Dr. Ibrahim Rugoves i dhanë legjitimitetin e Presidentit.
Në këtë eveniment nderues, organizatori dha për herë të parë „ Cmimin Martin Camaj “, çmim që jepet për afirmimin e kulturës, letërsisë dhe çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare , me të cilën kësaj here u laureua krijuesi, veprimtari , Ambasadori i Paqes dhe lobuesi i Pavarësisë së Kosovës, Engjëll Koliqi.
Ndërkaq me mirënjohje u nderua edhe publicisti i njohur shqiptar, Enver Bytyqi.
Thekse nga fjala e Anton Kolajt
Kur e lexova librin e Enver Bytyqit, e pyeta veten, ku paska qenë ky njeri që aq vëmendshëm e me saktësi e paska përcjellur aktivitetin e LDK-së dhe filozofinë e prijësit të saj Dr. Ibrahim Rugoves”. Rugova, vizionin nacional e kishte shprehur edhe para se të zgjidhej kryetar i LDK-së dhe e kishte bërë të njohur në veprat dhe në publicistikën e tij të shtypit të kohës por filozofinë ( këtë dashuri ndaj mençurisë dhe dijes ), ai e kishte ushqyer me mbrojtjen e të drejtave të popullit të tij në një mënyrë krejtë të veçantë e të panjohur deri atëherë në tërë traditën politike te rruzullit tokësor.
Kultura e tij intelektuale e njohjes së traditës e historisë sonë si dhe asaj botërore, ate do ta promovojë në një udhëheqës shpirtëror të të gjithë shqiptarëve. Unë pata nderin dhe fatin që të gjendesha afër tij kur edhe në Shqipëri e thërrisnin Kryetar, pa obligime , pa shtërngime, pa frikë si dhe pa nevoja që dikush të përfitojë nga kjo fjalë, se Ai nuk kishte diçka që do t’i dhuronte dikujt, përveç fjalës së mirë. Artin e politikës, sidomos asaj kombëtare shumkush e mësoi në LDK , sepse deri atëherë në Kosovë dëgjoheshin vetëm dy kambana; ajo e LK – së Jugosllavisë dhe e asaj të Shqiperise. E para me një propagandë të tmerrshme antishqiptare, ndërsa e dyta një politikë zyrtare e shtetit Amë, e cila për ne kishte një përceptim tjetër karshi asaj që kishte në Shqipëri. Prandaj LDK-ja, subjekti që themeloi dhe i priu Ibrahim Rugova, për vetëm dy muaj arriti ta shkatrrojë Lidhjen e Komunistëve të Jugosllavisë, duke u hapur dyert dhe mundësitë që të anëtarësohen të gjithë shqiptarët, pa pasur ngarkesë të kaluarën , pasi ajo nuk mund të ndryshohet por me përkushtimin për t’i ndryshuar gjërat, në të mirë të Kosovës dhe të shqiptarëve.
Unë Ibrahim Rugoven kurrë nuk e kam përjetuar si pacifist në kuptimin pezhorativ të fjalës, por si liridashës të pakompromis. Ai përdori alfabetin e komunikimit të cilin diti ta lexojë dhe ta kuptojë Evropa. Dhe, me kulturën e tij, argumentimin me standarde evropjane të nocioneve të caktuara, që nuk mund të leviznin, Ai dëgjohej me vëmendje kudo,por njëkohësisht ishte një refuzues i madh për të pranue dicka më pak se Pavarësi për Kosovën. Ai madje fliste vetëm për mandatin e Pavarësise, si mandat që kishte nga populli i tij. Në citimin nga konteksti i librit të Enver Bytyqit se ..."Trashëgimia e Rugoves nuk është privilegj, është përgjegjësi... Trashëgimia e Rugoves nuk ka të bëjë me inate,me provincializma, me tarafe me klane, me interesa të ngushta e meskine,...Trashëgimia e Rugoves është pajtimi në kundershti,... është respekti për njëri -tjetrin, sidomos për kontributin në dobi të Kosovës", kostatojmë se kemi të bëjmë me referencën e besnikërisë udhërëfyese të cilës duhet t’i atribohemi dhe ta kultivojmë, për të mirën e Kosovës dhe të shqiptarëve në të ardhmen.
Ndërkaq sa i përket Engjëll Koliqin dhe librit të tij, gjatë bisedave me Rugoven, kur përpiqeshim për të gjetur njerëz në Evropë, që do ta shpalonin platformen politike për pavarësi , thoshte me plot besim se në Romë e kemi Engjëll Koliqin.
Prandaj i gëzohem faktit që po sfidohem me librat tuaja për këtë periudhë të ndritëshme të historisë sonë.
Muharrem Sfarqa: Në Gjermani u shënua ditëlindja e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës U1_EngjellKoliqi-IbrahimRugova
Thekse nga fjala e shkrimtarit Isak Ahmeti
Shpreh gëzimin tim që isha pjesë e këtij nderimi për njeriun të cilin e kisha njohur nga viti 1969 .
Ibrahim Rugova ishte Ai, që kishte ndikuar fuqishëm që unë të merresha me letërsi dhe me përkthime. Insistimi i tij vinte , ngase unë që atëher njihja gjuhën gjermane dhe italiane dhe ndoshta mund të isha krejt i vetëm si student që njihja keto dy gjuhë. I inkurajuar nga Ai, unë në vitin 1988, botova antologjinë e poezisë gjermane me titull „ Qumështi i zi i agimit „ të cilin titull e zgjodha nga libri i autorit gjerman me prejardhje ebreje Paul Celan ( I cili kishte perjetuar edhe holokaustin), “ Todes fuge “ ( Fuga e vdekjes ). Ky ishte një titull shumë simbolik, ngase edhe Kosova atëher gjendej në fugen e vdekjes.
Në promovimin e këtij libri, pata nderin që ta kem mysafir Dr. Ibrahim Rugovën, i cili ishte kryetar i Shoqates së Shkrimtarëve të Kosovës, ku ai me vete kishte marrë edhe stafin e tij; Engjëll Sedajn, Milazim Krasniqin dhe Ramadan Musliun.
Pas promovimit ishim të ftuar në një darkë nga Don Tunaj, famullitar i atëhershëm në kishën e Letnicës dhe në viziten që i bëmë kishes, Ibrahim Rugova tha se në holin e kësaj kishe ku po shkelim edhe ne, ka ecur i madhi Pjeter Bogdani, i cili siç dihet, ka shërbyer në kishen e Letnicës.
Pjeter Bogdani në shekullin e 17-te ka organizuar dhe udhëhequr kryengritjen shqiptare kundër Perandorisë Osmane. Edhe Ibrahim Rugova ka organizuar dhe ka udhëhequr popullin e tij kundër një perandorie tjetër , asaj të Sërbisë. Nderi dhe Lavdia, qofshin mbi ta.
Thekse nga fjala e Enver Byryqit
(Autori i librit „ Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves“)
Këtë libër- studim, isha i motivuar për ta shkruar në vitin 2006, kur isha për studime në institutin për paqe, pranë Universitetit të Kaselit. Po gërmoja në arkivin e lëtij Universiteti kur gjeta një shkrim të vitit 2002, të botuar në gazetën prestigjioze gjermane „ Die Welt“. Aty artikullshkruesi po shkruante se Dr. Rugova gjate vizitës në Berlin, kishte bër një sfidë të paparë e të padëgjuar ndonjëherë. Pas një hakerrimi të Kancelarit të atëhershëm gjerman, Shrëder ndaj Rugoves, për shkak të aktiviteteve të UÇK-së në Maqedoni, për prishjen e paqes etj, duke përkujtuar edhe se Gjermania dhe Evropa kishin ndihmuar në çlirimin e Kosovës dhe nuk mund të na shpërbleni me këto qëndrime ekstremiste te shqiptarëve tuaj..., etj, Rugova pas dëgjimit gjysëmorësh të tij, ishte përgjigjur: „ Zoti Kancelar, ju falënderoj për gjithçka çfarë thatë, por mos u mërzisni se do të bëhet mirë „
Kjo sfidë e cuditëshme përmban një filozofi me kuptimin e qëndresës, urtësisë, durimit, kundershtisë, refuzimit, përcaktimit për të ardhmen, joinferioritetin, barabarsinë etj, dhe këtë mund ta bënte vetëm Rugova, sepse kishte formuar një integritet të personalitetit të respektuar në kancelaritë e Evropës dhe Amerikës.
Unë kam percjellur me vëmendje e në vazhdimësi nga viti 1990 e më parë çdo fjalë dhe çdo paraqitje të Dr. Rugoves dhe mendoj se, Ai e konsideroi veten e tij si një Zot Shtëpie që duhet t’i ruaj , t’i mbrojë e t’i udhëheq anëtarët e familjes në fitore.
Fatkeqsishtë këtë cilësi të admirueshme të tij, nuk e kishin dhe akoma nuk e kanë politikanët shqiptarë.
Ibrahim Rugova është i vetmi personalitet historik shqiptar i të gjitha kohërave, që ndryshoi tërsisht platformen politike të qëndresës dhe fitores. Ai ndërtoi imazhin e ri në botë për shqiptarët, për politikën shqiptare dhe për elitën shqiptare. Ai është unikat, që ndërtoi një politikë të cilën e mbështetën të gjithë banorët e shtetit të tij, duke formuar Pavarësinë në trurin, ndjenjat dhe në qenjen e njeriut shqiptar të Kosovës.
Engjëll Koliqi, laureati i „ Cmimit Martin Camaj“
Pata fatin që si nip I Imzot Don Lush Gjergjit,, Presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën , ta njoh për së afërmi,
Ai ishte aq i zgjuar dhe aq i mençur, që si ekstremist shumë i madh i çështjes kombëtare, para botës arriti të tregohej si i moderuar.
Libri im është një përpjekje për të ndriquar figurën e idolit tim Ibrahim Rugoves, falë imitimit të të cilit unë këto ditë mora edhe titullin Ambasador i Paqes.
Muharrem Sfarqa: Në Gjermani u shënua ditëlindja e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës U1_IsakAhmeti
Muharrem Sfarqa: Në Gjermani u shënua ditëlindja e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës U1_EnverBytyci
Muharrem Sfarqa: Në Gjermani u shënua ditëlindja e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës U1_KadrijeGurmani
Muharrem Sfarqa: Në Gjermani u shënua ditëlindja e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës U1_AntonKolaj
Muharrem Sfarqa: Në Gjermani u shënua ditëlindja e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës U1_ZymerLuli
Muharrem Sfarqa: Në Gjermani u shënua ditëlindja e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës U1_CmimiMartinCamaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi