Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DR IBRAHIM RUGOVËS

Shko poshtë

AGIM GASHI:PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DR IBRAHIM RUGOVËS Empty AGIM GASHI:PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DR IBRAHIM RUGOVËS

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 05, 2014 4:47 pm

AGIM GASHI:PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DR IBRAHIM RUGOVËS 394213_615723688439218_391222373_n

Në vitin 2001 i shkrova një letër edhe Presidentit Rugova. Letrën ua kam dorzuar z.Kolë Berishës dhe z.Nekibe Kelmendit në zyrat e LDK-së në Prishtinë. 
Disa here kam kërkuar takim me Presidentin por ja që edhe atje në Velani kishte njerz
q
ë nuk e dëshironin një takim të tillë. 
Letrën dhe disketen e asaj kohe, unë sdi a e ka marr Presidenti. Unë nuk besoj se do ta kishte marrë sepse shumë letra, dhurata e lajme tjera ia mshefnin Presidentit. Kush i bënte këto, unë nuk di porse e vërteta ishte kjo. 
Letren po e publikoj për hrën e parë dhe pa asnjë ndërhyrje.

PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DR IBRAHIM RUGOVËS

I DASHURI PRESIDENT,

Me një knaqësi të veqant shfrytzoj rastin që të paraqitem me këtë letër, të Ju përshëndes Juve dhe familjen e Juaj si dhe të gjithe bashkpuntorët e Juaj. Së pari edhe pse me vonesë, Ju shprehi ngushllimet më të sinqerta për vrasjet e shum bashkpuntorëve të Juaj nga duar tradhtare, sepse ato duar që vrasin intelegjencën, shkelin mbi shkronjat e dijes, mbi abetare e mbi lodrat e fëmijëve, mbi të gjitha ata shkelin ardhmërinë e popullit shqiptar dhe lirinë që ende e tëra nuk është fituar. Kam shpresë dhe jam shum i bindur, se vetëm nën udhëheqjen e Juaj dhe me fitoren e Juaj në zgjedhjet e ardhëshme, elementët kriminal e komunist do të binden në dështimin e tyre dhe si shpërblim patjetër do ta kenë gjyqin e popullit apo pse jo edhe të Hagës. Kosovës dhe popullit shqiptar i është nevoit kaherë një njeri largpamës, sypatrembur, mendjelartë e shqiptar krenar siq Jeni JU z. President. Mu për këtë arsye u kam kënduar me afshin e shpirtit:
Lum Kosova që ka nji djal
Sa mirë po i rrin në qafë nji shall,
Lum e lum po ban Kosova
Qofsh me jetë President Rugova.
Lumja nana që n´dritë të qiti,
Lum e pragu që të rriti
Lum e lum populli që t´ka,
Lum e lum Vatani që t´dha.

Për njëmbdhjet vjet me radhë e mbajtët Kosovën dhe popullin e përvuajtur shqiptar me një shpresë të pashuar e cila edhe u realizua falë Zotit dhe Juve Zoti President, meqenëse për njëmbdhjet vjet sy me sy me burra t´botës e senzibilizuat qështjen e Kosovës, dhe ia arritët asaj që e synuat dhe për të cilën populli u besoi dhe do të Ju besoj për mote, andaj me të drejtë unë them se JU jeni presidenti i përjetshëm i shtetit të ardhshëm të Kosovës. Për njëmbdhjet vjet rresht Ju patët edhe miq edhe armiq, ndërsa ne që u vinim mbrapa pas idealeve të Juaja shpesh përballeshim me skema të pa deshirura nga armiqët tanë të cilët formonin parajsat e tyre të izoluara , në mes të dhimbjes, vuajtjes e poshtrimit kombtar. Në këtë mes ishin edhe shumë antarë të LDK-së, të cilët duke qenë të bindur se nuk i japin llogari askujt, bënë atë që se bënë askush, shpërfytyruan një popull, jetën dhe të ardhëmen e tij, duke pretenduar se kështu janë duke e ruajtur unitetin kombëtar. Kështu ndodhi edhe në Kosovë por edhe në diasporë. Kështu po ndodh ende si në Kosovë ashtu edhe në diasporë, ku ne disa që nuk u besojmë atyre doktrinave të kalbura ngrejmë zërin. Ata na shajnë, na rrahin, na quajnë tradhëtar të unitetit, tradhëtar rugovist, por ka edhe të tillë që janë antarë të LDK-së por bëjnë punën e dreqit. Dhe kur ndodh që të themi ndonjë fjalë të mirë për të tillët ne bëhemi burra të mirë e patriot të shquar. Disa anëtarë të LDK-së që u rreshtuan në radhët e të kuqëve mundohen të kthehen përsëri në radhët e LDK-së pa e menduar se mu ata derdhnin lumenjë vreri kundër LDK-së, e tani e përpijnë e lëpinjë atë që kanë pështyrë. Ata tani janë të pasigurt, të trembur, rrjedhimisht frikacakë të pabesë. Pikrisht ata të rrijnë mbi kokë, të kontrollojnë, duke i marrë viktimat në pyetje në podrumet e hajmave të diasporës, duke i rrahur, duke ua thyer eshtrat, duke ua prerë mishin e duke besuar se në nervat e damarët fshihet e vërteta, AJO e vërtetë së cilës ata i tremben. Pjestar të këtij grupi njerzish janë edhe një dorë ish të burgosurish politik ose të ndërgjegjës, ku me të cilët di të komunikoj meqenëse edhe unë isha i burgosur e i izoluar në kazamatet serbe. Këtë ua thashë vetëm me një qëllim; Diaspora ka kapacitet njerzish të cilët donë të punojnë për LDK-në, pa u trembur nga frikacakët e ndytë por duhet një transformim radikal i organizimit në të gjithë diasporen shqiptare ma ku ndodhet ajo. Patjetër në diasporë duhet të ripërtrihen aktivet e shuara të LDK-së meqenëse poqëse nuk bëhet kjo kam bindjen se ata që punuan dhe vepruan me vjet të tëra, që dhanë kontributin e tyre nëpër metropolet e perëndimit në demonstrata e protesata, do të ndjehen të zhgënjyer dhe të harruar. Me ta do të punojnë të tjerët dhe faktikisht ata do të shëndrrohen në kundërshtar që do të jenë edhe më të rrezikshëm se që janë disa të tjerë. 
Unë do të kisha folur shum për punën dhjetvjeqare të diasporës, sepse pothuaj nuk ka vend të Austrisë, Gjermanisë, Belgjikës e Holandës që nuk kam qenë por këtë do ta bëj atëherë kur Ju të më urdhëroni. Për këto vite mërgimi asgjë nuk fitova, dhe asgjë nuk mblodha që të kemë pranë kur një ditë do të kthehem në Kosovë. Çdo gjë që e pata e shkriva për qështjen kombtare, për Kosovën, për lirinë. Tani kur dua të kthehem kërcnohem nga matrapazët e kuq të cilët më denuan me vdekje qysh në vitin 1994 në Münster të Gjermanisë me një dasëm, sepse e këndova para Ibrahim Kelmendit këngën për President Rugovën.Unë asnjëherë nuk u friksova nga kërcnimet e tilla por përkundrazi në shpirtin tim rritej dashuria ndaj atdheut, ndaj Kosovës dhe ndaj Jush i nderuari Dr. Ibrahim Rugova.
Kur më 1990 në restaurantin “dubrovnik” para Jush dhe para kongresmenëve e senatorëve amerikan e këndova këngën “Alternativa në Amerikë”, nuk e kisha menduar se do të vie një ditë që 90% të personazheve të asaj kënge duhet çkënduar. Edhe kam me i çkënduar më besoni por jamë duke e pritur çastin e volitshëm. Në ndonjë mënyrë disa edhe i kam çkënduar.
Më falni Zoti President se ndoshta shkruajta pak shumë, sepse e di se jeni shumë i nxënë me punën e Juaj, por gjithsesi ma merrë mendja se edhe unë jamë punë e Juaja, sepse jam katandisur në këtë kurbet të zi. Nga Ju kërkoj që të më kshilloni se kur mund të kthehem dhe se a do ta kem dikund ndonjë vend pune në Kosovën e lirë, apo duhet të kthehem e të shetis rrugëve të Kosovs pa asnjë qëllim, pa plang e voter e me shtëpi të djegur në qender të Lypjanit. Ju premtoj, se di të punoj dhe mund të punoj. Pa marrë parasysh, unë do të jem me JU deri në frymen e fundit të jetës sime sepse deri sa të jem me JU unë e di se jam edhe me Kosovën. Me anë të kësaj letre po ua dergoj edhe origjinalin e kasetës më të re të cilën ende nuk po mund ta nxjerr për shkak të mungesës së mjeteve. Pos kësaj në këtë disketë letër po ua dergoj edhe disa tekste këngësh për të cilët emri i tyre do të mbetet i përjetshëm. Me këtë ua dergoj edhe një libër të pabotuar me shpresë se mund ta botoj LDK-ja, ndersa të ardhurat nga shitja e librit t´i dedikohen atyre që Ju do ta parashifni.
Duke Ju dëshiruar shëndet, lumturi e fitore Ju përshëndes Juve dhe familjen e Juaj dhe zoti e bekoftë Kosovën dhe Juve Z.President.


Me nderime 
Agim Gashi
Fleming str. 25
52353 Düren
Deutschland
2001- Düren



Që nga viti 1992 kur e kam shkrue këtë këngë dhe të kënduar për herën e parë në Vjen të austrisë, mund të them se e njëjta u këndue çdo ditë deri në vdekjen e Presidentit kur iu ndrrue teksti. Demostrta, koncerte, tubime, në hejme, rrugë, tren, aerpln.... e ku nuk u këndue kjo kengë?
Ka ndodh që kam shkur me një qytet dhe skam mund me e gjetë adresën ku duhej të shkoja, jam ul në trotuar, ia kam fillue kësaj kënge, dhe sa hap e mbyll sytë, tuboheshin shqiptarët dhe më dergonin ku dëshiroja.
 

Rroftë vepra e Presidentit historik Ibrahim Rugovës!


PRESIDENT RUGOVA

(Agim Gashi)

Lum Kosova që ka nji djalë
N´kohë të randa që i du’l n`ballë,
Lum e lum po ban Kosova
Qofsh me jetë Ibrahim Rugova!

Lumja nana n’dritë që t’qiti
I lum pragu që të rriti,
Lum e lum populli që t’dha
Lum e lum Vatani që t`ka.

Kah u nise me nji grusht dhe
Për liri e për atdhe,
Sy me sy me burra t`botës
Me ja pru dritën Kosovës.

Lumja nana n´dritë që t´qiti
I lum pragu që të rriti,
Lum e lum populli që t´dha
Lum e lum Vatani që t´ka.

Ku ma k`i oxhakun, gurin
Gjithmonë nalt e mban flamurin,
Pri e pri po t’ thotë Kosova
N’ballë të kam President Rugova.

Lumja nana n´dritë që t´qiti
I lum pragu që të rriti,
Lum e lum populli që t´dha
Lum e lum Vatani që t´ka.

Vienë, 1992.


Nga arhiva ime.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi