Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prizreni sipas Hashim Thaçit

Shko poshtë

Prizreni sipas Hashim Thaçit Empty Prizreni sipas Hashim Thaçit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 24, 2011 7:33 pm

Prizreni sipas Hashim Thaçit

Arbër A. Rexhaj*
Debate

Duhet të brengosemi për shoqërinë tonë. E cila po lodhet e stërlodhet me këtë sistem të degraduar nga pikëpamja sociale, ekonomike e politike, duke ia shtuar kësaj edhe dhe keqpërdorimin që bëhet me vlera kombëtare.
Këto të fundit kanë në qendër të goditjes këto kohë. Përkatësisht Prizreni. Logo dhe qendra historike e të cilit ka bezdisur mesa duket jo vetëm klerin shovinist e të politizuar të Kishës ortodokse serbe, por edhe Kryeministrin e Kosovës.
Duhet të brengosemi me partitë politike në Kosovë, të cilat nuk e kanë kultivuar një qytetari aktive, kanë dështuar në instalimin rendit demokratik, mendimit të lirë.
Nuk e kanë kultivuar një praktikë opozitare, frymën e kritikës, të protestës e demonstratës përballë çdo shkelje të drejtave të qytetarisë, përballë çdo nëpërkëmbje të interesave individuale deri te ato kombëtare.
Duhet të brengosemi për vendin tonë. Përfundimisht ne duhet të brengosemi me kokën e Hashim Thaçit. Me lëshimet e tij. Me dashakeqësinë e tij, brutalitetin përballë vendit të tij, diktatin që përpiqet të ushtrojë në Parlamentin e Kosovës. Ne duhet të brengosemi me këtë kryeministër i cili po keqpërdor gjithshka të vendit tonë.
Hashim Thaçi po përpiqet të themelojë logjikën e robërisë, të koncesioneve, në vend të rezistencës dhe përpjekjes për të drejtën kolektive.
Ky kryeministër edhe pse përballë argumenteve të fuqishme për Zonën Historike të Prizrenit, e bëri punën e shtetit serb duke e shndërruar zonën Historike të Prizrenit nën administrimin burokratik fetar dhe nën veton e klerikëve ortodoks serb me seli në Beograd..
Ky kryeministër i këtij vendi nuk e bëri atë që do ta bënte çdo kryeministër i çdo vendi tjetër. Vuri diktatin përballë deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kësaj partie që po e zhvat Kosovën dhe po e zhyt Kosovën në terr. Deputetët antikombëtarë të Hashimit e votuan projektligjin e dëmshëm për Prizrenin. Dhe jo vetëm për Prizrenin, ata e bën të njëjtën edhe me Hoqën e Madhe.
Emrat e këtyre deputetëve, të cilët e të cilat votuan pro këtij projektligji kanë përgjegjësi kolektive, dhe jo vetëm kolektive por edhe historike. Ata të cilët e dëgjuan këtë kryetar partie dhe këtë kryeministër, ndoshta disa prej tyre e bënë me papërgjegjshmëri pa pasur diktat do të turpërohen. Me ta do të turpërohen gjeneratat e reja. Do të turpërohen fëmijët e tyre. Gjeneratat e reja!
Ata Prizrenin ja dhanë Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd.
Ata bënë kërdi kombëtare. Ata nuk meritojnë të jenë në Parlamentin e Kosovës.
Ata nuk mund identifikojnë vullnetin politik të qytetarëve me këtë veprim.
Ata nuk përfaqësojnë vullnetin politik të Kosovës dhe të qytetit të Prizrenit. Ndoshta ndokush do të thoshte se nuk bën të konceptojmë individualisht vullnetin politik të qytetarëve.
Atëherë fare në fund po pyesim: Kush do që qyteti i Prizrenit të jetë nën ombrellën e vetos ortodokse Serbe, të një shteti me histori kriminale?


Autori është kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi