Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Murat Jashari i uron shqiptarëve dashuri dhe harmoni familjare

Shko poshtë

Murat Jashari i uron shqiptarëve dashuri dhe harmoni familjare Empty Murat Jashari i uron shqiptarëve dashuri dhe harmoni familjare

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 01, 2012 12:13 am

Murat Jashari i uron shqiptarëve dashuri dhe harmoni familjare


Murat Jashari i uron shqiptarëve dashuri dhe harmoni familjare Murat-Jashari

Ndërrimin e motmoteve do ta festoj edhe familja e cila për lirinë e Kosovës i dha 52 anëtarë të saj per lirine e Kosoves. Familja Jashari ndërrimin e motmoteve do ta pres me atmosferë festive, derisa përfaqësuesi i kësaj familje, Murat Jashari, ju uron shqiptarëve dashuri e harmoni familjare më të madhe, por edhe vetëdijësim më të madh.
Edhe pak orë na ndajnë nga viti i ri, përfaqesuesi i familjes Jashari, Murat Jashari shprehet se familja e tij ndërrimin e motmoteve e pret me atmosferë festive në një ambient familjar, me miq dhe shokë e me të afërm të familjes, por edhe për të analizuar rrjedhën e këtij viti, e duke uruar që gjërat të cilat nuk kanë shkuar mirë të përmirësohen në vitin e ri.


“Tani më Kosova është shtet, nuk është më e mira e mundshme, më e dëshirueshmja por Kosova varet prej nesh se si do ta trajtojmë. Besoj që ka hapësirë për të bërë gjëra më të miranë vendin tonë, të cilat na I kërkon edhe na e obligon edhe e kaluamja por edhe e ardhmja”, tha Murat Jashari.

Vitin që po e lëmë pas, por edhe tërë këto vite të pasluftës, Murat Jashari i cilëson si vite ku kanë ndodhur gjëra pozitive, por që çdo herë egiztojnë dy anë të medaljes.

Ai në prag të ndërrimit të motmoteve gjithë shqiptarëve ju uron dashuri dhe harmoni familjare më të madhe, si dhe më shumë mendim pozitiv.

“Shpresoj që në 2012, të gjithë ne, posaqërisht ata të cilët kanë marrë timonin për të udhëhequr qofshin qeveritë komunale, apo qëndrore, dhe institucionet tjera qoftë, në arsim, shëndetësi, apo segmente tjera të rëndësishme të shtetit tonë që të jenë më të vetëdijshëm për të bërë punë më të mira, për të dhënë më shumë nga vetja, dhe në fund suksesi mendoj se do të jetë në përgjegjësi”, thekson Jashari.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi