Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Radio Kosova e lirë:“Dëshmitarët e mbrojtur” të UNMIK-ut dhe të Prokurorisë së EULEX-it kanë qenë dhe janë spiunë të Serbisë

Shko poshtë

Radio Kosova e lirë:“Dëshmitarët e mbrojtur” të UNMIK-ut dhe të Prokurorisë së EULEX-it kanë qenë dhe janë spiunë të Serbisë Empty Radio Kosova e lirë:“Dëshmitarët e mbrojtur” të UNMIK-ut dhe të Prokurorisë së EULEX-it kanë qenë dhe janë spiunë të Serbisë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 03, 2012 1:12 am

Radio-Kosova e Lirë shënon 13-vjetorin e fillimit të transmetimit
Radio Kosova e lirë:“Dëshmitarët e mbrojtur” të UNMIK-ut dhe të Prokurorisë së EULEX-it kanë qenë dhe janë spiunë të Serbisë Logo
Nesër, më 4 janar 2012, shënohet 13-vjetori i Radios-Kosova e Lirë.

Me këtë rast Drejtoria e Radios pret në takim anëtarët e stafit dhe reporterët e luftës, familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës, miq e dashamirë.

Pritja, në lokalet e Radios-Kosova e Lirë, bëhet ditën e mërkurë, prej orës 10.00 deri në orën 16.00.
“Dëshmitarët e mbrojtur” të UNMIK-ut dhe të Prokurorisë së EULEX-it kanë qenë dhe janë spiunë të Serbisë
--------------------------------------------------------------------------------
Radio Kosova e lirë:“Dëshmitarët e mbrojtur” të UNMIK-ut dhe të Prokurorisë së EULEX-it kanë qenë dhe janë spiunë të Serbisë Lexo_c-deshmitari-x
Fenomeni “dëshmitar i mbrojtur” u bë i njohur qysh prej mbarimit të luftës në Kosovë. Para luftës, këta dëshmitarë ishin thjeshtë agjentë të shërbimeve sekrete të Serbisë, emrat e të cilëve ishin të koduar dhe pak kush dinte identitetin e tyre. Me rastin e instalimit të administratës së UNMIK-ut, në Kosovë, në vitin 1999, hetuesit e këtij misioni, në hulumtim të “krimeve të luftës”, që pretendohej se kanë kryer luftëtarët e UÇK-së kundër serbëve dhe spiunëve shqipfolës, në bashkëpunim me organet e ndjekjes nga Serbia dhe me një segment të LDK-së, të cilët kishin hartuar dosjet për qindra luftëtarë të lirisë, me qëllim që lufta e drejtë e UÇK-së të diskreditohej dhe të paraqitej e njëjtë, me luftën e regjimit kriminal të Serbisë, filloi dhe po vazhdon fushata për devalvimin e luftës çlirimtare. Duke i marrë si të besueshme deponimet e "dëshmitarëve të mbrojtur" nga prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtarë deri tani janë dënuar qindra luftëtarë të lirisë së Kosovës.

Në fillim të vitit 2000, hetues dhe ekspertë nga Tribunali i Hagës, në bashkëpunim me një staf shqipfolësish, të cilët shërbenin edhe si përkthyes, filloi marrja në pyetje e qindra shqiptarëve, në mesin e tyre edhe eprorë të lartë të UÇK-së, të cilët pa asnjë hezitim dhe me lehtësi të çuditshme pranuan të intervistohen.
Intervistimi, nga ana e hetuesve të Tribunalit mbahej sekret edhe pse shërbimet inteligjente, në Kosovë. zbulonin emrat, madje edhe përmbajtjen e të dhënave, që kishin deponuar të intervistuarit.
Pranimi, për të dhënë intervista ku diskreditohej lufta çlirimtare, shprehej me keqardhje nga luftëtarët e lirisë, por përnjëherë pas intervistimit bëhej e ditur se kush çka kishte folur. Çuditërisht kasetat me tërë materialin konfidencial shumëzoheshin dhe i jepeshin njerëzve të caktuar.
Duke qenë në dijeni të disa veprave të pamira, që kishin kryer disa pjesëtarë të UÇK-së, dezertorë të luftës, njerëz pa arsimim të duhur dhe intrigantë e injorantë të ndryshëm, në mesin e tyre shumë ish-bashkëpunëtorë të regjimit serb, hetuesit e Tribunalit i morën nën mbrojtje, me qëllim që përmes deponimeve të tyre ta diskreditonin luftën, duke e ditur se ata gjatë luftës kishin depërtuar deri në SHP të UÇK-së dhe po thuajse në çdo brigadë e batalion në zonat e luftës.
Organet relevante serbe, në Beograd, jo vetëm njëherë, madje edhe publikisht kishin informuar opinionin se strukturat e shërbimeve sekrete serbe kishin instaluar njerëzit e tyre deri në Shtabin e UÇK-së dhe kishin marrë të gjitha informacionet e duhura, për të cilat Serbia kishte qenë e interesuar.
Hetuesit e Tribunalit të Hagës, qysh prej fundit të vitit 1999 e deri tani kanë intervistuar qindra ish pjesëtarë të luftës së UÇK-së, ndërsa rreth 50 prej tyre janë marrë nën mbrojtje, duke i siguruar paraprakisht se nuk do të ndiqen penalisht, për veprat e kryera nga ata vetë, sepse ata kishin vepruar sipas kërkesave të shërbimeve sekrete serbe, dhe ky bashkëpunim nga hetuesit e Tribunalit cilësohej si bashkëpunim legjitim shtetëror, meqë ishte shërbim institucional, ndërsa SHIK-u ishte konsideruar dhe konsiderohet si shërbim ilegal i strukturave të quajtura “terroriste” të UÇK-së. Është për t’ u habitur si ndodhi që në SHIK, qysh gjatë luftës, ishin instaluar edhe elementë kolaboracionistë, për të cilët dinte madje edhe opinioni i gjerë në Kosovë, para, gjatë dhe pas luftës në vendin tonë.
Mungesa e një organizmi të mirëfilltë brenda strukturave komanduese të UÇK-së gjatë luftës, mungesa e veprimeve energjike kundër atyre, që me fakte identifikoheshin se kishin qenë dhe ishin agjentë, në masë e kishte stërkequr punën e SHIK-ut, dhe për çudi një segment i këtij shërbimi pranonte se mbante kontakte me të tillët, nga të cilët edhe këta vilnin informacione.
Në mungesë të qëndrimit unik dhe të syçeltësisë, nga strukturat komanduese të luftës, një pjese të kolaboracionistëve iu dha hapësirë veprimi, madje edhe nga vetë krerët e luftës, duke arsyetuar se veprimi i tillë ishte nën kontroll dhe personat e caktuar përcilleshin në çdo hap... Arsyetimet e tilla ngjallnin dyshim te luftëtarët dhe eprorët e sinqertë dhe kjo doemos disa syresh edhe i deziluziononte.
Veprimtaria e këtyre personave gjatë luftës ka qenë veprimtari tërësisht diversive dhe me qëllim për të kryer krime të shëmtuara, për të krijuar huti te popullata e zhvendosur dhe për ta diskredituar luftën në sy të faktorit ndërkombëtar. Këta bashkëpunëtorë të regjimit serb, përveç të dhënave që i kanë ofruar padronëve të tyre, me vetë praninë e tyre kanë krijuar huti në mesin e popullatës liridashëse, dhe ky fakt ka ndikuar në dezorientimin dhe ftohjen e disa luftëtarëve të lirisë.

Veprat e liga të këtij soji njerëzor janë shfrytëzuar edhe nga krahu pacifist i vendit, i cili përmes shërbimit të vet, dinte për këta persona dhe lidhjet që ata mbanin me kreun e luftës. Pikërisht për këtë, kreu pacifist i Kosovës, jo vetëm njëherë kishte deklaruar se UÇK-ja është sajesë e regjimit serb. Në kushte dhe rrethana të tilla, kur shumica syresh mbroheshin nga padronët e tyre, çuditërisht edhe nga një segment i kreut të luftës, ishte tejet e vështirë të ndërmerrej ndonjë aksion vendimtar kundër tyre. Madje, asnjëherë nuk pati as edhe përpjekje për një ndërmarrje të tillë, apo përpjekje për izolimin e tyre, meqë shumica syresh, gjatë luftës sapo konsideronin se ishin dekonspiruar, iknin nga një zonë në tjetrën, disa shkuan në Shqipëri ku qëndruan deri në mbarim të luftës. Pas luftës u kthyen me uniforma dhe armë të reja, iu vërsulen plaçkës, përfitimeve, reketimit, trafiqeve dhe për ta ruajtur plaçkën, ata pranuan me lehtësi të bashkëpunojnë me hetuesit ndërkombëtarë, duke marrë garanci se për krimet e tyre nuk do të përgjigjeshin, nëse ata pranonin, të dëshmonin kundër krerëve të luftës dhe personaliteteve me ndikim në jetën tonë politike, ushtarake e shoqërore.
Bashkëpunimi i tyre me hetuesit e EULEX-it, në dëm të luftës çlirimtare dhe në dëm të interesit kombëtar është vepër e dënueshme, dhe si e tillë ajo do të mbetet një damkë e zezë e turpit për ta për familjet dhe pasardhësit e tyre.


http://radiokosovaelire.com/archive.php?nav=1%2C1&id=5080
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi