Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Strukturat paralele në veri, elemente të terrorizmit

Shko poshtë

Strukturat paralele në veri, elemente të terrorizmit Empty Strukturat paralele në veri, elemente të terrorizmit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 31, 2009 10:26 pm

Strukturat paralele në veri, elemente të terrorizmit

Ramiz Bojaj, BOTA SOT

Strukturat paralele në veri, elemente të terrorizmit Sh_b

Strukturat paralele në veri, elemente të terrorizmit Kelmendi
Kelmendi: Edhe EULEX-i ashtu sikurse edhe paraardhësi i vet, UNMIK-u, mund të them lirisht se ka dështuar në zgjidhjen e problemit të veriut. Pasqyrë me e qartë e dështimit të EULEX-it është dorëzimi i këtij autoriteti para një grup gjyqtarësh të dirigjuar nga Serbia, por edhe para një grupi të vogël njerëzish të frustruar të cilët nuk mund të përballën me drejtësinë.


Javët e fundit në veriun e Mitrovicës, kanë qenë mjaft sfiduese për situatën e sigurisë së brendshme në Republikën e Kosovës. Në lagjet e banuara me popullatë shumicë shqiptare, kanë ndodhur disa shpërthime dhe gjuajtje me armë zjarri, nga të cilat ishin vënë në shënjestër banorët shqiptarë në këtë pjesë të vendit. Në këtë kontekst, vlerësimi i analistit për çështje të sigurisë((ICITAP) në SHBA, Eduard Anderson, se faktorët kryesorë që ndikojnë në sulmet terroriste janë problemet politike (mospajtimet e serbëve me statusin) si dhe komplekset religjioze dhe raciste (uratat e Artemijës për kriminelët), mund të jenë rrezik real për aktivitete terroriste në këtë pjesë të Ballkanit, kanë zgjuar reagime të ndryshme të udhëheqësve të lartë shtetëror dhe analistëve të sigurisë në Kosovë. Strukturat ilegale në veri janë cilësuar edhe si truproja që kanë bërë krime në Kosovë, në Kroaci dhe Bosnje. “Në veriun e Kosovës ka telashe të natyrës së tillë të cilët bartën përmes strukturave paralele serbe në këtë pjesë të territorit të vendit tonë”, thotë zëdhënësi i Presidentit Sejdiu, Xhavit Beqiri, i cili thekson se
nuk ka asnjë dyshim se brenda strukturave paralele ka edhe njerëz të cilët kanë qenë të përfshirë në krime të ndryshme gjatë luftërave të ish-Jugosllavisë. Ai thotë se duke parë natyrën komplekse të problemit, kërkohet një maturi dhe përgjegjësi në mënyrë që të ndërmerren hapa të duhur në zgjidhjen e problemit në veri dhe pjesë tjera delikate. Deputeti Gani Geci, thotë se për shkak të ndjekjeve penale dhe veprimeve kriminale, forca të tilla (strukturat paralele) janë vendosur në pjesën veriore të Kosovës. “Një pjesë e madhe nga këto grupe janë të inkriminuara në veprime kriminale, mirëpo veprimi i organeve tona shtetërore do të bazohet në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, vlerëson Geci, “Duke u bazuar në këtë sistem juridik assesi nuk guxojmë që të lejomë qe tek ne të funksionojnë dy kode ai i UNMIK-ut dhe i Kosovës. Ky segment duhet të jetë funksional edhe në rastin e gjykatave, të cilat mund të cilësohen si hapi i parë drejt normalizimit të sistemit juridiko-kushtetues të Kosovës”, vlerëson Geci. Nekibe Kelmendi, ministre e Drejtësisë, vlerëson se çështja e veriut është një problem i trashëguar, i cili lirisht mund të thuhet se ka qenë një dështim total i UNMIK-ut, për vendosjen e rendit ligjor dhe demilitarizimin e veriut nga struktura ilegale. Ajo thotë se këtë dështim të radhës po e trashëgon edhe vet misioni evropian, EULEX.
Nëse nuk ndëshkohen strukturat paralele në veri vetëm se do të forcohen dita-ditës. Eksperti për çështje të sigurisë, Ramadan Qehaja thotë se strukturat paralele në veri po forcohen, të cilat mund të jenë bartëse të akteve kriminale dhe tensionimeve. “Strukturat paralele janë duke u përforcuar edhe më tepër atje. Kjo po shihet edhe në bazë të ngjarjeve që ndodhin atje - eksplodimet, gjuajtjet, kërcënimet e tjera”, vlerëson Qehaja, duke shtuar se nëse vazhdohet me këtë trend neglizhence, strukturat paralele që veprojnë atje do të shtojnë aktivitetin e tyre për të ndërtuar në simbiozë të kriminalitetit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi