Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Plagosen tri femra në një restorant të Klinës

Shko poshtë

Plagosen tri femra në një restorant të Klinës Empty Plagosen tri femra në një restorant të Klinës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 09, 2012 1:14 pm

Plagosen tri femra në një restorant të Klinës

Plagosen tri femra në një restorant të Klinës Policia-e-kosoves

Tri femra janë plagosur kur një person ka shtënë me armë zjarri në një restorant në lagjen "Arbëria" të Klinës, njofton Policia. Femrat e plagosura kanë qenë valltare në ketë restorant dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës dhe sipas mjekeve ato kanë pësuar lëndime në këmbë.

Rasti konfirmohet nga zëdhënësi rajonal Zeqir Kelmendi, sipas të cilit plagosja ka ndodhur të shtunën rreth orës 03:00 të mëngjesit në një restorant në Klinë. Viktimat janë shqiptare nga Fushë Kosova, Presheva dhe Kukësi.

Në bazë të hetimeve të para dyshohet se, një person i dyshuar ka shtënë në brendi të lokalit më armë zjarri, duke plagosur tri valltare në ketë restorant. I dyshuari, i njohur për policinë gjendet në arrati. Rasti është në procedim nga hetuesit rajonal për krime serioze në Pejë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi