Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prokurorët kërkojnë burgim të përjetshëm për Arid Ukën

Shko poshtë

Prokurorët kërkojnë burgim të përjetshëm për Arid Ukën Empty Prokurorët kërkojnë burgim të përjetshëm për Arid Ukën

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 09, 2012 8:03 pm

Gjermani: Prokurorët kërkojnë burgim të përjetshëm për Arid Ukën

Prokurorët kërkojnë burgim të përjetshëm për Arid Ukën Img_16_9_680_32dm2251
Në fillim të gjykimit Arid Uka pranoi krimin

Prokurorët gjermanë sot kanë kërkuar burguim të përjetshëm për shqiptarin nga Kosova, Arid Uka, i cili ka pranuar se i ka vrarë dy ushtarë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.

Prokurori federal i tha gjykatës në qytetin e Frankfurtit, se Arid Uka, 21 vjeçar, mund të ballafaqohet me dënimin maksimal për vrasjen e dy ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, më 2 mars të vitit 2011.

Dy ushtarë të tjerë amerikanë ishin plagosur, poashtu, nga Arid Uka, i cili kishte hapur zjarr në grupin e ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, në aeroportin e Frankfurtit, derisa ata po pritnin fluturimin për në Afganistan.

Së pari, vrasjet janë konsideruar si të motivuara nga ekstremizmi islamik në tokën e Gjermanisë.

Por, prokurorët besojnë se Arid Uka, që është i lindur në Mitrovicë në Kosovë, por është rritur në Gjermani, ka vepruar i vetëm dhe nuk i ka takuar ndonjë grupi terrorist.

Shpallja e dënimit pritet më 19 janar.

Prokurorët kërkojnë burgim të përjetshëm për Arid Ukën Frankfurter-oberlandesgericht

Arid Uka sot në sallën e gjyqit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi