Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prokurorët amerikanë, akt-akuzë ndaj Arid Ukës

Shko poshtë

Prokurorët amerikanë, akt-akuzë ndaj Arid Ukës Empty Prokurorët amerikanë, akt-akuzë ndaj Arid Ukës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 22, 2011 8:03 pm


Prokurorët amerikanë, akt-akuzë ndaj Arid Ukës

Prokurorët amerikanë, akt-akuzë ndaj Arid Ukës Aaarid-uka_244x183


Prokurorët e qytetit të Nju Jorkut kanë miratuar akuzën kundër një shqiptari të Kosovës, të akuzuar për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë dhe duke lënduar dy të tjerë në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.

Në një komunikatë, prokurorët kanë thënë se Arid Uka, 21 vjeçar, i është afruar një autobusi më 2 mars në aeroport, ka pyetur në anglisht nëse aty kishte amerikanë.

Deklarata thotë se Uka më pas ka filluar të qëlloj me pistoletë në personelin ushtarak amerikan derisa e ka përsëritur me zë të lartë një shprehje arabe që do të thotë, “Zoti është i madh”.

Prokurorët amerikanë e kanë akuzuar Ukën me vrasje, vrasje në tentativë dhe posedim të armëve të zjarrit. Nuk është ende e qartë nëse Arid Uka do të ekstradohet nga Gjermania në SHBA për tu përballur me këto akuza.

Arid Uka do të përballet me të njejta akuza edhe në Gjermani. Hetuesit gjermanë kanë thënë se Uka ka treguar vet se ai e ka kryer sulmin si hakmarrje ndaj misionit amerikan në Afganistan, mirëpo hetuesit kanë thënë se nuk kanë gjetur asnjë lidhje në mes tij dhe ndonjë organizate terroriste.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi