Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Me rastin e festës së Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji uron besimtarët katolikë

Shko poshtë

Me rastin e festës së Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji uron besimtarët katolikë Empty Me rastin e festës së Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji uron besimtarët katolikë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 11, 2009 10:31 pm

Me rastin e festës së Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji uron besimtarët katolikë

Bota sot

Me rastin e festës së Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji uron besimtarët katolikë Sh_b
Prizren, 11 prill


[img:e97e]http://botasot.info/te_vogla/Dode-Gjergji_sthmb[1].jpg[/img:e97e]

Me rastin e Pashkëve, Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë, me dëshirat më të përzemërta që këtë festë ta kalojnë në paqe, harmoni dhe dashuri.
“Misteri i festimit të përjetshëm i festës së Pashkëve, na e krijon mundësinë ta përforcojmë kujtimin e përbashkët të ngjarjes së Kalvarit, përtëritjen e miqësisë sonë me Të Kryqëzuarin, mbajtjen gjallë të Shpresës në përmbushjen e Premtimeve të Krishtit të Ringjallur dhe ushtrimin e misionit tonë për t’i shpallë botës, se Zoti ynë Jezu Krishti, të cilin e kryqëzuan dhe e dënuan me vdekje, është ngjallë dhe rri në të djathtën e Atit tonë qiellor; vepra e filluar prej tij vazhdon të jetë vepruese në botë nëpërmjet Kishës dhe të të gjithë të pagëzuarve”, thuhet në porosinë e Ipeshkvit Dodë Gjergji.
Po ashtu në adresë të ipeshkvit të Kosovës, kanë arritur edhe shumë urime tjera nga liderë dhe parti politike në vend.
Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës Dodë Gjergji ka marrë urime nga kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, me rastin e festës së Pashkëve. Ndër të tjera, myftiu Tërnava shkruan: “Këtë vit, festojmë me arritje të mëdha si në rrafshin shtetëror ashtu edhe në atë kombëtar, të bindur se në të ardhmen do të bëjmë edhe më shumë në sendërtimin e vlerave hyjnore, humane e njerëzore, vlera këto për të cilat ne dy bashkësitë angazhohemi që ti kultivojmë me përkushtim e pietet të lartë”, thuhet ndër të tjera në urimin e myftiut Tërnava.
Besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve i kanë uruar edhe udhëheqësit e lartë shtetëror të Kosovës si kryeministri Thaçi, presidenti Sejdiu, si dhe parti të ndryshme politike siq janë: Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) dhe Partia Shqiptaro-demokristiane e Kosovës (PSHDK),Partia Liberale e Kosovës, etj., me dëshirën që festat fetare të shërbejnë për t’u lutur që në Kosovë të mbretërojë paqja, toleranca, si dhe të punohet fuqishëm në ndërtimin e të ardhmes së shtetit tonë.
Kryetari i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës prof. Mark Krasniqi me rastin e emërimit të Imzot Dodë Gjergjit për ipeshkëv të Ipeshkvisë së Kosovës i ka dërguar këtë urim në emër të tij dhe të PSHDK-së.
Në telegramin e urimit thuhet ;
I nderuar Imzot Dodë Gjergji !
Me rastin e zgjedhjes Tuaj ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës, kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të PSDHK-së dhe në emrin tim të Ju uroj përzemërsisht emërimin në këtë detyrë të rëndësishme, në të cilën urojmë që të keni sukses me kontributin Tuaj në planin fetar dhe në atë kombëtar.
Ipeshkvia e Kosovës deri më tash ka dhënë kontributin e vet të rëndësishëm për të mirën e përgjithshme të Kosovës, dhe besojmë se ky Institucion i lartë fetar i Kosovës, edhe sot, më shumë sesa kurrë më parë, do të vazhdojë të luajë këtë mision të rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e vendit tonë.
Ne urojmë që Ipeshkvia e Kosovës, nën drejtimin Tuaj, do të vazhdojë traditën e angazhimit fetar e kombëtar të Ipeshkvisë së Kosovës, për mirëqenien e përgjithshme të popullit të Kosovës, për liri dhe të drejta fetare, humanitare e kombëtare dhe për pavarësinë shtetërore të Kosovës.
Duke Ju uruar shëndet dhe punë të mbarë në detyrën Tuaj, pranoni edhe njëherë urimet tona të përzemërta !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi