Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Imzot Gjergji: Besimtarët të festojnë Krishtlindjet në Kosovën tonë të lirë dhe të pavaruar

Shko poshtë

Imzot Gjergji: Besimtarët të festojnë Krishtlindjet në Kosovën tonë të lirë dhe të pavaruar Empty Imzot Gjergji: Besimtarët të festojnë Krishtlindjet në Kosovën tonë të lirë dhe të pavaruar

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 23, 2008 1:12 pm

Imzot Gjergji: Besimtarët të festojnë Krishtlindjet në Kosovën tonë të lirë dhe të pavarur

Prizren, 23 dhjetor - Me rastin e festës së Krishtlindjeve, Ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji nëpërmjet një mesazhi ka uruar të gjithë besimtarët brenda dhe jashtë Kosovës, si dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë, me dëshirë që të kenë paqe dhe bekim nga Foshnja hyjnore në Vitin e Ri që po fillon. Imzot Gjergji thekson në mesazhin e tij se besimtarët kanë arsye dhe të drejtë të gëzojnë dhe të festojnë këto Krishtlindje në Kosovën tonë të lirë dhe të pavarur. Por, theksohet më tej në këtë mesazh, është e domosdoshme të braktiset "njeriu i vjetër" i mëkatit dhe të përtërihet në "njeriun e ri" të Hirit, i aftë për falur dhe për të dashur. Ipeshkvi i Kosovës në mesazhin e tij premton se se lutjet e tij dhe tonat, do t'ia drejtojë Zotit "që vendit tonë, të vuajtur dhe të martirizuar ndër shekuj, t'i japë paqen dhe bekimin gjatë rrugëtimit të tij drejt zhvillimit të gjithmbarshëm". Veçmas ai i letet Zotit për meshtarët dhe rregulltarët, të cilët kanë përgjegjësi në përvujtëri t'ua kumtojnë të gjithëve Lajmin e Gëzueshëm me fjalë dhe me vepra, për prindërit që kanë përgjegjësi në edukimin dhe formimin e familjes së tyre, për përgjegjësit politikë që punojnë dhe veprojnë në Kosovën tonë. "Kosova jonë ka nevojë më shumë se kurrë për burra të shenjtë dhe gra të shenjta, që me punën dhe sakrificën e tyre ta bëjnë më të bukur dhe më të lumtur jetën e njerëzve, në veçanti atë të të varfërve, të të përbuzurve, të të sëmurëve, të të papunëve", nënvizon në mesazhin e tij Imzot Dodë Gjergji. Njëherësh ai thotë se në këto ditë feste dhe gëzimi dëshiron të jetë afër të gjithë atyre që vuajnë dhe të solidarizohet dhe të kontribuojë në zbutjen e vuajtjeve të të gjithë atyre që pësojnë për shkaqe të llojllojshme, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre kombëtare apo fetare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Imzot Gjergji: Besimtarët të festojnë Krishtlindjet në Kosovën tonë të lirë dhe të pavaruar Empty Re: Imzot Gjergji: Besimtarët të festojnë Krishtlindjet në Kosovën tonë të lirë dhe të pavaruar

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 25, 2008 9:45 pm

Besimtaret e krishtere festojne Krishtlindjet
25/12/2008 00:10

Imzot Gjergji: Besimtarët të festojnë Krishtlindjet në Kosovën tonë të lirë dhe të pavaruar Arkipeshkvi-rrok-mirdita
Besimtaret e krishtere sot festojne lindjen e Krishtit. Pavaresisht motit te ftohte, qindra besimtare lane shtepite e tyre dhe moren pjese ne meshen qe u zhvillua ne Katedralen e “Shen Palit”, ne Tirane.
Arkipeshkevi i Durresit dhe Tiranes, Imzot Rrok Mirdita ka uruar te gjithe besimtaret me rastin e festes.
“Per shume vjet Krishlindjet! Qofshi te bekuar ne jeten tuaj”, uroi ai. Nje urim i vecante ka shkuar edhe per shqiptaret e Kosoves, te cilet perfaqesoheshin nga ambasadori kosovar ne Shqiperi. Per here te pare Kosova feston lindjen e Krishtit si nje shtet i pavarur.
Ceremoni te ngjashme jane organizuar ne te gjitha katedralet ne qytetet e Shqiperise. Katolike dhe ortodokse me qirinj te ndezur ne duar jane lutur dhe kane nisur festimet e nates se bekuar te lindjes se birit te Perendise, Jezu Krishtit.
Festa e Krishtlindjeve eshte shnderruar tashme ne nje tradite festive jo vetem per besimtaret e krishterimit, por edhe per te gjithe te tjeret qe e konsiderojne ate si nje dite te vecante, ku duhet te mbizoteroje atmosfera festive dhe harmonia mes njerezve.
Sic e kerkon edhe tradita, pas kremtimeve ne kisha dhe katedrale njerezit bejne urimet e rastit edhe mes tyre, duke shkembyer vizita e dhurata.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Imzot Gjergji: Besimtarët të festojnë Krishtlindjet në Kosovën tonë të lirë dhe të pavaruar Empty Re: Imzot Gjergji: Besimtarët të festojnë Krishtlindjet në Kosovën tonë të lirë dhe të pavaruar

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 25, 2008 9:47 pm

Mesazhe mirëkuptimi ditën e Krishtlindjeve



Imzot Gjergji: Besimtarët të festojnë Krishtlindjet në Kosovën tonë të lirë dhe të pavaruar TImzot Gjergji: Besimtarët të festojnë Krishtlindjet në Kosovën tonë të lirë dhe të pavaruar 20081225020807papamissaap203
Papa në meshën e mesnatës në Vatikan
Në meshën tradicionale të mesnatës ne Vatikan me rastin e Krishtlindjeve, Papa Benedikti ka bërë thirrje për përpjekje të tjera për t'i dhënë fund urrejtjes dhe dhunës në Lindjen e Mesme.


Mirëkuptim mes izraelitëve dhe palestinezëve

Duke folur para mijëra besimtarëve në Katedralen e Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë apeloi për gjetjen e mirëkuptimit mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Papa Benedikti tha se njerëzit duhet të luten për hapjen e zemrave, në mënyrë që të mund të hapen edhe kufijtë. Vitin e ardhshëm Papa ka plane të vizitojë Jordaninë, Izraelin dhe territoret palestineze.

Raportet e njerëzimit me pasurinë

Kreu i katolikëve romanë në Angli dhe Uells, kardinali Cormac Murphy-O'Connor, ka folur për një humbje të besimit të shkaktuar nga kriza globale financiare.

Kardinali Murphy-O'Connor tha se janë shënuar raste të sjelljes jashtëzakonisht të dëmshme nga persona në qendër të sistemit financiar dhe se do të ketë vështirësi për rikthimin e besimit.

Ai tha se vështirësitë aktuale në botën e financave ofronin një mundësi të rrallë për të rishikuar raportet e njerëzimit me pasurinë. Sipas kreut të katolikëve romanë në Angli dhe Uells, në ditët e sotme, paraja dhe prona çmohen më shumë se vetë qeniet njerëzore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Imzot Gjergji: Besimtarët të festojnë Krishtlindjet në Kosovën tonë të lirë dhe të pavaruar Empty Re: Imzot Gjergji: Besimtarët të festojnë Krishtlindjet në Kosovën tonë të lirë dhe të pavaruar

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi