Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gëzim MUÇOLLI:KRONIKË FUNDSHEKULLI

Shko poshtë

Gëzim MUÇOLLI:KRONIKË FUNDSHEKULLI Empty Gëzim MUÇOLLI:KRONIKË FUNDSHEKULLI

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 11, 2012 9:44 pm

Gëzim MUÇOLLI:KRONIKË FUNDSHEKULLI 383943_300036190049348_100001289083162_941918_1559363021_nGëzim MUÇOLLI:KRONIKË FUNDSHEKULLI 368820_100001289083162_95330788_n

Gëzim MUÇOLLI:KRONIKË FUNDSHEKULLI

Dimër në luftë
….e babës po ia vrasin
ish nxënësit
shokët e mi nga jeta
ikin të rinj
në legjenda
luftë është
shkau shkel me çizme
borën e përgjakur
gjakun e ngrirë të
kosovarëve
në oborr të shtëpisë
dimër dhe masakra
lëkura jonë e
shtrenjtë u bë
kronikë fundshekulli
bota nuk dëgjon
evropa ende na
shikon me turp
fshehurazi
nëpër vrimën e çelësit
e qingji i turbullon sërish
ujët ujkut
në paris kurvat
për para
e bëjnë atë punë
evropa shet
e blen nderin e vet
gratis
kujdes lëkura e ujkut
mos të na ngel
te pragu i derës…


Gëzim MUÇOLLI
Dhjetor 1998 - janar 1999
Padova , Itali
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi