Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:NËNTË MALET E DIBRËS

Shko poshtë

Kujtim Stojku:NËNTË MALET E DIBRËS Empty Kujtim Stojku:NËNTË MALET E DIBRËS

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 13, 2012 4:26 pm

Kujtim Stojku:NËNTË MALET E DIBRËS 384102_2423209783269_1342220805_1968457_1545238525_nKujtim Stojku:NËNTË MALET E DIBRËS 275556_1342220805_1426675_n

Kujtim Stojku:NËNTË MALET E DIBRËS
Sipas këngës…

Nëntë malet e Dibrës lidhur me njëri tjetrin
Si gjerdan fishekësh q’ luftëtari mban’ n’brez
Drini i lashtë akoma ushton se ka ulur zërin
Bini mbi halldupat shallvargjërë, dhe sot pisket.

Nga gjokset e nëntë maleve dhe sot pikon gjak
Ku çdo mal valvit një flamur me shqiponjën dy krenore
K’të na e tregon drini me gjuhën e tij t’ stërlashtë
Dëshmon çdo fije bari dhe brigjet shkëmbore.

Shpesh drini plak del nga shtrati shpërthen me furi
Pastaj kthehet n’shtrojet e veta dhe fle i qetë
Kur gjëmon flet nga gjoksi me gjuhën e tij
Tregon për dhëmbjet e kahmotshme, se dëgjoni?
Kjo është e vërtetë….

Por gjuhën Drinit s’mund t’ja kuptojë gjithëkush
Sa herë ai egërsohet vërshon me të shpejtë
Dhëmbje dhe plagë t’ mëdha nga thellësia nxjerr me shkulm
Janë vaje, brenga dhe halle të k’tij populli të shkretë.

Kjo ushtimë përhapet me shpejtësi përrreth
Tregimi i tij dëgjohet përmes grykave malore
Trupat e hordhive që këlthasin plot tmerr
Me ujin e tij si kristal kalonte mbi vdekjen mizore.

Me ushtimën e tij ai vazhdon t’tregojë përherë
Nga lashtësia murmërisin fjalët dhe gurët me myshk
N’kuvend nëntë malet janë mbledh për me vdekë
Drini i kujton të gjitha… ndjen dhëmbje në shpirt.

Dhe kur nëntë malet u lidhën krah per krah
Si unazë e çeliktë nën kubenë e kaltër qiellore
Vdekja u tremb, ja mbathi duke ikur me vrap
Duke lebetitur gjith tmerr për dymbëdhjet’mij’ vorre.

Por drini i gëlltiti t’lebetiturat me shkulmat e tij
Nga gjkosi i ushtoi një vikamë drejt qiellit me re
Kjo ushtimë dilte nga gjokset e zhuritur për liri
Por ajo megjithëse iku, shejtanin la ndër ne.

Por drini vazdon t’na tregojë me gjuhën e tij t’stërlashtë
Ku shumë hordhi gjuhën s’mundën t’ja ndryshonin dot
Nga fundi i tij vdekja thërret për “Allah”
Shkulma t’përzierë me gjak gjith’ drini kuqëlon.

Pastaj ja merr këngës n’mes shkulmave ushtin
Oh ç’ka hequr dhe vuajtur ky vend i mjerë
Pastaj vazhdon rrugën e tij krejt i qetë
Në rrugën e gjatë pa kthim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi