Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gentilini: Protestat, kthim prapa

Shko poshtë

Gentilini: Protestat, kthim prapa Empty Gentilini: Protestat, kthim prapa

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 13, 2012 8:51 pm

Gentilini: Protestat, kthim prapa Fernando_Gentilini-l.h.

Gentilini: Protestat, kthim prapa


“Veprimi i planifikuar për të bllokuar lëvizjen e lirë të mallrave në dy pikë-kalimet nuk do të jetë i dobishëm për të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe nuk do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë”.

Ky është mesazhi që përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando Gentilini, i ka porositur drejtuesit e Vetëvendosjes, njëherësh organizatorë të protestës së 14 janarit në Merdare dhe në Dheun e Bardhë.

“Kosova, deri më tani, ka bërë hapa të rëndësishëm drejt përmbushjes së këtyre standardeve dhe çdo veprim që synon t’i rrisë pengesat, në vend se t'i ulë ato, rrezikon që ta minojë këtë progres”, ka thënë Gentilini.

Ai i ka inkurajuar të gjithë që të përmbahen nga veprimet që kanë për qëllim pengimin e ndonjë prej këtyre lirive, për arsye se “veprime të tilla do të përfaqësojnë vetëm një kthim prapa në agjendën evropiane”.

Vetëvendosje ka paralajmëruar se të shtunën do të bllokojë hyrjen e mallrave nga Serbia në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë. /REL/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi