Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramiz BOJAJ:Cikël poetik

Shko poshtë

Ramiz BOJAJ:Cikël poetik Empty Ramiz BOJAJ:Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 14, 2012 10:48 pm

Ramiz BOJAJ:Cikël poetik 310491_274637055898891_100000577969994_1088988_1113499832_n

Ramiz BOJAJ:Cikël poetik

KRONIKË E SHEKULLIT TIM

Kur njeriu vrau qenësinë e tij
Fëmija pas një zogu rivritej
Nga mallkimet e etnisë


PARANTEZË

Kur ndjeja lotët e parë
Më priste fundi botëlindur
Prej thikave të ortodoksisë

Buzëhollë etjeje
Njelmoseshin pikimet murim
Se kuptoja pse me prenë belbëzimet
Fjala mbetej në fyt plot qumështim

Kur liria e plumbi lindnin bashkë

Lotët në faqe pikonin ëndërrmerzitur
Unë përkëdhelesha akullisht
Në lak mbështjellë prej kthetrave lekurëshqyer
Në kohë të të nxirë futë


KOSOVË

Një pikë shi pikon mbi ty
Nga qielli i hapur

Pikëkuqet rrjedhin si lumë
Oqean lotësh në univers

Belbëzimi i parë hijeshon biografinë tënde
Me emrin ILIR

Dardani a Shqipëri
Lulekuqe e qelur në horizont…


GONXHES

Rritur në mimika nina-nënash arbërore
Etjen shove në ujin e bokave të lashta
Uratë Dardanie jetësi në Kalkutë
Nënëmadhe e bëmirësisë së përbotshme
Njomë buzët shkumb në oqeane lotësh
Yll drite në zemrat e thyera të botës së egër
Ëndërr universi mbuluar me dashuri


ARBDHE

Të ndjeva në zemër
Mishërim gjaku
Arbdhe
Planeti im
Deti im
Lindja dhe varri im

Dashuri e pafund më je
Më e zjarta më e flakta më e bardha
Mes jetës dhe amshimit


JETO ME MUA

Pi ujë nga vorba ime prej balte
Bukën merre nga qerepi im
Mbi shkrepa të ashpra trimërore
Në kodra të vrerëshme
Endu si kalorës i vjetër ilir

Jeto nga gjaku i fisit tim të lashtë
Në qenësi universi-fitimtar
Unë e ti jemi një
Albesi


ME DASHURINË TËNDE

Ma jep një yll
Nga qielli i botës sime
Të ngroh zemrën, vetëm një qast

Ma jep hënën
Të ledhatoj mbrëmjet e vona
Heshtjen e vrarë

Ma jep një rrezediell
Të ngroh trupin plagëhapur xhveshur lakuriq

Një lule qe dua ma jep
Kurorë universi të bëhëm

Ma jep një puthje
Të vdes mbi dashurinë tënde të përjetshme


PORTRET NË ZEMËR
(Major Feriz Bojajt, luftëtarit të Shaban Polluzhës)

Kujtim fisi në faqe historie
Teatër i shkujve të tragjedisë
Ku digjej e përvëlohej zemra e fisit
Shqipe flakëpërgjakur
Mes grilave skllavërie
Ngurtësuar në mish e gjak arbëtari

Mëngjeseve kur qel rrezeagu
Stinëve mushtin ua merr

Jeta jote lapidar lirie
Homazh të bëjnë kohërat
Betejat lulëkuqet
Rrugëtimi yt flijim
Zemër që frymon
Liri për brezat


SUPERKOHË

Supernjeriu modern
Me intuitë supervdekjeje

Lindje e thjeshtë vdekje primitive
Në kohëra mizore

Për hirin tënd
Flijim çdo fundshekulli
Botë e grisur


PORTO ROMANO

Vjetërsi motesh shkelur
Porto Romano
Rrethim xhemboresh ashkëkallë
Guacat ngul thellë në baltën e zezë
Ëmbëlsi valëdeti
Dallgëplasë tmerr në bunker


FATI IM

Nga jeta në jetë
Me vendin tim
Me lotin tim
Me gurin tim
Me ashtin tim

Qëndisur me gjak
Libri im
Ashti im

Arkeologji e thyer
Në shekuj jetim


LOT MBI MURANË

Në gjirin tënd muranë
Qumësht erdha të pi
Qumësht që shëron përgjithmonë
Pamjen e syve të mi të verbuar
Stinëve të djegura nga malli

Kur të dua ty përlcet djalli
Muranë në zemrën arbdhesisë

Muranë gjaku
Muranë jete
Muranë vdekjeje


EKSPOZITË E HAPUR

Muze vrimash me skelete kafkash
Dhimbje harresash e lot
Krimbat ia shponin ashtin odiseut
Në zgavrat e qelura vallëzonin orgjitë
Në rrugët e djegura shkrumb e hi

Renkonte qielli mortor
Kafkat kullonin gjak pa ndalë

Ftesë për liri shekuj e shekuj
Ekspozitë e hapur qiellit
Mbi Kosovë

LIRIA E RREMË

Vrarë më ka qenësimi im
Kur imitonim lirinë e rreme
Kur me shpjegonin në hartë
Copat e ndara të atdheut

Një det urrejtje tinëz më mblidhej në shpirt
Të pëlcas thosha
Ndonëse gati isha i vrarë

Vdekja ishte vrarë qindra herë
Por edhe dashuria ime e vjetër

I huaj bëhesha në tokën time
Në pragun tim me baltë
E hile kurrë nuk kisha për be
Me bukë e lotkripe të nënëlokës së plakur
Bëhesha ANTE…


ÇAMËRI

Shpirtë i gjallë betejave flijim
Heshtja se ndinte peshën e fajësisë
Kur nëntoka e verbër ia thithte gjakun bijve të Çamerisë
Mbi tempujt e përgjakur të arbërores së lënduar

E lotova historinë e lashtë
Gjurmë gjaku të tharë
I etur nga plagomat e trupit tim
Për një emër lirie
Historinë e lava sërish ma gjakun tim të njomë

Legjendë
(Kur harrohet të vdiset)

Xhamadani lëshuar krahëhapur
Shekujt rëndonin zvarrë në qafë
Baladat shkruheshin në ballin e burrë dheut
Frengjitë dritonin shtegtim guri
Netët nevrastënie plasnin ç’do natë
Gurët bëheshin prush kulla zjarr
Fytas kapëshin mitet e rremë
Shigjetat ngulur në kullë gurë
Rrufetë zjarr shuheshin në valë gjak
Shqipja nxirrte kthetrat në folenë e vet
Neperkat vargoheshin zvarrë në lëvozhgat e trungut të vjetër
Zogjtë e posaçelur merrnin forcë e krye
Fjalët dritëronin në kullë
Shkronjat alfabetonin thëmele shekulli
Lehtarët binin në tokë për vdekje
Kohërat e palara jargonin puthjet dhëmbë thyer
Motet nuk dinin të falnin kurrë…
Shpirtë pafajësie lëshonte shtat në rritëdjep
Në krahëror shkruheshin një fjalë biografi
Shqipja flakëronte lirshëm mbi kulm në flamur
Asht e kafkë kullonin gjak motërzimesh
Trup mbështjellë aromë toke të vjetër

(Kjo poezi u kushtohet heronjëve në Prekaz të cilët u bënë pranverë të lirisë shqiptare)

(Marrë nga përmbledhja poetike: “Lot mbi muranë”, botuar nga SHB, “Kadare”, Prishtinë-2003)

Ramiz BOJAJ:Cikël poetik 382784_349611928401403_100000577969994_1349461_1732489033_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi