Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:Çka po ndodh me ne?

Shko poshtë

Agim Gashi:Çka po ndodh me ne? Empty Agim Gashi:Çka po ndodh me ne?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 15, 2012 1:03 am

Agim Gashi:Çka po ndodh me ne? 381260_10150487740769077_644509076_9079333_1980817966_n

Agim Gashi:Çka po ndodh me ne?

Një ditë pra 14 janarit, Qeveria e Kosoves na tregoi që të mos shkojmë as në Merdare e as te Dheu i Bardhë se ju rrahi e ju burgosi.
Vetëvendosja dhe populli nuk i besuan dhe shkuan. Po kësaj radhe Qeveria nuk gënjeu. Ajo rrahu qytetarët e saj, plagosi e burgosi, rrahu Parlamentin e Kosoves, rrahu e burgosi deputetët e Parlamentit, rrahu nënktryetarin e Parlamentit, rrahu Kryetarin për Mardhënje me Jashtë, rrahu popullin.
Pse po ndodh kjo? Pse nga një protestë paqësore u shëndrrua në rrahje, dhunë, gaz lotësjellës, bombola uji, duke shkelë mbi njerzit e shtrirë, duke thyer gjymtyrë për të bërë sa më shumë invalid, dhe krejt në emrin e lirisë së levizjes.
Dhe në emrin e levizjes së lirë u bllokua kufiri shqiptaro-shqiptar, kufiri Maqedoni-Kosovë, u shpërndanë qindra patrulla policore për ti ndalë qytetaret e vetë të mos levizin.
Skemat macabre të sotme janë skena që ta përkujtojnë policinë serbe e cila sillej në të njejten mënyrë si policia e Kosoves sot. Shumica e njerzëve i kanë para syve skenat e dhunës së policisë serbe të cilat u binjakëzuan me të sotmen.
Unë kam friken se kjo dhunë do të rritet akoma dhe se Kosova do të shkoj drejt gjendjes së jashtëzakonshme, ku me këtë do të kthehet prap atje ku ishte para lufte.
Për të mos ndodhë kjo, duhet të mirren masa të menjëhershme nga i gjithë populli!
Nuk jam adhurues i Vetëvendosjes dhe as antarë i saj, por jamë adhurues i shtetit dhe antarë i popullit tim andaj kam të drejtë të shqetsohem dhe të kem dhimbje për tërë këtë katrahurë që bëri sot Shtei më i ri i kësaj Bote të cilit shtet i përkas edhe unë.
Ndjehem i tronditur dhe i mbushur plot dhimbje e frikë për ardhmërinë tone!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agim Gashi:Çka po ndodh me ne? Empty Komente

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 15, 2012 1:26 am

Musa Jupolli
„Musa Jupolli Me vetëdije apo edhe pa te, me qellim apo edhe pa qellim,me dije apo edhe me interes, ndjenjat nuk ndryshohën pa kulturë personalene në rend të parë e pastaj shoqërore, si finalizim i gjithë kësaj. Filozofët shohin t'ardhmën vetëm përmes ideve të dhëna kur tjetri i vë në tryezë për shqyrtim të mundshëm , real ekonomik, politik, mardhënie ndërnjerëzore dhe më prizmën e gjithë kësaj:ku arihet dhe cili është profiti :I Atdheut!
Mik i "mirë"është ai i cili nga teoria vë në praktikë të vlefshmen.
Cila është e vlefshmja? ( në rastin tonë):
Instutucionet ( Akademia, fjala e së cilës duhej të ishte aq e fuqishme sa alternativa e saj në momentet më të ndieshme del me propozime konkrete dhe të mundshme në të njejtën kohë)
Pastaj, shoqatat ku puna dhe angazhimi i tyre do të ishin në nivel të duhur t'intervenimit të pozitivizmit.
Intelektualët jo oportunist ( e rehatshme sot në Kosovë) po të angazhuar, çka roli i tyre do të kishte ndikim politik e diplomatik në të njejtën kohë.
Avangardistët nuk ishin dhe nuk do të jenë asnjëherë në takim me realen, me të domosdoshmën, me interesin kombëtar.
Filozofia jonë konsiston në thirrje të mirëkuptimit të urtësisë, të domosdoshmës për realizim sa real aq edhe ëndërrues për kombin tonë i cili i ka vënë në dije gjithëherë pikëpamjet e natyrshme pa
thirrje as fetare as nacionaliste.
Thirrja në metafora "patriotike"pretendim me ngjyra që flejnë mirë në popull, nuk janë gjë tjetër vetëm se ndjenja rasti, nê pamundësi reale, ata i kuptojnë pa farë dyshimi, po parullat janë gjithëherë ngushllim. Dikur u sakrifikuam për atë që u arritë me fitorën e Atdheut. Fatkeqësisht ajo nuk u vazhdua në drejtim të kërkuar dhe të domosdoshëm, por muarr kahje "ngjyra parullash:
patriotizêm në liri, rezultat :armiqësi injoranti me miqësi me injorantin, injorantët në armiqësi fizike , morale , dredhatare, financiare e ku ta dij unë kundër të asaj që ishtë ëndërruese dhe që synohej .Dduke parë se shqiptarët janë popull i urtë e i dëgjueshëm , i vuajtur po ashtu ata përfituan me grada të vetëgraduar, dhe si rezultat shihet sot gjendja ekonomike , shkollimi, dhe diplomacia e jshtme e rënë në pikën ZERO.

P.S I botuar edhe tek Alban Muçolli“


Mentor Thaqi Akuza dhe kundërakuza! Jemi në mjegull, mjegull kjo e krijuar nga cenzurimi i lajmeve! Kujt të i besojmë? Qeverisë?! Vetvendosjes?! Unë për veten time i besoj Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe z. Behxhet Shala!... Pse?! Sepse ky këshill rreth 22 vjet raporton korrekt dhe ndershmërisht! Natyrisht se unë nuk kritikoj Policinë tonë, fundja ata kishin urdhër të intervenojnë! Unë personalisht nuk jam për bllokim rrugësh, por vendimi i Kuvendit të Kosovës u shkel nga Qeveria me insistim të

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi